⭐Pjesa 9⭐

3.4K 173 21
                                    

Te gjithe vajzat nga vete prezenca e drejtoreshes prane tyre, u detyruan t'i drejtoheshin dhomes se zhveshjes ne katin e pare. Pas largimit te tyre ne klase mbeti vetem drejtoresha me Xhoin dhe Marion. Te dy kishin ulur koken duke u shtirur si djem te mbare e qe prisnin denimin nga drejtoresha.
- Ejani ne zyren time!
- Po me gjithe qejf! I tha Xhoi me nje buzeqeshje, gje qe shkaktoi veshtrimin e eger te drejtoreshes kundrejt tij.
- Pra djema mund te me thoni, c'ishin ato te bertitura qe vinin nga klasa juaj?
- Nuk ishin fare te bertitura! Ishin te qeshurat e vajzave te klases nga nje shaka e jona! Iu pergjigj Mario.
- Mesa degjova une ishin te bertitura dhe nuk eshte e para here qe ju shkaktoni trazira ne shkolle!
- Po jo o zyshe ne thjesht po benim shaka! Nuk eshte faji yne qe ajo Bruna skizofrenia nuk di te na dalloje nga "terroristet". I pergjigjet Xhoi duke mbrojtur veten e tij dhe Marion.
- Ju lutem djema nuk ka me nevoje per diskutime! Nese beheni pjese perseri e ndonje ndodhie jo te mire ne shkolle, do me duhet te informoj keshillin e disiplines se gjimnazit. Kam frike se pas kesaj, gjendja do te behet me e veshtire ne periudhen e provimeve se matures shteterore.
- Mire zyshe. Ta premtojme qe do bohemi cuna tamom, apo jo Mario?
- Po drejtoreshe, ju japim fjalen se do te behemi djem te mbare.
- Epo ne rregull atehere. Jeni te lire te shkoni ne oren e fiskultures.
- Mirupafshim zyshe! Njish, je njish! Si yll bote te kemi! Iu drejtua Xhoi, drejtoreshes me nje buzeqeshje teksa doli se bashku me Marion nga zyra e saj.
Te dy shkuan ne palester per t'u veshur me uniformen e fiskultures e me pas te fusha e futbollit. Ajo ndodhej ngjitur me nje hapsire te vogel, ne te cilen luanin vajzat. Zakonisht djemte luanin vetem futboll ndersa vajzat lojera te ndryshme ose benin ushtrime gjimnastikore.
Ate dite profesori i djemve dhe mesuesja e vajzave kishin vendosur qe t'i bashkonin te dyja palet. Sapo u veshen e pasi bene apelin, te dy mesuesit i mblodhen nxenesit e i ndane ne dy ane, pra djem dhe vajza.
Menjehere sapo u vune neper vende filloi te fliste mesuese Brikena.
- Qetesi! Atehere sot bashke me profesor Astritin kemi vendosur qe oren e fiskutures ta zhvilloni te gjithe se bashku. Qe do te thote se: vajzat bashke me djemte do te luajne volejboll ne fushen prapa. Ne rregull? Isha e qarte?
- Po mesuese! Thane te gjithe nxenesit e klases ne kor.
- Sic e permendi edhe Brikena djemte do te qendrojne ne njeren ane te fushes ndersa vajzat nga ana tjeter. Ndersa piket do t'i mbledh une e ne fund do te caktojme skuadren fituese. Hajde cuna tregojeni veten, mundini gocat! Shtoi profesor Astriti duke i shkelur syrin djemve, gje qe shkaktoi brohorimat e furishme te tyre.
- Vajza behuni gati te humbisni! Iu kundervu Mario atyre.
- Me mire fol per vete! Ia ktheu Ela.
Menjehere filloi vendosja ne fushe e lojtareve. Nga nje ane prane rrjetes qendronte Mario me Xhoin dhe Dorin, nje djale i shkathet, i gjate po ashtu si ata. Ne mes qendronin djemte qe ishin te mire ne gjuajtjet poshte e me grusht kurse ne fund ishin ata djemte e ngathet, ata me syze, qe studionin e nuk kuptonin shume nga sportet. Po e njejta strukure ndiqej dhe nga vajzat. Ne fillim ishte Sidorela me Brunen dhe Elvanen, nje tjeter vajze e klases, e cila me pas ndiqej nga te tjerat.
Me ne fund nisi loja. Si gjithmone topi u nis nga vajzat ku sherbimin e kreu Sidorela por qe u kthye ne nje pike per djemte pasi vajzat nuk arriten te perballonin dot gjuajtjen e forte te Marios. Ai nuk humbi rast e u perpoq te tallej me Sidorelen per sherbimin qe beri. Ishte nje perballje koke me koke midis vajzave dhe djemve. Atmosfera ishte plot tension. Loja u shoqerua me piket e vajzave dhe te djemve me se shumti. Gjate gjithe ores degjoheshin ulerimat e vajzave kur fitonin pike. Te dyja palet luanin shume mire e kjo beri qe te gjithe te merrnin nota te mira. Derisa erdhi momenti qe profesori t'i binte bilbilit per te treguar perfundimin e lojes. Menjehere pas zhurmes se tij, djemte flakeruan nga te bertiturat ndersa vajzat filluan te ziheshin me njera tjetren. Ishte mese e qarte djemte kishin fituar e vetem me 3 pike diference. Kjo beri qe ato te ziheshin.
- Bruna ti e ke fajin! Po ta kishte mendjen me shume te loja e me pak te celulari do ta kishim fituar lojen.
- Une e paskam fajin tani?! Po Elvana qe nuk dinte te bente as sherbimin e na i humbi piket kot! Tha Bruna me ze te larte. Sidorela nga vete karakteri i saj nuk mund t'i lejonte keto lloj zenkash e shkoi t'i qetesonte.
- Mjaft ju te dyja! Nuk ka nevoje qe te zihemi kot se koti. Ne jemi dhe shoqe klase! Ishte thjesht nje loje asgje me teper. Njeri fiton, tjetri humbet!
- Po, po degjoheni Nard Ndoken se ka shume te drejte! Iu tha me te qeshur Mario dy vajzave duke i kaluar afer. Sigurisht keto fjale shkaktuan dhe te qeshurat e tyre ama dhe ate veshtrimin urryes te Sidoreles, e cila iu drejtua tere nerva:
- Ti Mario cfare problemi ke?!
- Une?! Jo asgje! Thjesht me habiten fjalet e tua prej nje filozofeje.
- Me ler te qete tani! A fitove cfare do me teper?!
- Po normal qe do te fitonim. Aman vetem ti mos na u merzit se me pushon zemra mua pastaj! I thote Mario me ironi. Sidorela pa i kthyer pergjigje u largua duke terhequr dhe 2 vajzat e tjera me vete, te cilat vazhdonin te qeshnin me fjalet e Marios.
Ishte ora e fundit e mesimit dhe per nje jave ata marrnin pushimet dimerore te ketij fundviti. Nderkohe Mario, i vetekenaqur qe dhe kete here ia arriti qellimit te acaronte Elen, shkoi te Xhoi ne dhomen e zhveshjes se djemve.
- O kastravec nuk do ikim dot bashke ne shtepi sot sepse me duhet te takohem me babain ne kompani.
- Mire vlla. Po ashtu me co ndonji mesazh ne whatsapp po deshe qe te dalim neser ose pasneser si fundjave qe eshte.
- Dakord. Ika mirupafshim!
- Shnet!
Mario iu drejtua deres se shkolles per te dale sepse kishte lene takim me babain. Po ecte me canten ne shpine e me syzet e zeza derisa i del perpara Sidorela.
- Oo miss inteligjenca! Ke filluar edhe te me presesh rrugen tani!
- Degjo se s'kam kohe te merrem me fjalet e tua boshe.
- Me lendove me kete qe the!
- Sic po thoja. Merre kete fletoren. I pergjigjet Sidorela duke i zgjatur nje fletore te trashe e te rende me kutija te shkruajtur plot nga fillimi gjer ne fund. - Po kjo c'eshte?
- Jane te gjitha shenimet e fizikes. Mesoji e te siguroj se do te dalesh i pari i klases ne fizike.
- Hahaha! Shpirt une nuk po mesoj librin qe ka vetem 5 rreshta e jo me te mbaj mend te gjitha keto. Dua te m'i shpjegosh ti te gjitha nje per nje! I dtejtohet Mario, Eles me nje gezim te papare.
- Po e di une qe ti do me vdesesh mua! Mire pra ne rregull si thua te takohemi neser?
- Dhe une te shpenzoj tere fundjaven per te mesuar Njutonin? Jo ne asnje menyre. Neser kam plane. Do dal me disa vajza te tjera.
- Po kur do te mesosh atehere? E pyet Sidorela tashme e lodhur nga tere keto teka te Marios.
- Mire mos u inatos se na fute friken! Si thua sikur te mesojme sot?
- Sot?!
- Po! Degjo tani, mua me duhet te shkoj te babai im ne kompani. Do te vish edhe ti me mua, pastaj shkojme ne shtepine time e me shpjego cfare te duash. Besoj se nuk e ke problem apo jo? E pyet Mario duke ngritur vetullen e duke e pare Elen drejt e ne sy.
- Jo nuk e kam.. Thjesht me duhet te lajmeroj familjen se mos behet merak.
Prit sa t'i marr ne telefon.
- Alo mami degjo. Une nuk do te vij dot ne shtepi tani sepse me duhet te mesoj me nje shoqe. Mire?
- O Ela fike cigaren se na mbyte me kete tymin. Shi ndezi tjetren! Fike cigaren moj! Pse e demton veten ne kete menyre! I bertiste Mario Eles, duke i folur prane veshit ne menyre qe mamaja e saj ta degjonte. Kjo e fundit duke iu shmangur e larguar i tha "mirupafshim" mamase se saj, mbylli telefonin e iu drejtua e acaruar Marios.
- Po ti si e ke hallin?! Nuk mund te qendrosh pa folur vetem per disa sekonda?
- Jo pinguine. Me bere edhe vajze pa le! Eja ikim shpejt! Je me fat qe do te dalesh me Mario bukuroshin!
- Po po..
E u larguan te dy duke u zene gjithe rrugen me njeri tjetrin. Ndoshta keto zenka do te shenonin zanafillen e nje dashurie te re per te dy ose ndoshta jo. Ku i dihej...

Zemerthyesi (Shqip)Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora