Gjendej prane ashensorit dhe prane Sidoreles. Arrinte te ndjente parfumin e saj aq te embel dhe dehes. Ndoshta ky mund te ishte gabimi me i madh qe mund te bente ama zemra nuk e pyeste. Ishte ajo e cila, e shtyu Marion t'i dhuronte nje puthje te gjate Sidoreles. Nuk po mendonte si c'duhej. I gjithe trupi dhe shpirti i tij tashme deshironin qe te ishin me te. Derisa ne nje moment i erdhi ne mendje Barbi. Vetem mendimi se ai po e tradhtonte beri qe dicka ta shponte drejt e ne zemer. Nuk mund t'i shkaktonte nje dhimbje te tille. Te pakten jo asaj. Nuk mund te tregohej perseri nje "zemerthyes" si gjithmone. Jo. E kuptoi se dicka kishte ndryshuar. Mario kishte ndryshuar. Ajo vajze me kokefortesine dhe buzeqeshjen rrezatuese i depertoi thelle ne zemer. U detyrua te shkeputej nga Ela duke e lene ate te cuditur. U kthye me kurriz nga ajo dhe mori fryme thelle.
- Po cfare po bej une keshtu?! Bertiti duke i rene murit me grushta si ndonje i cmendur.
- Mario?! Mario cfare pate? Pse u largove ashtu? E pyeti Ela duke kapur doren e tij te madhe.
Mario u detyrua te kthehej nga ajo sepse ndieu pellmben e saj te dores ngjitur me te tijen. Lehtesisht e largoi nga vetja duke i thene:
- Nuk mund ta bej kete! Thjesht s'mundem. Une nuk jam me i pari.
- Po ti mundesh. Nuk e kupton qe ne mund t'ja kalojme shume bukur bashke. Mund te lidhemi dhe asnje mos te na pengoje me. Iu drejtua Sidorela teksa i jepte here pas here veshtrime te thelle ne syte kafe te Marios.
- Shiko ti je shume e bukur. Ndoshta je dhe e dashura me perfekte qe une mund te kisha pasur. Por... Nuk mund te vazhdojme bashke.. E kam pritur kaq shume puthjen qe me dhe pak me pare saqe dhe ne enderr e kam pare. Nese do takoheshim ne kete menyre pak me pare ta siguroj se do te ishim super te lumtur por.. cdo gje ka ndryshuar tani. Ti do te gjesh dike dhe me te mire se une pasi je nje vajze fantastike! Ama une nuk jam ai. I tha dhe afroi koken duke i dhene nje puthje ne faqe. Ela nuk fliste fare. Kishte mbetur me veshtrimin perpara dhe dukej sikur e kishin ngrire ne vend. Nga ana tjeter Mario pasi e puthi shkoi drejt ashensorit per te shtypur butonin . Po ecte ngadale derisa u detyrua te ndalonte nga nje fjali e rrufeshme qe Ela tha.
- Ti ke gjetur nje tjeter apo jo?! Por Mario une te dua me shume se cdo gje tjeter..
Nuk mendoi fare t'i kthente pergjigje. Tek e fundit nuk do te kishte asnje vlere edhe po ta bente. Gjithsesi duke u kthyer perseri tek ajo, vazhdoi:
- E vetmja gje qe mund te bej ne keto momente eshte te te shoqeroj ne shtepi.
- Nuk ka nevoje.. Pra kaq paska qene e shkruar dhe historia jone?
- Lamtumire Sidorela..
Ia ktheu ai teksa mori ashensorin. Dera u mbyll dhe Mario pa per here te fundit shikimin e Sidoreles. Ate shikim qe e thyu ne njemije copa.
U ngjit drejt e ne katin e shtate te apartamentit te tij. Shtyu deren me force dhe u ul ne divan duke turfulluar. E kishte mendjen lemsh nga tere keto ngjarje njera pas tjetres. Nga njera ane qendronte Sidorela nga ana tjeter Barbi e ne mes.. Ne mes qendronte Mario qe tashme ate nate e kishte marre vendimin e tij. Kishte zgjedhur Barbin. Ama xhindosej nga mendimi qe thyu zemren e Eles. Nervat i ishin ngaterruar aq keq saqe ai nuk po logjikonte me. Shkoi ne tualet per te lare fytyren. Ndoshta uji do ta freskonte ndopak e do ta bente te kthjellohej nga ato qe sapo ndodhen. Sapo hapi rubinetin duke lene ujin e ngrohte te dale, ngriti koken dhe pa veten ne pasqyre. Ato syte kafe i ndrinin si ndonje macok, vetullat e trasha dhe buzet e plota e benin akoma me te eger. Filloi ta urrente veten e tij. Shihte pasqyren dhe shtrengonte dhembet duke bere qe nofullat t'i leviznin.Pse perfundoi ne kete gjendje?! Ashtu si c'ishte nuk u permbajt me dhe zgjati doren drejt pasqyres. I ra me grusht duke perdorur gjithe forcen e tij. Pasqyra pesoi disa krisje ne qender, te cilat u perhapen gjithandej duke ndjekur njera tjetren. Pa doren dhe vuri re se i ishte gjakosur. Komplet kockat e dores i ishin mbuluar nga ngjyra e kuqe e gjakut. Dhimbje nuk ndiente pasi inati i kishte mbytur te gjitha.
- Edhe kjo me duhej! Tha me vete i inatosur.
Shkoi me hapa te shpejte drejt kuzhines per ta mjekuar. Mori alkoolin dhe filloi ta dezinfektonte, e mbuloi me fasho te bardhe dhe u ul ne divan. Mendoi te hapte njehere laptopin per t'u qetesuar paksa. Menjehere sapo e ndezi, degjoi tingullin e Skype-it. Ne ekran u shfaq emri i Barbit qe po e merrte. Ne fillim deshiroi qe ta mbyllte sepse nuk mundej t'i fliste pas puthjes me Sidorelen. Por e hapi. Perpara i doli fytyra e bukur e Barbit qe po i buzeqeshte me gjithe dashurine e saj.
- Mario bukurosh arrite? E pyeti ajo.
- Po erdha. Iu pergjigj Mario si me pertese i merzitur, duke fshehur doren nga kamera.
- Cfare te ndodhi? Pse i ke varur turinjte? O zot i madh! Mario gjak eshte ai?! Iu drejtua ajo duke vene duart ne fytyre. Si duket ai nuk kishte arritur te mbulonte mire pjesen e fashos dhe gjaku i ishte perhapur perseri ne dore.
- Jo jo.. Eshte thjesht ketchup. E derdha pak me pare padashje dhe me paska mbuluar doren. Ia ktheu ai paksa nervoz.
- Mario te lutem mos me genje sikur te isha ndonje femije 5 vjec! Me thuaj cfare te ndodhi? Mos valle u grinde me dike? Vazhdoi ajo e shqetesuar.
- Mire do te ta tregoj. Pak me pare thyva goten dhe u cava ne dore. Ja kjo eshte e gjitha.
- I sigurt qe po me thua te verteten?!
- Po jam super i sigurt.. Me thuaj pak si t'u duk takimi i sotem?
- Ishte perfekt Mario. Cdo gje, cdo detaj. Nuk di c'te them te dua shume! I tha ajo duke buzeqeshur me gjithe shpirt.
Mario kishte mbetur pa fjale. Aty iu shfaq perseri urrejtja per veten. Si mundi ta puthte Elen kur ishte i lidhur me vajzen qe e dashuronte pafundesisht. Nuk vazhdoi dot me dhe vendosi t'i tregonte gjithcka duke i marre parasysh pasojat:
- Barb degjo...
- Po Mario?!
- Une..
"Barbie!!" U degjua nje ze gruaje ne sfond qe nderpreu fjaline e Marios.
- Me fal shpirt por me duhet te shkoj. Po me therret mamaja. Me siguri do te me bertase qe nuk bej punet e shtepise. Te njejtat fjale si gjithmone. Te puth! I tha ajo dhe mbylli skype-in.
Sapo Mario do t'i tregonte te verteten fati e pengoi perseri. Nuk e la te verteten qe te dilte ne shesh. Mbylli kompjuterin dhe ra ne mendime te thella. Mendime qe po e conin drejt nje rruge pa kthim. Papritur i ra telefoni. Po ajo nate dukej se do te ishte teper e gjate. Ne celular lexoi emrin "Kastraveci" dhe menjehere e hapi. Kishe vertet nevoje te fliste me dike. E ke mund te gjente me te mire se Xhoin?!
- Alo Mario!
- C'kemi kastravec.
- C'kemi thote! Ome pra na trego si shkoi takimi?
- Mire shkoi..
- Si mire?! Ca ke mer jahu apo ta hongri macja gjuhen?
- Jo o Xho po me ndodhi dicka komplet e paparashikueshme sot.
- Mos na thuj nai gjo t'keqe se do na besh me tension. Amon t'keqen vllai! Po ishte kshu prit t'marr nji adelat nga ato t'nones ta pi.
- Sidorela erdhi sot mbas takimit kur une po kthehesha ne shtepi edhe me puthi. I tha Mario nga ana tjeter e celularit.
- Uee me rob shpie! Po ti qeke pasha fare mo plak! Sa t'iken njona, vjen tjetra! Ja kjo gjo m'pelqen te ty! Je gjithmone urte e bute ama e ke nji rezerve!
- Po cfare thua o kastravec. Une jam bere tym se tradhtova te dashuren. I thote Mario nga zeri i penduar.
- A ti je ftof n'tajare daku! Po te tjeret ku ta gjejne qe te kene dy kurse ti qahesh. Une mezi po maj nji! Ej po se c'ka ndodhur sot me kto gocat!
- Pse?
- Edhe Grejsa, me pa sot me Alden edhe me duket se u bo xheloze. S'e ke idene sesi na shihte. Ishte gati t'i fuste duret n'fyr Aldes!
- Po kjo do te thote qe te do atehere. Lidhu prape me ate. I sugjeroi Mario.
- Jo o lal kurren e kurres! M'u boft kurbon! Pse sa here qe t'det ajo do lidhemi ne?
- Po mire ti e di o kastravec.
- Ika se t'bezdisa ene ty m'duket me kto budalliqet e mia. Vec maj men i gjo! Per mu bjeri qylit, maji te dyja sido qe t'jet puna! As mos e ca koken hic! Hajt shnet vllai. M'pafsh mu n'onderr!
- Ik o kastravec ik!
Xhoi e mbylli telefonin ndersa Mario filloi te buzeqeshte. Humori i mikut te tij me te shtrenjte kishte arritur ta permiresonte sadopak gjendjen e tij emocionale. I dha fund lidhjes me Sidorelen. Tashme e priste nje tjeter mardhenie plot me befasira nen shoqerine e Barbit. Nuk u mendua me per gjithe keto por thjesht shkoi ne dhomen e tij. Fiku driten dhe u shtri per te fjetur. Sapo vuri koken ne jastekun e tij te bute, e zuri menjehere gjumi. Ndoshta e nesermja do te ishte me e mire...
ESTÁS LEYENDO
Zemerthyesi (Shqip)
Novela JuvenilFituesi i cmimit te pare ne zhanrin Komedi Mario, djali i endrrave, ai karagjozi, zemerthyesi dhe djali perfekt qe adhurohej nga te gjitha vajzat por qe ndihej bosh perbrenda. Djali qe mund te lidhej me cdo lloj vajze e me pas t'i jepte lamtumiren...