Po ecte me nje shpejtesi te papare. Syte i flakeronin nga inati. Here pas here degjonte reagimet e njerezve qe cuditeshin dhe i bertisnin kur ai largohej. Pyetje te tera kishin pushtuar trurin e tij dhe nuk po i linin neuronet te vepronin. Pa ditur se c'po bente, duart ne timon e drejtuan rreth shtepise se tij. La makinen te parkuar ne nje cep aty prane dhe ngjiti shkallet me terbim duke mos marre ashensorin. Sapo arriti ne katin e shtate hyri ne shtepi dhe mbylli deren me force duke e perplasur sa te mundte. Nga disa zhurma vuri re se nuk ndodhej vetem brenda. Pa se prinderit e tij po qendronin ne sallon, te cilet sapo degjuan deren te perplasej, renden menjehere drejt tij.
- Mario, xhani i mamit cfare ke?! C'te ka ndodhur keshtu?! Iu drejtua mamaja e shqetesuar qe iu afrua prane per te kuptuar situaten.
- Asgje me ler te qete. Vazhdoi Mario duke iu beritur me sa kishte ze.
- Mario mos guxo qe t'i drejtohesh ashtu mamase! C'ke mor bir se ngrite pallatin ne kembe!
- Na bere merak c'te ka ndodhur?!
- Tani beheni merak ju?! Po kur me lini gjithe diten vetem dhe as qe nuk interesoheni per mua?! A beheni ndonjehere merak atehere?! Po ti babi pse ma bleve makinen piekrisht sapo mora vesh qe do te ndaheshit?! Keshtu mendoni ju se do te zgjidhen gjerat?! Duke me blere lodra?! Une nuk jam me femije tashme! Kam mbushur plot 18 vjec! Nuk dua te shoh me asnjerin prej jush. Me mire ndahuni dhe me lini te jetoj i vetem!
Ne inat e siper, duke ia perplasur te gjitha keto ne fytyre prinderve, Mario shkoi me hapa te shpejte drejt dhomes se tij. Prapa degjonte te bertiturat e te emes qe e therriste per t'u kthyer. Ama ai nuk hoqi dore. Mbylli deren me celes dhe ra si i plagosur mbi shtrat. Mbylli syte dhe filloi te arsyetonte per cdo gje. Kaq shume e kishte dashur Sidorelen? Nuk mund ta besonte dhe vete qe ajo vajze kishte arritur ta conte ne kete gjendje. Mendoi se e kishte mbyllur kete faqe te jetes se tij por kur pa Sidorelen me nje tjeter, syte iu erresuan perseri. Nuk po logjikonte ashtu sic duhej. Perfundimisht kishte dale nga vetja e tij. Kete e vuri re qe kur arriti t'i fliste prinderve aq ashper, ne ate lloj menyre. Me siguri do detyrohej t'i kerkonte falje me vone por ne ato momente s'mundej. Dukej sikur i ishin mpire te gjithe muskujt e trupit dhe nuk levizte dot. Asnjehere nuk i kishte perjetuar keto ngjarje. Gjithmone kishte qene ai, i cili kishte luajtur me vajzat, i kishte perdorur dhe ne fund i kishte lene pa asnje lloj shpjegimi. Asnjehere nuk kishte ndjere vertet sic ndodhi ne rastin e Sidoreles. Ama per nje moment e mblodhi veten. Me syte nga tavani, ndaloi se menduari dhe i cua me hov nga shtrati. Dicka ndryshoi si me magji. Vendosi te mos e lejonte me Elen te ndikonte keshtu ne jeten e tij. Vendosi qe ta injoronte ate ne gjithe kuptimin e fjales. Meqe dhe per dy dite fillonte shkolla, ai kishte mundesite me te mira per kete gje. I zemeruar nga gjithkush, arriti te nxirrte Sidorelen nga zemra. Tashme ajo nuk ishte gje tjeter vecse nje trendafil i vyshkur qe nuk mund te celte perseri. U pendua per shume arsye. Qe nga lejimi i thyerjes se zemres nga ana e Eles e deri te fjalet e renda qe arriti t'u thoshte prinderve.
Menjehere me kete vorbull mendimesh qe kishte ne koke, shkoi te bente nje dush. Uji i ngrohte u perplas ne trupin e tij muskuloz. Per Marion nuk kishte gje me relaksuese sesa nje dush i ngrohte pas nje dite te lodhshme e me plot peripecira. Veshi robdeshamberin e bardhe e te bute, fshiu floket qe i merrnin nje forme krejt tjeter kur lahej dhe shkoi te vishej. Doli nga dhoma me nje ndjesi te mire tashme per t'i kerkuar falje prinderve. Gjithmone kishte qene nje djale i mbare per sa i perket kesaj ane dhe kurrsesi nuk mund te lejonte qe nje vajze te arrinte te prishte cdo gje. Eci drejt dhomes se ndenies ku mamaja dhe babai ishin ulur te shqetesuar. Deshperimi dallohej qarte ne fytyrat e tyre. Mario i kishte bere qe te mendoheshin per shume gjera duke i shkaktuar shqetesime te njepasnjeshme. Shkoi drejt tyre duke i terhequr menjehere vemendjen.
- Mario..
- E di se c'do te thoni por me falni per ato c'ka thashe pak me pare. Isha pak i nxehur me tjeter gje dhe ua nxorra juve inatin.
- Po c'te shqeteteson more bir na e thuaj dhe neve te pakten! Iu drejtua mamaja.
- Nuk eshte ndonje gje serioze.. Thjesht u zura me Xhoin ja pse!
- Aha epo mire shpirti i mamit. Ti duhet ta kuptosh Mario ne jemi te detyruar te qendrojme deri vone ne pune..
- Mami mos u shqeteso fare! Ate thashe nga inati. Vertet nuk jam zemeruar me ju.
Mario beri nje nga bisedat e zakonshme me prinderit dhe shkoi ne dhome per te marre Xhoin ne telefon. Normalisht prane prinderve nuk mund ta merrte sepse ata mendonin se ai ishte zene me te. Iku ne dhome dhe hapi laptopin. Kerkoi ne you tube nje playlist me kenget e Noizy-t dhe formoi numrin e Xhoi per t'i telefonuar. Zilja ra dhe ky i fundit e hapi menjehere.
- O kastravec ku je?!
- Oo Mario! Ja n'shpi jam po ti?
- Edhe une. He c'po ben?
- Po haj bakllava!
- Hahaha o kastravec ngele duke ngrene!
- Rri se kjo esht copa e tret! E ka qar fare ket bakllavane kjo plaka ime! Prandaj jom kshu i sherbetos un! Do vish ene ti ktu?
- Jo jo.. Degjo pak!
- Po mer jahu po t'dgjoj!
- Pashe sot Elen me nje djale tjeter.
- Prit ma thuj edhe iher se ma ngece bakllavan n'fyt!
- Sot kur po shkoja me makine te ai lokali qe shkojme gjithmone pashe Elen me nje djale tjeter.
- Nese eshte ai qe menoj un ateher ka qene i dashuri i vet. Ia ktheu Xhoi.
- Pse Ela ka te dashur dhe ti s'ma ke thene?! Iu drejtua Mario i nxehur.
- Po si te ta thosha o Mario kur ty t'ngeli menja te ajo. Me thon t'drejten une kisha n'plan me ta tregu po ti pastaj m'the qe dole me ate gocen edhe e lash fare si muhabet.
- Mire po ti nga e di qe ai ishte i dashuri i asaj?
- M'ka thon Alda. Ene asaj i kishte tregu Sidorela!
- Ama shok paske qene edhe ti!
- Mos u merzit o Mario! Po ca t'beja un tashi m'thuj!
- E mire. Gjithsesi une kam hequr dore perfundimisht nga ajo.
- Seriozisht e ke?
- Po them ta provoj njehere me ate vajzen qe takova ca dite me perpara.
- Ec aty! Ky pra esht Mario qe njof un! C'na ishe bo kto dit si ai Romeo! Ela s'te merito ty! Ti gjith ky cun flori do shkosh t'moresh Sidorelen. Hajde do vish t'qeras me i cop bakllava?
- Mendjen te bakllavaja e ke ti o kastravec. Do te te zere diabeti po vazhdove keshtu!
- Nuk m'gje gjo mu jo! M'ka thon plaku jemi tironca neve! Jemi kock e fort ! Ika ika se po m'thrret nona. Hajt mirupafshim. Takohena neser.
- Pafshim kastravec.
Mario mbylli celularin dhe vuri kufjet ne vesh. Po degjonte kengen e Noizy-t Big Body Benzo e filloi te kendonte nje strofe te saj " 6 point 5 6 point 3 Big body big body A M G, S'esht fabrik makaronash Esht fabrik mercedezash, Kur I sheh t'parkum jasht duken sikur tuf panterash ..". Nen tingujt e asaj muzike Mario mbylli syte i qetesuar. Ra ne nje gjume te thelle me shpresen se e nesermja do te ishte me e mire...
YOU ARE READING
Zemerthyesi (Shqip)
Teen FictionFituesi i cmimit te pare ne zhanrin Komedi Mario, djali i endrrave, ai karagjozi, zemerthyesi dhe djali perfekt qe adhurohej nga te gjitha vajzat por qe ndihej bosh perbrenda. Djali qe mund te lidhej me cdo lloj vajze e me pas t'i jepte lamtumiren...