⭐Pjesa 19⭐

2.9K 185 16
                                    

Pas asaj ndarjeje te cuditshme, jeta e Marios ndryshoi shume. Vete ai nuk ishte me i pari. Ditet kalonin njera pas tjetres pa u ndalur. Ishte e cuditshme sesi nje vajze mund te permbyste te gjithe boten e nje djali. Kjo gje ndodhi dhe me Marion. Qe prej asaj dite nuk kishte folur fare me Sidorelen. Eshte e vertet i mungonte cdo dite e me shume ama tek e fundit ishte vendimi i saj qe te mos takoheshin me. Zemra e tij po vuante dhe as vete nuk mund ta besonte se kishte kaluar ne kete gjendje. Vertet ai ishte ndare me shume vajza por kete dukej ndryshe.  Kjo sepse Sidorela ishte per te e tere bota dhe ai tashme nuk do t'i fliste me. Nuk do ta quante me pinguine apo miss inteligjenca. E kuptoi se gjithcka kishte marre fund. Nuk kishte me kthim prapa. Duhej ta pranonte situaten e te rikthehej ne normalitet. Ama s'mundej. Gjithe pushimet dimerore i kaloi i vetem ne shtepi, ne apartamentin bosh te tij qe ndonjehere ndricohej nga ardhja e prinderve. Me Xhoin ishte distancuar shume. Nuk deshironte t'i pergjigjej telefonatave te panumerta te tij.
Ishte nje dite e shtune, pushim si zakonisht. Mario e kishte lene veten shume pas dore. Cohej vone dhe nuk ushqehej si duhej. Ate dite u zgjua ne oren 12, ne mesdite. Pa e lare fare fytyren shkoi te shihte televizor ne dhome. Kohet e fundit ai ishte bere miku i tij me i mire. E keshtu qendroi deri pasdite. Ama nga ora 5, teksa gjendej I strukur ne divan, duke pare filmin qe po transmetohej, me nje pako patatinash ne duar,  degjoi zilen e deres. Ishte e cuditshme sepse nuk po priste asnje. La patatinat mbi tavoline, lepiu gishtat nga shija e mbetur e djathit dhe shkoi te hape deren. Papritur i doli nje djale i veshur komplet me te zeza perpara. Ishte pikerisht Xhoi . Menjehere sa e pa ai perqafoi Marion duke i thene:
- Po ku je mer jahu se na bone merak! T'i kam rene 100 here celularit, pse nuk pergjigjesh ti?! Apo do t'na bosh me dhimje zemre?!
- Jo o Xho po s'kam qene mire keto dite prandaj. Po hajde njehere brenda mos rri ketu te dera.
Xhoi hyri brenda, dhe u ul ne divan perballe Marios, duke u mbeshtetur te berrylat siper kembeve. Duke e pare gjendjen e tij e pyeti:
- Po he ca t'ka ndodh kshu qe na ke lon mas dore?!
- Ja o Xhoi...
Mario mori fryme thelle dhe u detyrua t'i shpjegonte cdo gje mikut te tij me te mire. Kjo ishte e vetmja gje qe mund te bente: te fliste rreth ngjarjes qe kishte ndodhur rreth 1 jave me pare. Xhoi duke i degjuar me vemendje cdo fjale te tijen, u mendua pak dhe i tha duke qeshur si gjithmone:
- Po ti per Elen je katandis kaq keq o Mario?! Hajde hajde! E kom thon une: "te gjithe vujn per pare, ti vu per men". Po leje fare mos u merr me ate!
- Po si jo o Xhoi! Ajo eshte ndryshe nga vajzat e tjera. Ela eshte e sjellshme, e mire, e embel..
- Per ate pune edhe gjyshja ime kshu eshte! Iu pergjigj Xhoi duke qeshur dhe duke marre sigurisht veshtrimin e Marios.
- Per t'u tallur erdhe ketu ti?!
- O Mario! Se po flas seriozisht tashi! E morem vesh qe e do po perderisa ajo t'kerkoi qe mos takoheni mo atehere maroi ktu ky muhabet a kupto?
- E di o Xho por edhe ajo me do. Jam i sigurt per kete.
- Leni mer kto ti! Jo po neser pasneser do fillosh t'na vizatosh lule te kapaket e librave! Po te te deshte ajo nuk do t'linte mrapa! Degjo iher vllain tat ti!
- Mire atehere po te degjoj.
- Cohu nga aty ku je ul, ik bej nji dush, vishu, parfumosu, rregullo floket se te jane bo skandal duke nejt vetem shtrir edhe hajde shpejt se do dalim.
- Faleminderit kastravec po sot nuk jam fare ne humor per te dale.
- A t'kerkova gjo menim apo ca?! Bej ato qe t'thashe hec shpejt!
- E ku do te shkojme?!
- Do te t'gjejme te dashur!
Mario e veshtroi njehere i habitur dhe shkoi te bente dushin. Kuptoi se vertet i duhej ajo shetitje me Xhoin. Ndoshta do t'i ngrinte paksa humorin edhe pse e dinte se do te qe e veshtire. Beri gjithcka qe i tha Xhoi dhe dolen se bashku. Moren makinen e filluan te shetisnin rrugeve te Tiranes. Teksa degjonin kenget e Noizyt, Mario e pyeti:
- Po me Alden c'bere ate nate!
- Ajo eshte shpirti im binjak. Qe ate nate u lidhem bashke. Na perputhen shum gjona. Edhe ajo kshu e cmenme si une eshte! Pa le Drejku sa e do! I hidhet perpjete sa here qe e shef.
- Hahaha me behet qejfi per ju te dy.
- Tani te te gjejme edhe ty ndonje vajze edhe e mbyllim muhabetin.
- Jo dua te qendroj vetem per disa kohe.
- E di une ate pune!
Teksa po ecnin akoma  Xhoi i kerkoi te ndalonte makinen sepse pa dy vajza te bukura qe po ecnin ne trotuar.  Menjehere ai filloi t'i ngacmonte edhe pse ishte i lidhur me Alden:
- Ej o goca sa t'mira qe qekeni! Apapapa si ballokume elbasoni fiks! Ej o ti goc! Mos e ke gje babin terrorist ti, se vet qenke bombe!
Vajzat u detyruan te qeshnin nga fjalet e tij ama nuk kthyen pergjigje. Mario i dha gaz makines duke i lene prapa.
Pas shume xhirove qe nuk numeroheshin vendosen te shkonin te nje park afer qendres. Vendi ku zakonisht shihje shume vajza te bukura.
- Pra si te duket ajo atje?! E pyeti Xhoi Marion duke i treguar me gisht nje vajze me nje fytyre terheqese qe po lexonte nje liber, e ulur aty prane.
- Jo me duket teper studioze!
- Po ajo atje?! Kete radhe i tregoi perseri nje vajze simpatike me celular ne dore duke bere fotografi
- Jo kushedi do te jete ndonje nga ato vajzat qe vetem bejne selfie e i postojne neper instagram!
- Mire po kete afer nesh. He si thua? Kjo po! Ndersa kete radhe Xhoi i tregoi nje vajze tek po fliste ne telefon me ze paksa te larte.
- Jo nuk me pelqen as kjo!
- Epo ke do o burre se na cmene?! Une them te te rregulloj ndonjeren ti nuk pranon!
- Mos ki merak se jam aq i afte sa ta gjej vete!
- Po ate dua dhe une! Ku esht ai Mario, don zhuani i koheve moderne, bukuroshi qe nuk linte vajza pa u lidhur. Ajo Sidorela e ka tere fajin e di une! 
- Mos e permend me emrin e saj!
- Mire mos u nxef! Shif tani si i merret numri nji goce!
Xhoi u nis me ecjen e tij karakteristike me trupin drejt duke nxjerr ne pah muskujt. Iu drejtua nje vajze qe dukej sikur po priste dike. Filloi t'i fliste e te hynte ne bisede me te. Mario po e shikonte duke qeshur ama u detyrua te behej serioz kur te dy ata u kthyen nga ai. Vajza e pa cuditshem  dhe e salutoi me dore. Nderkohe Mario beri te njejten gje. Xhoi arriti te shenonte numrin e asaj vajzes dhe e la te ikte. Me pas u kthye te Mario. Ky i fundit direkt e pyeti:
- He c'bere?!
- E mora, e mora! Lashe takim te henen.
- Por ti a the qe je i lidhur me Alden?!
- Thashe qe lashe takim jo se do te shkoj vertet. Kjo ishte sa per te te treguar ty.
- Sikur nuk di une! Mire po ajo vajza pse ma beri me dore mua?! E pyeti Mario kurioz.
- Aa po! I thashe se ti ishe vellai im gay qe po kerkoje nje djale per nje lidhje serioze. Do te te prezantoje me nje shokun e saj se shpejti. Keshtu me tha! Iu pergjigj Xhoi duke qeshur e duke perplasur duart.
- Cfare?! Ah c'i ke bere vetes o kastravec! Tani po qe je i vdekur!
Tere rrugen filluan te ziheshin ne menyre miqesore midis tyre. Xhoi arriti vertet te rikthente humorin e Marios. E beri ate te ndihej me mire nepermjet shakave e keshillave te tij si shok i ngushte. Permes tere miqesise se ofruar Mario ne njefare menyre arriti te harronte situatat e ndodhura. Ajo dite pati nje mbyllje me te bukur se cdo here tjeter...

Well hello there!
Shpresoj t'ju kete pelqyer pjesa!
E di se librat ne pergjithesi shkruhen ne gjuhen standarte por kam vendosur qe kjo historite te anoje me shume nga e folura jone e perditshme (sic eshte ajo e Xhoit). Ndoshta libri do te duket paksa me origjinal keshtu
Faleminderit per votat dhe komentet deri tani. XoXo






Zemerthyesi (Shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora