⭐Pjesa 27⭐

2.5K 151 19
                                    

Kishte arritur ora e gjashte. Ora qe shenonte lenden e arteve. Mesuesja, nje grua e zonja ne profesionin e saj, po shpjegonte mesimin teksa te gjithe ishin rehatuar ne karriget e tyre. Disa i shikoje me veshtrimin nga mesuesja por me mendjen kushedi se ku. Disa ishin shtrire sa gjate gjere e disa te tjere kishin vene koken siper bankes duke u perpjekur qe te mos i zinte gjumi. Xhoi, si gjithmone ishte i perqendruar ne celularin e tij duke bere disa foto ne snapchat. Sidorela po shkruante dicka ne fletore ndersa Mario ishte distancuar nga ajo e po shihte punen e tij. Me pak fjale gjithesecili po mendonte per dicka ama vetem per mesimin jo. Mesuesja sillej rrotull bankave per te pasur vemendjen e tyre por dukej se nuk ia kishte dale mbane. Atmosfera e krijuar ishte relaksuese si asnjehere me pare. As ndonje mize nuk guxonte te pipetinte per te moa prishur ate qetesi qe kishte pushtuar klasen. Ne sfond degjohej vetem mesuesja, se ciles duhej t'i kishin dhene nje medalje per pershkushtimin edhe pse nxenesit ishin teper te zene pas teknologjise per ta degjuar. Pas shume fjalive te panumerta te saj, me ne fund nje tingull u degjua ne klase. Ra zilja!
- Halelujah! Bertiti Xhoi duke marre canten, brenda se ciles mbante vetem nje fletore me vija, pasi te gjitha librat i merrte "borxh" te klasat ngjitur.
Mesuesja pa i kthyer asnje pergjigje, qetesisht kapi regjistrin blu mbi tavoline, e mori ne dore dhe u largua nga klasa. Nxenesit u shperndane gjithandej. Mario sapo degjoi zilen, vuri ne krahe canten e zeze sterre dhe u nis drejt Xhoit pa i dhene asnje shikim Sidoreles. Asaj iu dallua ne fyryre nje lloj shprese se mos ai do t'i thoshte dicka. Te pakten nje "Mirupafshim!". Por jo nuk ndodhi keshtu. Menjehere me largimin e Marios nga banka, uli koken dhe filloi te fuste librat ne cante.
- Lal nga do ikesh ti tashi? E pyeti Xhoi.
- Huh?! Cfare the? I tha Mario i hutuar duke kthyer koken nga Sidorela.
- Ku e ke menjen kshu o burre? Thashe nga do ikim?
- Po shikoja nga Ela prandaj! Une do iki ne shtepi se kam pak pune.
- A ti je ftof mo cun! Akoma per ate meno ti mer jahu? A do qe t'i them t'pajtoheni se jom i omel si sherbet une. Me siguri ka me pranu ajo!
- Nuk eshte kaq e thjeshte sa c'mendon ti o kastravec. Pastaj une kam dhe takim sot njehere! Iu pergjigj Mario teksa i erdhi ne mendje Barbi.
- E pra! Leje Elen n'pun t'vet. Hajt per hajer me ate gocen! Ika shnet! Flasim neser.
- Pafshim kastravec!
Xhoi i dha doren Marios dhe u largua per ne shtepi duke marre makinen, te cilen e kishte parkuar perballe shkolles.
Koha kaloi shpejt. Akrepat e ores ecnin pa u ndalur.Gjate kesaj kohe, Mario beri nje dush te ngrohte, padyshim nen shoqerine e muzikes rap te Noizy-t dhe shkoi ne dhomen e tij. Vendosi te vishte kemishen e tij te fatit. Ishte nje kemishe e lezetshme blu, mjaft mashkullore duke e bere ate te dukej serioz. E konsideronte si me fat sepse ne secilen dite qe e vishte , dicka magjike dhe e paimagjinueshme ndodhte. Duket pak si e pabesueshme por ja qe keshtu ishte. Nderkohe vendosi t'i shtonte pamjes se tij, xhinse te erreta dhe nje xhakete te zeze, e cila ne pamje dukej e holle por qe ne te vertet e mbante Marion ngrohte ne ato dite te ftohta te dimrit. Kur vinte puna te rrobat, djemte ne ndryshim nga vajzat, zgjidhnin dicka super komode per te veshur. Rregulloi floket deri ne detajet me te vogla, nuk harroi pa hedhur parfumin dhe pa njehere oren. Po ajo shenonte pikerisht 17:30. I duhej dhe nje gjysme ore qe te shkonte te Barbi. Keshtu doli nga apartamenti dhe duke ecur poshte per ne garazh, vuri syzet e zeza Ray Ban. Ato mjaftuan per te krijuar nje imazh si ai i Xheims Bond. E sigurisht makina e bardhe Audi e plotesonte me se miri ate panorame. Por pse u nis shpejt Mario? Si nje mjeshter me vajzat, atij i duhej qe t'i blinte dicka Barbit. Rruges ndaloi te Penelope, nje dyqan argjendarie vertet i bukur. Doli nga makina me vetebesim te plote, me nje krekosje qe ne fakt i shkonte dhe nuk e tregonte aspak mendjemadh. Perkundrazi e bente ate te dukej i parezistueshem. Me nje delikatese me te bukur se te vajzave, u fut brenda ne dyqan. Pas nje bisede me shitesen, e cila i kishte ngulur syte si ndonje e fiksuar, ai vendosi t'i blinte nje varese. Ishte nje varese me zinxhir te bardhe, fine, me dekore florale e qe ne qender lexonte Barbie. Nga vete emri i saj, ishte shume e lehte per te gjetur varese te tilla. Ama kjo dukej e vecante. Shkelqente e tera dhe ne dukje ishte tamam per vajzen qe i mori zemren Marios. Paguajti me karten e tij te kreditit dhe u nis. Bleu nje buqete me lule plot tulipane roze dhe shkoi drejt saj. Trafiku i renduar i Tiranes ishte i tmerrshem. Edhe semaforet qe here punonin, here jo, e rendonin akoma me shume situaten. Ama pas disa minutash arriti prane lagjes se saj. E mori ne celular per t'u siguruar nese ajo ishte gati. Formoi numrin dhe Barbie e hapi telefonin menjehere pas ziles se trete.
- Principessa je gati? Po vij te te marr poshte shtepise tende!
- Jo! Mos hajde! Ia preu shkurt Barbie.
- Cfare?! Po pse?
- Mos eja poshte shtepise sime por qendro ca metra pak me larg saj.
- Ne rregull po nuk me the pse?
- Sepse ne lagjen time jane shume "komshie" ca plaka shtriga qe rrine tere kohes ne dritare per te pare se c'ndodh. Vdesin qe te fusin hundet ne punet e te tjereve. Jane bere me keq se News 24 dhe Ora news! Ato jane informueset e pallatit. Nese me shohin me ty kushedi se c'do te sajojne! Plus qe une po dal nga shtepia pa lejen e babit.
- Hahaha ne rregull! Po te pres pak me tutje. Qeshi Mario.
- Mire. Te dua.
Mario kete beri dhe nuk iu afrua me makine shtepise se Barbit.
E priti ate te vinte. Menjehere pas 4 minutash Barbi u shfaq. Ishte bere me e bukur se kurre. Vlen per t'u theksuar bukuria e saj natyrale pasi nuk perdorte makijazh si shumica e vajzave ne moshen e saj. Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja qe nje djale tek po kalonte ne trotuar filloi ta ngacmonte duke i fishkellyer.
- Ej o goce! Me ty e kam me ty! Sa e mire qeke mi! Si shpirt! Te t'hash fare! Sa e ke oren o bukuroshja vogel!
Me kete qe tha kupa u mbush! Barbi nuk duroi me dhe menjehere shkoi drejt tij duke iu hakerryer me syte qe i flakerorin. Lufta filloi. Kaq mjaftoi qe ajo t'i afrohej prane duke bertitur:
- Bukuroshja e sat eme e tyt eti! Pervers! Ashtu drejtoju asaj qe ke ne shtepi! Degjove?!
- Avash mi zogu! Pse merr zjarr direkte? Apo mos te dogji ajo qe te thashe?!
Barbi e xhindosur ne maksimum, nuk i ktheu pergjigje por papritur edhe pse gjendej me fustan, arriti t'i bente nje levizje te shpejte taekwondo-je duke e flakeryer djalin drejt ne toke. Dukej qe edhe ai qe nuk merrte vesh nga artet marciale pasi nuk arriti t'i shmangte levizjet e saj dhe ngeli i shtrire ne vend. Hunda e tij kishte filluar te rridhte gjak. Asfalti ku ai ndodhej filloi te merrte ngjyren e kuqe. Ama Barbi nuk u mjaftua me kaq. Filloi t'i gjuante me shkelma ne stomak duke i bertitur:
- Merre kete! Merre edhe kte tjetren! Bastard! Hajvan! Do t'i q* r***!!
Ato shkelma po i dhimbnin akoma me shume nga takat qe Barbi kishte veshur. Gjithcka ndodhi kaq shpejt saqe Mario nuk po merrte vesh asgje. Vrapoi drejt saj dhe e terhoqi Barbin nga ai djali qe mezi po merrte fryme.
- Po cfare i bere keshtu?! Barbi!!
- Meritonte kete edhe me shume! Kam per te te vrare fare! Mos me thencin Barbi! More vesh psikopat!! I bertiste ajo teksa vazhdonte te perpelitej ne krahet e Marios.
- Eja ikim. Iu kundervu Mario.
- Jo dua ta rraf akoma!
- Eja te thashe! I bertiti ai me zerin e trashe, duke e terhequr nga krahet Barbin qe refuzonte te largohej.
- Na fal shoku! Na e bej hallall! Taksirat e ke po ca t'besh! Mos u merr asnjehere me vajza si keto! Qeshi Mario nderkohe qe djali i beri nje Ok me dore duke ngritur lart gishtin e madh.
Menjehere sapo u cua, te dy moren makinen dhe u larguan qe aty. Mario filloi te qeshte dhe vetem shihte Barbin qe akoma po ziente nga inati...

Me falni qe nuk kam bere update :3 dhe me falni paksa per fjalorin ne kete kapitull. Leave a comment below if u liked this chapter!
Hugs and kisses!!

Zemerthyesi (Shqip)Où les histoires vivent. Découvrez maintenant