⭐Pjesa 12⭐

3.2K 165 25
                                    

Diten e neserme Mario u zgjua me i lumtur se cdo here tjeter. Edhe ai vete nuk po kuptonte gje nga tere kjo situate qe ishte krijuar. Normalisht i duhej keshilla e mikut te tij me te mire. Andej nga pasditja i telefonoi Xhoit per te dale se bashku me Drejkun. Si e shtune qe ishte, ai pranoi menjehere dhe Mario filloi te behej gati. Para se te dilte nuk harroi te hidhte parfumin e tij te preferuar Hugo Boss, me nje ere dehese qe bente per vete pothuajse te gjitha vajzat. Te dy se bashku vendosen te takoheshin ne nje zone te Tiranes te quajtur "Blloku". Qendronin shpesh atje sepse takoheshin me vajza te ndryshme ama kete here puna ishte me ndryshe. Mario nuk e kishte mendjen te asnje nga vajzat perreth, pervec Sidoreles. Duke u ulur ne nje nga baret e shumta aty afer, nisi t'i tregonte Xhoit cdo moment te dites se djeshme. Ky i fundit duke e konsideruar veten si nje ekspert vajzash, u mendua pak e duke ferkuar mjekren i tha:
- Paske ra mrena me duket! Megjithate e di se c'duhet te besh? Per menimin tim me mire bej sikur nuk te intereson fare ajo! Injoroje komplet ne te gjitha rastet qe te jepen!
- Cfare ti po me thua, qe t'i shmangem?!
- Degjo tani! E maj men si sot kur me foli xhaxha Beqo qe rahmet past i shkreti! Me tha se gocat jane si llastik o Mario! Sa me shume t'i largosh aq me shume do te afrohen! Ene une te njejten metode kam ndjekur. Ti shif Grejsen! Qendruam 3 muaj pa folur e kur erdhi puna u lidh prape me mua per 1 dite!
- Po ke te drejte ashtu do te bej! -Ia ktheu Mario i vendosur.
- E pra! Edhe thuj pastaj qe nuk e kam pasur xhaxhain t'zgjut! -Vazhdoi Xhoi teksa shihte nga dritarja prej xhami, vajzat e tjera qe kalonin aty prane.
- Meqe ra llafi te Grejsa, ajo eshte nga trotuari tjeter?!
- Prit ta shoh! Ah po ajo qenka! Po ai djali tjeter me te kush eshte?
Menjehere pas fjaleve te Marios, te dy lane mbi tavoline parate e fatures se lokalit dhe kaluan rrugen per te shkuar te Grejsa. Nga zeri dukej sikur po debatonte me ate djalin. Teksa iu afruan duke ecur si djem te forte, ai tipi qe po qendronte prane Grejses ia nguli syte Xhoit me inat. U kuptua se dicka e lidhte me Grejsen. Djali i doli perpara me nje pamje kercenuese, pa pyetur per Drejkun, i cili filloi te kerciste dhembet e mprehta, nje e nga nje.
- Po ti ca ke qe shef shtrember?! -Iu drejtua Xhoi i nevrikosur.
- Shoku, mua me kane thene qe ti po bezdis Grejsen!
- Lali une jam i dashuri i Grejses a kupto? Ti je ai qe po e ngacmon ate n'syrin tim!
- Te rren mendja se mund te besh si i forte me mua sepse ke ate pitbullin me vete?!
- Po ti, si e ke hallin?!
- Po te paralajmeroj qe tani, t'i rrish larg Grejses! A more vesh o kok6cepsh!
- Asnjehere ne bote! Edhe ik largohu, m'u hiq sysh perpara se t'a sakatoj ate fytyren! U bere ti, cuni qe heq vetullat me mire se mami im, te ngacmosh te dashuren time!
Keto fjale te fundit te Xhoit bene qe ata te shtyheshin me njeri-tjetrin e te ziheshin ne mes te rruges teksa te gjithe po i shikonin. Papritur ndaluan dhe djali qe ishte me Grejsen, kercenoi Xhoin.
- Degjo ik se do te katandis aq keq sa mos te te njohin as prinderit qe ke ne shtepi!
Xhoi nuk e deshi veten.
- Ti?! Mua?! Hahaha! Aj me rob shpie! E nigjove Drejko? Thote se do me rrafi keq fare! Nuk e di ti se une te grij mish per qofte! Aj none ma hoqi zarin!!
Tonet u ngriten akoma me shume dhe Mario u mundua te hynte ne mes per t'i ndare. Te tre u perfshine ne nje sherr aq te cuditshem. Edhe pse nga pamja ai djali nuk te jepte pershtypjen per force te madhe, ne fakt ishte i fuqishem me gjithe kuptimin e fjales. Xhoi i dorezoi rripin e Drejkut Marios dhe filloi perseri kacafytja midis te dyve. Disa gra qe u mblodhen aty prane i bertisnin: "Po mosni more djema se jeni dhe shoke! Pupupu te zezat mamate tuaja per ju! Mos se do vriteni!" Por ata nuk degjonin. Sherri po vazhdonte vetem kur bertiti Grejsa e nxehur ne maksimum nga ky veprim i pahijshem i tyre. Te dy u detyruan te ndalonin.
- C'po beni keshtu! T'ju vije turp nga vetja! Nuk dua te shoqerohem me asnjerin prej jush! Jeni tipa koti! Degjuat! Ju adoleshentet shqiptare jeni kaq te pandreqshem! Ke qejf t'i shohesh adoleshentet amerikane neper filma! Ju urrej qe te dyve, sidomos ty Xhoi!- I uleriti Grejsa atij, duke mbledhur vetullat. Ky i fundit ia ktheu me te njejten monedhe.
- Po ai cuni mamit atje e filloi gjithe sherrin! Nejse hajt se do flasim prape bashke! Edhe i gjo t'fundit! Sa keq qe nuk jom amerikon!- nenqeshi.
Xhoi me nofullen paksa te fryre, i beri me shenje Marios te largoheshin duke lene ate djalin e gjakosur prapa.
Rruges u ulen diku ne nje tjeter lokal dhe Mario filloi ta qortonte per skandalin qe sapo beri.
- Edhe ti o kastravec e bere kot gjithe ate sherr! C'deshe qe u zure me ate djalin! Kot se koti!
Teksa po kerkonte pak akull per nofullen, Xhoi e veshtroi i habitur.
- Si kot?! Mos m'acaro me shume se pak me nerva jam! Pse ti cfare do te beje sikur te vinte ndonje cun i bukur dhe te te thoshte "Nuk ke me pune me Sidorelen?!"
Mjaftuan vetem keto fjale te Xhoit qe Mario te ulte koken e te humbiste ne mendime. Deri ate dite nuk ishte futur kurre neper sherre dhe nuk kishte goditur njeri. Ama per Sidorelen.. Ah per ate vajze ishte gati te bente gjithcka. Madje dhe te gjakosej nga turinjte edhe sikur kundertshtari te ishte 2 metra i gjate...

Zemerthyesi (Shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora