Nje dite tjeter kishte ardhur. Dielli me rrezet e tij kishte arritur te depertonte ne qeline e Marios nga nje dritare e vogel me kangjella ne mur. I ra drita ne sy, aty ku kishte vene koken ne stolin e qelise dhe u detyrua te zgjohej duke ferkuar syte. Kujtoi se gjithcka ishte nje enderr e keqe, nje makth i tmerrshem. Por kur u zgjua i rrethuar nga kater mure te bardhe e te piste, u kujtua se cdo gje qe kishte ndodhur ishte mese i vertete. U cua me pertese nga dhimbja e kokes qe nuk e kishte lene te qete pothuaj gjithe naten dhe kerkoi menjehere policet qe ta linin te lire. Ora mund te ishte 8 e mengjesit. Menjehere perballe hekurave te qelise u shfaq nje djale i ri me uniformen blu qe i hapi deren dhe e coi ne rajon, ku babai i tij kishte shlyer garancine e Marios. Po qendronte aty i ulur ne nje nga karriget e rajonit dhe po priste i shqetesuar. Nga mimika e fytyres dukej qe ishte penduar per vendimin e tij. Nuk duhet ta lejonte te birin qe te qendronte nje dite ne ate qeli te rendomte burgu. Ama nga nje ane tensioni i nje nate me pare dhe zhgenjimi nuk e kishin lene te arsyetonte si duhej. Sapo pa Marion qe erdhi i shoqeruar me dy policet, sikur te ishte ndonje kriminel, vrapoi drejt tij dhe hapi krahet sa me shume qe te mundte per te perqafuar Marion. Ky i fundit u shpetoi policeve dhe iu sul te atit per t'i dhene nje perqafim. Te dy shtrenguan njeri-tjetrin sikur te kishin vite pa u pare. Shihje Marion qe mbylli syte e thjesht po perkedhelej ne krahet e babait si me pare, me mendimin se shpetoi nga ajo qeli e tmerrshme. Te dy si baba e bir ishin te lumtur per daljen e Marios. I ati, Fatmiri padashur i shpetuan disa lote nga syte qe u fshine me shpejtesi vetem per te mos u pare nga Mario.
- Babi! Therriti ai ne krahet e te atit.
- Mario, eja te ikim bir.
- Po mami pse nuk ka ardhur? Pyeti Mario.
- Nuk e lashe une te vinte. Eja se po na pret te lokali ku shkojme gjithmone. Tha i ati dhe nxitoi me Marion per te dale nga rajoni, i mbushur me police e njerez te tjere qe benin denoncime te ndryshme.
Hipen ne makinen e zeze te llojit X6 te babait qe binte ne sy teksa ecnin ne rruge dhe shkuan ne kafeterine ku po i priste mamaja e shqetesuar.
Sapo hyne, pane nje here perreth per tavolinen ku ajo ishte ulur dhe kur e gjeten iu afruan prane. Ajo po priste me padurim duke ngrene veten me dhembe vetem qe te takonte Marion. Sapo pa trupin e Marion qe po i afrohej e perqafoi sa per desh e mbyti dhe filloi te qante nga lumturia e trishtimi te bashkuara ne nje .
- Mario, xhani i mamit. Po c'na bere kete hata keshtu?! E pyeti ajo akoma duke qare e duke i puthur duart.
- O ma u be ajo tani! Nuk kthehet me mbrapa. Mos qaj me! Rendesi ka qe une erdha tani apo jo?
- Eh ate thuaj! Sa here te kam thene kujdes me ate makinen! Jo ku te merr vesh koka ty! S'ke faj ti jo! Faj ka ky tjetri qe te blen makine. Shpirti i babit, xhani i babit! A thua se une nuk te dua po aq shume sa ky! Filloi mamaja e tij duke iu drejtuar Fatmirit qe vetem rrinte dhe e shihte ne nje menyre te cuditshme teksa ishin ulur ne tavoline.
- Grua! Rri na ler rehat tani se na doli dhe Mario. Na ler ta shijojme kete kafen, aman se nuk ta kemi qejfin qe ne pike te mengjesit! Tha ai teksa mori filxhanin e filloi te rrufiste kafen e ngrohte.
- Eh keshtu thua ti po e terbove djalin duke ia ngritur mendjen! Vazhdonte ajo duke u ankuar.
- Mami mire qetesohu. Babi nuk ka asnje faj. Une isha ai qe u perplasa dje jo babi. Nderhyri Mario per te qetesuar paksa situaten.
- Mario te keqen mami te jete hera e pare dhe e fundit qe ben keshtu. Degjo Fatmir une po iki ne kompani se kemi takim me sipermarresit italiane sot. Mos harro te vish dhe ti. Na duhet qe te lidhim kontraten. Foli ajo dhe u cua nga karrigia per te puthur Marion ne faqe.
- Ne rregull atje do te jem pa merak. Sa te shoqeroj Marion dhe erdha. Ia ktheu ai.
Mamaja e Marios vuri syzet e diellit dhe me kepucet e zeza klasike eci drejt deres se lokalit duke shkaktuar nje zhurme te vogel ne pllaka nga takat e kepuceve. I hipi makines se bardhe personale dhe u largua. Nderkohe Fatmiri vetem shihte Marion dhe nuk nxirrte asnje fjale nga goja. Vetem mendohej me vete. Papritmas, me nje veshtrim drejt e ne syte bojekafe te Marios, i tha:
- Kur u rrite kaq shpejt ti?
- Epo vitet kalojne baba! Ia ktheu Mario i buzeqeshur.
- E di qe kur ishe nje foshnje une me mamane tende qendronim te dera e dhomes, duke te te pare teksa flije, teksa merrje fryme. Ishe kaq i bukur. Kishe disa qerpike te gjate dhe floke te bute e te zinj. Kishim frike se po te largoheshim ti nuk do te merrje me fryme. Te shihnim teksa kraharori yt i vogel sa pellemba e dores sime, ngrihej dhe ulej gradualisht kur ti mbushje mushkerite me oksigjen. Tashme je rritur, je bere burre. Ma ke kaluar mua, neser pasneser do drejtosh kompanine ne vendin tim. Keshtu do t'i zgjidhesh problemet gjithmone duke pire e duke bere gara me veten neper rruge? Kete zgjidhje do gjesh? Do t'i dorezohesh alkoolit sic bejne ata pijanecet qe ne i ofendojme dhe i tallim. Keshtu Mario? Me thuaj pak meqe tani jemi vetem. Mos eshte ndonje vajze qe te ka katandisur keshtu? E pyeti ai me shikimin nga Mario, i cili nuk e donte me veten nga fjalet e meparshme te babait.
- Eh o babi ta dish ti.. Ne fakt jane dy..iu pergjigj ai.
- Dy?! Epo te pakten i paske ngjare plakut tend per nje gje! I tha ai duke qeshur.- Mire meqe sot eshte e premte si thua sikur ta kalosh fundjaven ne shtepine e gjyshes dhe gjyshit. Ke kohe pa shkuar te ata, do t'i behet qejfi. Ata vetem nje nip kane. Keshtu qe edhe ti do te heqesh mendjen nga te dashurat qe s'te lene rehat!
- Hahahaha ne rregull. Do te shkoj.
Mario pohoi me koke dhe si fillim shkoi ne shtepi per te bere nje dush qe me pas te vizitonte gjysherit. Tek e fundit ishte me mire se te qendronte i vetem ne shtepi gjithe fundjaven , pasi as Xhoi, as Barbi e aq me teper Ela nuk deshironin te dilnin me te. Arriti ne shtepi, u la per te hequr aypcpvhohvte ndjesine e burgut, veshi nje kemishe me kuadrata, nje pale pantallona blu te erret, atletet e bardha Nike dhe shkoi ne kembe pasi patenten e lejen e qarkullimit ia kishte pezulluar policia.
Shtepia e gjysherve gjendej ne nje lagje te zakonshme te Tiranes, ne nje bllok pallatesh qe njiheshin me emrin si "Pallatet e Enver Hoxhes" pasi ishin te ndertuar akoma me tulla te kuqe. Edhe pse babai i Marios kishte insistuar qe t'u blinte nje apartament me te madh nga hapsira brenda, ata perseri kishin refuzuar sepse tanime kishin shume vite qe jetonin aty.
Mario hyri brenda, ngjiti shkallet deri ne katin e dyte dhe i ra deres se pare majtas, ku jashte ishte shtruar nje rrugice e vogel kafe qe lexonte "Welcome". I ra ziles perbri deres se bardhe dhe si gjithmone i doli gjyshja, e vjeter ne moshe, rreth te shtatedhjetave, pak e kerrusur, me nje fytyre te embel qe rrudhat i jepnin akoma me shume lezet dhe me dy bojeqielli te celet. Kishte veshur nje bluze blu me pika si tip kemishe, fund te zi dhe geta te trasha kafe. Si pleqeri qe ishte, vuante nga semundja e diabetit dhe nuk degjonte paksa nga veshet. Cdo gje qe thuhej ajo kishte aftesine ta interpretonte ndryshe. Te gjithe e kishin lutur qe te merrte nje aparat degjimi por nuk kishte pranuar. Sapo e pa Marion iu hodh ne qafe per ta puthur e perqafuar. Ky i fundit u ul pak dhe i dha nje perqafim. Ndjeu se i kishte munguar aroma e gjyshes per vite me radhe.
- Uu Mario, ylli i nenes ti!
- C'kemi nena Bukurie! Ia ktheu Mario duke hyre brenda. Hoqi kepucet pasi shtepia ishte e shtruar me tapete e qilima qe gjyshja i ruante si syte e ballit dhe u takua me gjyshin. Edhe ky ishte nje burre i gjate, me pak floke te bardha ne koke sepse shumica i kishin rene. Ne fytyre i dalloheshin mustaqet e bardha dhe syte kafe si te Marios. Ngjante vertete shume me gjyshin e tij.
- Nipce mire se na erdhe! I tha ai i buzeqeshur teksa takoi Marion.
- Mire se te gjeta gjyshi! E pershendeti ai duke u ulur ne divanin prane tij, ne dhomen e ndenies, ne te cilen shihje gjithandej disa centro te bardha te punuara ne dore.
- Po he te keqen nena si ke qene? E pyeti ajo.
- Mire o nena ja isha ne shtepi.
- Ishe ne Turqi?! Atje ku behen keto telenovelat turke te Klani sic ishte ai Zeneli ? Ah sa mire! Shetisni tani te keqen nena se kur te shkoni ne kete moshe aha asnje gje s'ka per t'ju hyre ne sy.
- Jo o nena ne shtepi! Bertiti Mario qe ta degjonte.
- Po mire njesoj eshte. Ca do te te bej nena per te ngrene tani? C'je bere keshtu si kocke e lekure njehere? Te jep per te ngrene ajo nusja apo jo? Eh e di une si jeni ju brezi i sotem. Ju ngeli ajo piu-piu ne dore. Celulari e lapitopi. Ja si vajza e Sanijes, shef ate ekranin e celularit edhe qesh me vete. I iku cupa, u cmend! Qesh njeriu me vete? Lere se na ka dale edhe ky Instakilogrami tani a c'e quajne se e kam degjuar ne lajme. Pa le ne televizor se c'behet! S'ka turp tani i nxjerrin te gjitha. U prish dynjaja fare! He ca do te te bej nena?
- Rri o nena hajde ulu se i shtepise jam une. Nuk te kam ardhur si mik!
- Do petanik?! Ta bej une tani ne vend!
- Jo o nena. Me duket se nuk po me merr vesh!
- Do pershesh?! Me cfare me kos apo me qumesht? Tha ajo teksa Mario qeshte.
- Jo jo asgje nuk dua. Hajde ulu tani!
- Do raki? T'u befsha kurban ja t'i bej keto edhe erdha. Po ju jap edhe nga nje teke raki qe ta pini me gjyshin. He te keqen nena!
- O nena! Me mire hajde rri ketu se do iki fare!
- Do sheqerpare? Po ta bej nena ty edhe bakllava po te duash!
- Nena! Tha Mario i lodhur tashme.
- Po lere o nipce se i ka ikur fiqiri asaj. Iu drejtua gjyshi, qe shkaktoi buzeqeshjen e Marios.
- Si je ti gjyshi me shendet?
- Mire o djale mire, po kjo firoma (fryma) s'me le rehat. Keto mushkerite me jane bere shkrumb nga duhani. Eh c'te besh e tille qenka pleqeria. Po ti me shkollen mire? A meson apo shkel e shko?
- Mire jam deri tani.
Vazhdoi Mario biseden me gjyshin teksa bente sikur pinte rakine. Nuk donte ta rendonte me stomakun nga vodka e mbremshme edhe pse gjyshja e detyroi te hante petanikun, persheshin me kos, sheqerparen dhe bakllavane ne nje vakt te vetem...
ŞİMDİ OKUDUĞUN
Zemerthyesi (Shqip)
Genç KurguFituesi i cmimit te pare ne zhanrin Komedi Mario, djali i endrrave, ai karagjozi, zemerthyesi dhe djali perfekt qe adhurohej nga te gjitha vajzat por qe ndihej bosh perbrenda. Djali qe mund te lidhej me cdo lloj vajze e me pas t'i jepte lamtumiren...