⭐Pjesa 10⭐

3.2K 163 14
                                    

Te dy po ecnin krah njeri tjetrit e here pas here shkembenin ndonje veshtrim miqesor ndermjet tyre. Nje veshtrim sikur donin te thoshin "Me pelqen prezenca jote prane meje". Objektivi kryesor ne biseden e tyre ishin shakate e Marios e sigurisht nuk mungonin shikimet plot urrejtje te Sidoreles. Ndoshta ishte vertet urrejtje ama kur Ela ndodhej prane tij ndiente nje vajze tjeter brenda saj e jo Elen e zakonshme. Ndersa Mario.. Epo dhe ai vete e dinte se Sidorela ishte versioni me i mire i tij. Kur ata ndodheshin bashke edhe koha ishte ne gjendje te ndalonte e gjithcka ndryshonte si me magji. Keto gjera ishin vene re qe ne fillim ama dukej se nga ajo kokefortesia dhe krenaria qe i karakterizonte te dy, nuk donin ta pranonin kete gje.
Ja pra ku gjendeshin ne nje nga rruget e Tiranes, duke iu drejtuar kompanise se babait, e cila ndodhej ne periferi te qytetit. Teksa po ecnin perreth Ela i thote e lodhur Marios:
- He pra Mario si do te ikim deri te puna e babit tend?
- Prit duro se do vije shoferi i tij te na marre!
- Kemi shume qe presim! Ai s'po vjen!
- Shume e padurueshme je ti! Te thashe prit se eshte nisur, rruges do jete.
- Mire..
E me ne fund pas disa minutash pritjeje shoferi i kompanise u duk me nje makine te bardhe qe terhoqi dhe vemendjen e njerezve te tjere ne rruge. Nga pamja dukej mjaft e shtrenjte e shkelqente nga ato rreze te varfra te diellit. Ela e cuditur i hodhi nje sy makines e mbeti me goje hapur nga habia.
- Eja pra tani se na vajti vone! Cfare po pret! I drejtohet Mario me nxitim.
- Kjo eshte makina e babait tend?! E pyet Sidorela perseri e habitur.
- Jo idiote, kjo eshte nje nga makinat e kompanise. Babai im nuk mban rrangalle te tilla si keto!
- Me fal, perserite dhe njehere! Ti e quan kete te pavlere?!
- Po! Nuk eshte ndonje makine kushedi se cfare. Hajde hip tani se na duhet te ikim!
Teksa hipi dhe Sidorela ne pjesen e prapme, u nisen per ne kompani.
- Erjon si je ti? Pyeti Mario shoferin e makines, nje djale i gjate, me nje trup te mbushur me muskuj, i pashem, qeros dhe qe e shihje vetem me kostum te zi e me nje pale syze te zeza.
- Shume mire Mario. Po kjo zonjusha qe ke sjelle me vete kush eshte? I drejtohet Erjoni, Sidoreles duke e pare nga pasqyra e makines.
- Aa kjo eshte shoqja e bankes qe me nxin jeten ore e minute.
- Pa shiko kush flet! Ti je ai qe me shkaterron nervat! Ia kthen Sidorela tere inat duke e kthyer koken nga dritarja e makines.
- Na u merzit zonjusha me duket! Shtoi Erjoni teksa shihte rrugen drejt.
- Aman lere se kete pune ka kjo! Vetem te ankohet di!
- Ashtu! Mire mire kam faj une qe pranoj te te mesoj ty fiziken!
E teksa ziheshin tere rrugen bashke me Erjonin qe i duhej t'i duronte, me ne fund arriten ne kompani.
- Shume faleminderit Erjon. Na fal per sherret qe beme! I drejtohet Mario duke buzeqeshur.
- Asgje te lutem. Me lajmeroni kur te doni! Nuk e kam problem.
Mario mbylli deren e makines pasi doli dhe Sidorela, e hyne brenda ne konpani. Babai i tij zoteronte nje kompani tekstilesh mjaft fitimprurese keshtu qe dhe niveli i jeteses se Marios ishte i larte. Gjate gjithe kohes qe po mundoheshin te shkonin ne zyren e tij, Sidorela veshtronte e habitur cdo mur te kompanise, cdo njeri e cdo objekt te saj. Pane njehere perreth derisa i doli perpara zyra e babait te Marios qe sa hyje mund te lexoje me shkronja te medha nje tabele me emrin e tij. Menjehere pa i rene akoma deres se zyres Sidorela iu drejtua Marios:
- Mario shko brenda ti kurse mua ketu rrotull me ke.
- Mire pinguine, nuk do vonohem shume.
Mario hyri brenda ku perballe i doli babai i tij i ulur ne nje karrige qe rrotullohej ne nje zyre te kendshme. E vetmja gje qe dallohej me lehte ishte fotografia e tere familjes qe babai i tij mbante mbi tavoline. Sa e pa Mario shkoi ta takonte e i tha:
- Babi c'kemi?
- Mario, kampioni i babit sa mire bere qe me erdhe!
- Atehere per cfare me therrite?
- Epo meqe po afrojne pushimet, doja te te pyesja ku deshiron ta kalojme Vitin e Ri?
- Hmm.. Nuk e di, ma bej surprize!
- Si thua per jashte shtetit? Ndoshta ne New York, Londer apo ne Paris? E pyeti babai i tij kurioz.
- Jo kemi 2 vjet qe shkojme ne Paris. Me eshte merzitur kulla Eiffel. Pse te mos e kalojme ketu ne kryeqytet, ne Tirane?!
- Vertet? Epo mire atehere po porosis ndonje restorant luksoz per te ngrene darken e Vitit te Ri!
- Jo babi! Dua qe te gatuaje mami ne shtepi si te gjitha familjet e tjera. Pastaj i kam premtuar edhe Xhoit qe do te dal me te pas ores 12 keshtu qe eshte me mire ta presim ne shtepine tone Vitin e Ri.
- Po mire atehere. Si te kesh qejf ti!
- Ika tani ba se me duhet te mesoj me nje shoqe. Po me pret jashte te dera.
- Mire kampioni babit!
Pasi u takuan te dy, Mario sic tha shkoi te Ela. Ajo ishte teper e zene teksa shihte gjithe ata njerez qe punonin ne ato makinerite gjigande, nga nje vend ne katin e siperm te kompanise e nuk e vuri re kur Mario iu afrua. Menjehere ai perfitoi nga ky rast kur ajo ishte e hutuar e i bertiti fort ne vesh duke bere qe ajo te hidhej pupthi nga aty ku po qendronte.
- BOOM!
- Mario! O kafshe me trembe! Si dreqin vjen ashtu!
- Boll ia ngule syte njerezve poshte sikur ke ardhur nga ndonje vend i humbur, po hajde shpejt tani se do me mesosh fiziken!
Duke i thene keto fjale e terhoqi nga krahu dhe e mori me vete duke shkuar jashte kompanise. I duhej qe te merrnin perseri nje shofer! Ose ndoshta jo! Sapo dolen u drejtuan per te garazhi i kompanise, ku i dolen disa makina te rreshtuara njera krah tjetres. Teksa gjindeshin perballe tyre Mario duke e pare Sidorelen me ato syte kafe, e pyet:
- Mos valle po mendon dhe ti ate qe po mendoj dhe une ?
- Qe floket kacurrela te Harry Styles jane kaq te adhurueshme?!
- Prit cfare?! Jo idiote! Mos me thuaj qe dhe ti pelqen ate grupin e shpifur anglez! Ne fakt po mendoja te merrnim nje nga keto makinat per te shkuar ne shtepi!
- Ah po e drejte! Iu pergjigj Sidorela duke u kthjelluar nga ato mendime.
Zgjodhen nje makine Chevrolet te hapur ne pjesen e siperme e ja mbathen pa lejen e askujt. Mario i dha shpejt gaz per te mos ta pare Erjoni qe gjendej aty prane. Sa hap e mbyll syte nga ajo makine qe dukej sikur fluturonte ne rruge, u larguan nga kompania. Mario filloi t'i jepte me shpejtesi e duke degjuar nje nga kenget e Noizyt qe po jepej ne radio, adrenalina iu rrit me shume.
- Mario te lutem ngadaleso pak! Do na marresh me qafe po ece kaq shpejt!
I lutej Sidorela qe ishte strukur ne sediljen e perparme e kishte mberthyer mire rripin e sigurimit. Por jo, edhe era e ftohte qe te thante fytyren nga ai dimer i acarte, nuk e beri Marion qe te ndalte. Nga tere ajo energji qe ndjeu teksa i jepte makines e duke shtrenguar doren e Eles per t'i dhene mbrojtje bertiti fort:
- Uhuuu! Une e dua jeten time!
Ndersa rrezet e diellit filluan te shfaqeshin ne horizont, dukej se ditet e bukura nuk do te kishin mbarim per Marion...

Pershendetje!
Ne fillim dua t'ju uroj per Krishtlindjet meqe dhe sot shenon data 25! Merry Christmas! Gjithashtu edhe per pushimet dimerore. Kalojini sa me mire, pa probleme e pa stres sa pa ardhur viti tjeter bashke me shkollen :p
Shpresoj te merrni sa me shume dhurata te bukura kete vit nga njerezit qe doni!!
Hugs and kisses!


Zemerthyesi (Shqip)Where stories live. Discover now