⭐Pjesa 32⭐

2.5K 129 24
                                    

Mario me tere mllefin qe i kishte pushtuar shpirtin e s'po e linte te qete, iu drejtua shtepise. Hapi deren e apartamentit dhe duke e shtyre me force u perplas ne divan e vuri duart ne koke. Vetem merrte fryme dhe mendonte duke shtrenguar dhembet. Ne mendje i vinin me mijera kujtime te cilat zor se do te riktheheshin perseri. Ne njerin krah qendronte Sidorela, ajo vajze e pafajshme, te cilen kishte arritur ta lendonte perseri nga fjalet e tij boshe e te pamenduara. Nga krahu tjeter qendronte Barbi kokeforte, vajza qe i kishte rrembyer zemren por tashme dashuria e tyre ishte shnderruar ne nje lloj forme tjeter. Ne nje dashuri te ndaluar. Ndersa ne mes.. Ne mes qendronte Xhoi, vellai i Marios. Shoku me te cilin kishin kaluar miliona momente se bashku. Momente, te cilat do te duheshin me dite te tera po te filloje per t'i numeruar. Gjithmone e me shume po ia ndiente mungesen edhe pse s'kishte kaluar mjaft kohe pas zenkes se tyre. Tashme me teper se kurre i nevojitej ai, per nje keshille apo per humorin dhe te qeshurat qe vetem Xhoi ia shkaktonte. Nofulla i ishte enjtur dhe syri i ish nxire. Ashtu sic ishte, shkoi drejt dhomes per te marre kutine e ndihmes se shpejte. Mjekoi plaget dhe kapi shishen e vodkes me limon qe gjendej ne minibarin e dhomes se ndenjies. I ndare ne disa rafte te zinj pas xhamit te tejdukshem, ku siper ndricohej nga spote dritash me ngjyra, ndodheshin shume gota qelqi te shndritshme dhe shishet me alkool. Ai me babain pinin shpesh, keshtu qe cdo muaj benin disa shpenzime te vogla dhe per pijet alkoolike. Mes disa shisheve qe kishin blere si Jack Daniels, Martini me molle, Mojitos, Xhinit tonik, Rakise se rrushit, Rumit dhe vodkes, ai zgjodhi kete te fundit. Mendoi se ajo do t'i jepte efekt me te shpejte. Me pak fjale ne mendjen e tij kishte planifikuar qe te dehej ate nate per t'u larguar sadopak nga ai realitet i hidhur perreth. U ul ne kolltukun e zi prej lekure origjinale dhe mori te gjithe shishen duke e shtrenguar me pellemben e dores. Me shpejtesi e hapi dhe filloi ta pinte me gllenka te medha. Nuk e hodhi as ne gote por e piu ashtu sic ishte. Ajo dreq vodke me limon ishte teper e forte. E aq me mire! Here pas here shtremberonte fytyren nga alkooli i vodkes teksa kalonte ne fytin e Marios. Tanime gjithe inatin e krijuar me veten do t'a nxirrte nepermjet pijes. Pse kishte perfunduar keshtu valle?! A thua te ishin keto gjithe mallkimet apo sharjet e vajzave kur ai i kishte perdorur e me pas ishte ndare pa asnje lloj shpjegimi?! Mos ndoshta po jetonte jeten qe meritonte? Gjithe keto pyetje po e dehnin akoma me shume. Gjithe keto dite kishin qene rraskapitese e ndihej vertete i drobitur. Megjithate kjo nuk e ndaloi Marion, qe te nxirrte makinen nga garazhi e te dilte ne qytet. Ishte ora pothuajse 1 e nates. Alkooli dhe ndoshta ajo deshira per te udhetuar ne rruge teksa gjendej bosh, bene qe ai te dilte nga shtepia duke mos harruar sigurisht dhe shishen e bardhe te vodkes. Hipi ne makine e pa nje here veten ne pasqyren perballe. Kishte marre pamjen e nje pijaneci te rendomte ama nuk i interesoi shume. Ktheu perseri shishen e vodkes duke pire disa gllenjka te tjera, e ngeci te nje vend i vogel afer marshit dhe i dha gaz makines. Ndoshta ky mund te qe budallalleku me i madh qe do te bente. Ama perseri vendosi rripin e sigurimit. Shkeli gazin dhe nisi makinen me te shpejte. Sa here qe kujtohej per ndodhite e fundit aq me shume e rriste shpejtesine. Iu krijua nje spekter mendimesh qe po e conte drejt nje rruge pa fund. I jepte makines si i cmendur dhe ecte vetem drejt. Syte kishin filluar t'i mjegulloheshin dhe nofulla e nxire nga zenka me Xhoin, i dhimbte perseri. Perreth ishte erresire dhe rruga ndricohej vetem nga dritat e perparme te makines. Ishte futur ne nje lloj lagjeje te thelle e ecte pa ditur se ku po shkonte. Shpesh here ferkonte syte me duar pasi kishin filliar t'i digjnin. Ama perseri nuk hiqte dore nga vodka. Alkooli i saj sikur e bente me te forte, me te permbajtur. Piu prape duke cuar ne mes shishen dhe menjehere pasi hoqi syte nga rruga, per nje moment e pa veten, me koken siper jastekut te bardhe te ajrit, i cili ishte fryre duke dale nga timoni i makines. Kjo e fundit ishte bere cope e cike nga perplasja me koshin e mbeturinave ne pjesen e perparme. As vete nuk kuptoi gje por e gjeti veten te perplasur me koshin qe kishte shtypur perballe. Siperfaqja e jashtme e makines ishte futur nga brenda per shkak te perplasjes. Perreth ishin shperndare disa mbeturina dhe per pak caste degjoi sirenen e policise. Ndoshta ata e kishin ndjekur per shkak te shpejtesise se madhe. Iu duk sikur u zgjua nga nje enderr e keqe por jo gjithcka ishte mese e vertete. Kontrolloi nje here veten per te pare a ishte mire dhe nuk vuri re gje. Fale Zotit, jasteku i ajrit dhe me i rendesishmi rripi i zi i sigurimit kishin arritur te mbronin Marion. Prane iu afrua nje makine blu policie qe vazhdonte akoma t'i binte sirenes. Mendoi te ikte, t'ia mbathte e te nisej me gjithe makinen pa i hapur vetes telashe por ata kishin ardhur tashme. Menjehere fshehu shishen e vodkes duke e vene poshte kembeve dhe u detyrua te dilte nga makina si me pertim. Nga tere ajo shkundje e mire qe perjetoi, u kthjellua paksa nga pija ama perseri nuk e ndjente veten mire. Duke hapur pak kemishen e zeze, te cilen kishte veshur e qe i dukej sikur po i merrte frymen, u gjend perpara policeve. I doli nje burre i gjate, ne moshe te mesme, i shendetshem, me mustaqe te zeza sterre ne pjesen e siperme te buzes, me nje kapele blu dhe uniformen e policit si zakonisht.
- Mesa iu ndoqa po ecnit me shume shpejtesi djale i mbare. Vertete eshte nate por kjo s'do te thote qe te dilni jashte normave. E sheh se c'bete? Per pak desh u plagoset! Pse i shkaterroni veten keshtu?! Patenten dhe dokumentat e tjere shpejt!
Mario pa thene asnje fjale, hapi deren e makines dhe me nje dore kapi dokumentat duke ia dorezuar policit. Ai pasi i shqyrtoi mire me vemendje, i dha nje veshtrim Marios. Qe ne pamje te pare dukej i pire keshtu qe menjehere vendosi t'i bente testin e alkoolit. Mario tashme kishte shkaktuar nje aksident. Ndihej keq perseri me veten. Thjesht nuk fliste asnje fjale. Polici pasi shkoi ne makine, i erdhi prane dhe i zgjati nje tub. Me nje ze te plote burreror, iu drejtua:
- Fryji.
- Une nuk kam pire alkool. I tha Mario i qete.
- Ate e di une! Tani fryji tubit! Mos kemi llafe!
Deshi, s'deshi Mario u detyrua ta bente ate veprim. Polici pasi pa rezultatin nenqeshi dhe i tha:
- Thua dhe qe s'ke pire fare zotrote! Shiko sa te larte e ke nivelin e alkoolit! Me duhet te te coj urgjent ne polici. Eja me mua!
- Une nuk kam bere gje qe te vij ne polici.
- Po kete katrahure ketu kush e beri? Apo ndonje tjeter? Plus qe i ke dhene makines ne gjendje te dehur.
Polici kapi prangat qe i kishte vendosur ne rripin e zi, ne pjesen e pasme dhe sapo u mundua t'ia vinte ne duar, Mario iu kthye:
- Shiko se mund ta zgjidhim dhe ndryshe kete pune. E menjehere i zgjati nje kartmonedhe me figuren e Skenderbeut, 50 mije lekeshe duke ia futur ne xhep policit. Ky i fundit e pa nje here, i dha nje veshtrim duke mos ia shqitur syte dhe ia largoi doren qe andej Marios.
- Ti po mundohesh te korruptosh uniformat blu?! Si jeni bere ju rinia e sotme!- Buzeshi lehte. -Gabimi i trete per sot djalosh. Eja tani rrasu ne makine! Do u telefonoj menjehere prinderve te tu!
Me te shpejte i vuri prangat dhe e drejtoi per te makina Marion. Ai ngeli si i hutuar pa ditur se c'te bente. Te dy shkuan ne rajonin e policise dhe gjerat ndodhen kaq shpejt sa qe koha kaloi fluturimthi. Menjehere pas bisedes se policit me shefin, Mario e gjeti veten ne rajonin e policise, ne nje qeli te perkohshme burgu i rrethuar nga kater mure. Babain e tij e lajmerua menjehere dhe ai pasi la punen u shfaq ne rajon me nje fryme. Shkoi, takoi shefin dhe u informua ne menyren me te mire te mundshme se si qendronte puna.
- Pershendetje Zoti Fatmir! Iu drejtua shefi.
- C'i ka ndodhur tim biri?! E pyeti ai i shqtesuar duke pritur me padurim fjalet e shefit. Ky i fundit u detyrua t'i shpjegonte cdo gje duke ia treguar me detaje. Babai i tij u zverdh ne fytyre pasi kishte marre vesh bemat e Marios. I shtrengou doren shefit dhe me lejen e tij shkoi te takonte Marion. Ai gjendej aty, i strukur ne nje cep te qelise, ku gjendej vetem.
- Mario! Therriti ai me nje veshtrim autoritar e qortues.
- Babi, te lutem me nxirr qe ketu!
- C'ke bere keshtu mor bir?! I jep makines tap! Bene aksident ne rruge sa qe per pak vret veten tende!..
- Po i kam bere por te premtoj qe nuk do te perseritet me.
- C'te ka ndodhur keto dite? Kur do te fillosh te sillesh i pergjegjshem dhe te justifikosh moshen qe ke? I bertiti ai me ze te larte.
- Me nxirr qe ketej. Te lutem, nuk dua te rri me ketu.
- Jo Mario! Ia preu ai shkurt.
- Ti je i afte te me nxjerresh qe tani ne sekonde!
- Do ta kalosh naten ketu! Shihe nje here me sy jeten e burgaxhiut qe te mesohesh e te zesh mend per here tjeter. Sot, si kurre me pare jam teper i zhgenjyer nga ty! Nuk mund ta besoj qe ky djali perballe meje eshte im bir!
Deri ketu ke arritur Mario?! Keshtu te kemi edukuar ne ty?! Qe te behesh si ata rrugecerit qe drogohen e vjellin rrugeve?! Po makinen pse ta dhame, qe te dehesh e te rrezikosh veten ore e minute?! Per kete?! Do te qendrosh ketu sonte! S'dua asnje fjale tjeter!
- Keshtu qofte atehere! Ia ktheu Mario dhe nuk e pa me ne sy derisa ai u largua. Mbeshteti koken mbi duar dhe mbylli syte me inat duke e urryer akoma me shume veten ne ate qeli te vogel qe po i merrte frymen...

Zemerthyesi (Shqip)Where stories live. Discover now