⭐Pjesa 14⭐

2.9K 188 18
                                    

Ne ate dimer qe vetem i ftohte nuk ishte, koha po mbante mjaft mire. Ne Tirane ajo ishte e bute dhe kjo ndikonte pak a shume ne shetitjen e njerezve neper qytet. Ishin ditet e fundit te atij viti. Dite te mbushura plot me ngjarje si te bukura ashtu dhe te veshtira per Marion e Sidorelen.
Te dy kishin lene oret e mesimit vetem nga nje teke e Marios. Ky i fundit ishte me i qetesuar tashme nga lajmi i pabesueshem qe mori ne mengjes. Normalisht per kete gje zuri vend Sidorela. Me shakate dhe dashurine e saj si mike qe i dhuroi, arriti te mbushe zemren e Marios plot pozitivitet. Teksa qendronin se bashku, Sidorela iu drejtua duke buzeqeshur:
- Bravo Mario, na le pa bere 7 ore mesim sot!
- Pse doje te beje mesim ti?!
- Jo.. Ne fakt une nuk doja por..
- Epo c'ke atehere qe ankohesh?
- Mire po ato 7 mungesat qe morem, kush do t'i justifikoje apo ndonje i panjohur?! Nuk mund t'i them prinderve qe u largova nga shkolla me nje djale!
- Sa e vret mendjen dhe ti! E rregulloj une kete pune. Ke Mario bukuroshin ti, sa per 100 veta te tjere! Ia ktheu ai i qeshur.
- Po po.. Te erdhi humori tani se pak me pare nuk shiheshe me sy! Mezi flisje!
- E di.. Megjithate t'i leme menjane shakate.. Faleminderit qe erdhe me mua sot Sidorela!
- Se mos erdha vete une. Ti me terhoqe me zor nga krahu duke me marre zvarre. Vazhdoi Ela duke i buzeqeshur.
- Hahaha po edhe kete e bera! Ke te drejte, me fal!
- Jo me mire qe me more!
- Shiko pa shiko! I tha Mario duke e pare i cuditur.
- Mos me shiko ashtu! E them kete sepse po te mos kishe qene ti, tani do te ishim duke degjuar per njerez te vdekur shekuj me pare, nga mesuesja jone e historise. Bla, bla, bla! Shtoi Ela duke rrotulluar syte.
- Po e vertet, por une perseri mendoj se nuk ishte vetem shkaku i shkolles, per te cilin erdhe me mua.
- Cili ishte atehere? Pa ma thuaj pak!
- Ti erdhe sepse doje ta kaloje kete te hene perkrah ketij djali bukurosh dhe fantastik qe ke perpara!
- Keshtu mendon ti domethene?! C'na shkrive! Per asnje arsye ne bote nuk do ta doja kete! Iu pergjigj Sidorela, ne dukje indiferente.
- E di qe nuk di te genjesh fare! Ia ktheu Mario duke iu afruar prane e me prane gati per ta puthur. Gati per t'i bashkuar buzet e tij me te sajat. Gati per nje lidhje aq te bukur midis te dyve. Sidorela ndodhej ne sikletin me te madh qe mund te perjetonte ama nga ana tjeter sillej si inferiore perballe tij. Midis tyre u shfaq nje tundim, i cili perfshiu cdo lloj ndjenje, cdo rrahje zemre. Ai tundim, i cili kerkonte medoemos pranine e njeri-tjetrit.
Sidorela, e vendosur ne krenarine e saj, nuk beri ze dhe u cua ne kembe nga aty ku ishin ulur. Iu shmang perseri Marios dhe vetem belbezoi dicka:
- Mario... Hmm.. Mendoj se une duhet te iki ne shtepi tashme.
Edhe pse mbeti pak i zhgenjyer, Mario perseri nuk u tregua arrogant si shumica e djemve. E kuptoi sjelljen e saj dhe thjesht u cua ne kembe duke i thene qetesisht:
- Ne rregull Ela. Si te duash mund te ikesh..
- Mos me keqkupto por me duhet te shkoj ne kursin e kercimit.
Mario i kthyer tashme ne normalitet, filloi perseri me shakate e tij.
- Pra ti shkon ne kurs kercimi?
- Po e kam cdo te hene dhe te premte.
- Si thua do te kercesh vetem per mua ndonjehere? E pyeti Mario ironik duke qeshur.
- Mario!! Do te te vras! Iu pergjigj ajo ne nerva e siper.
- Pse une nuk thashe gje te keqe.
- Eshte kercim latin dhe jo ashtu si c'kujton ti!
- Po edhe une me ate kuptim e kisha. Aa te lutem shume tani se une jam dhe djale i mbare!
- Po po e di une sa i mbare je ti!
- Mendo c'te duash. Faleminderit edhe njehere. Ika, Hasta la vista baby!
E u largua duke e lene Sidorelen prapa. Edhe vete Mario u cudit sesi ajo ishte ne gjendje t'ia kthente trishtimin ne lumturi. Nuk ndodhej me i merzitur si me pare. Tek e fundit nuk ishte fundi i botes. Mund te jetonte shume mire edhe me prinder te ndare.
Teksa ecte rrugeve te Tiranes me canten e zeze, ku mbante vetem nje fletore sa per te shkruajtur dicka, mendoi te kalonte njehere nga shkolla. Priti deri sa ra zilja e ores se fundit dhe menjehere u fut ne oborr per te gjetur Xhoin. E dalloi mes nje grupi vajzash te klasave te tjera duke bere shaka si gjithmone. Sa e vuri re iu afrua duke i dhene nje perqafim tipik djemsh.
- Oo Mario po ku je o cun! Ke humb fare!
- Po ne dje u takuam o kastravec!
- Pse s'erdhe sot iher ta morim vesh? Ca pate?
- Isha pak i merzitur dhe nuk erdha. Sapo u nisa per ne shkolle, takova Sidorelen rruges dhe dola me ate.
- Aa me Sidorelen! Leje se e kuptova! I drejtohet Xhoi duke i shkelur syrin.
- Po jo o kastravec nuk eshte ashtu si c'mendon ti! Kisha hall prandaj i lame oret e mesimit.
- Mire mire, asigjo nuk i trego vllait tat ti! Ta mbash mend!
- Leri keto po me thuaj cfare bete sot?
- Asgje.. Mesuesja kujdestare na tha se  te enjten, si dita e funit e shkolles per ket vit, drejtoresha do bente ate party-n e zakonshme me gjithe nxenesit.
- Goxha lajm. Te kujtohet vitin e kaluar se cfare beme?
- Leje tashi se e dogjem fare vitin qe kaloi!
- Si thua do te ikim kete vit?
- Po normal mer jahu! Po nuk shkuam ne nuk behet fare party!
- Me Grejsen c'bere a u pajtove te pakten?
- Jo edhe as qe m'shkon menja t'pajtohem! Po deshi le t'vije vet. Une jom i omel si sherbet, ku ka me gjet tjeter cun si une ajo!
- Hahaha, c'paske qene o kastravec!
- Pse si kujto ti?! Jom cun me namuz une! Hajde hajde se kam ca muhabete per te te thene!
E vazhduan te bisedonin te dy duke qeshur gjate gjithe rruges si dy te cmendur me te foluren e Xhoit.
Ajo dite e hidhur e Marios plot trishtim, u shnderrua ne nje dite te pasur me momente te mrekullueshme e argetuese. Te gjitha keto ne saje te miqesise se cmuar qe ai kishte prane ne cdo cast te jetes se tij...

Hello ☺
E di qe pjesa e sotme nuk ishte dhe aq interesante por pjese me te bukura do vijne.
Historia tashme ka arritur 1k lexime keshtu qe shume faleminderit
Shpresoj t'ju duket e bukur dhe ne vazhdimin e saj..

Zemerthyesi (Shqip)Onde histórias criam vida. Descubra agora