Ata u detyruan te largoheshin. Mario po i jepte makines teksa shtrengonte doren e bute te Barbit qe akoma ishte e nevrikosur. Shihte drejt me nje shikim qe kishte aftesine te te thyente kockat. Nje shikim teper i eger per nje vajze. Ate dite Mario e kuptoi se Barbi ishte miliona here me ndryshe se Sidorela. Nderkohe qe kjo e fundit ishte nje vajze e sjellshme, e edukuar dhe plot miresi, Barbi ishte teresisht e kunderta. Kur vinte puna te mbrojtja e vetvetes ajo merrte medaljen e arit. Sillej si nje bishe e vertet vetem per te mos lejuar te tjeret ta shkelnin me kembe. Kishte nje karakter luftarak si asnje vajze tjeter. Pikerisht dhe Marios kjo i beri pershtypje. Pasi arriten ne vendin ku ata deshironin te hanin darke, Mario ndaloi makinen. Menjehere u kthye nga Barbi qe nuk po ia hidhte syte per asnje moment gjate rruges.
- Si ka mundesi qe sa here takohem me ty, perfshihem vetem ne sherre?!
- Atehere mos u tako me me mua! Ia ktheu ajo shkurt duke pare xhamin perpara te makines.
- Po cfare po thua keshtu? Barbi!
- Shiko Mario une keshtu jam dakord! Nuk me pelqen qe te me ngacmojne ne rruge, te tallen me mua apo qofte dhe te me ulin ne sy te tjereve. Nuk kam as moter, as vella me te madh qe te paten te perkujdeseshin per mua kur isha e vogel. Kam shpenzuar me se shumti momentet e femijerise me kushuririn tim moshatar qe eshte perpjekur te me mbroje ne menyren me te mire te mundshme. Ndoshta kjo ka ndikuar qe dhe une te sillem si ai. Jom tironce une! Nuk do i lejoj ata jabonxhinjte qe te me ngacmojne rrugeve! Plus qe dhe taekwondo-ja ka bere te veten.
- Po ato fjale c'ishin? Nuk i perdor une ato fjale e jo me ti!
- Me kishte kapur "peseminuteshi" ne rregull! E ne ato momente une nuk di se c'them apo se cfare i bej tjetrit.
- Si ne kete rast qe desh i thyve hunden atij djalit.
- Dhe shume mire ia bera!
- Duhet ta kuptosh qe do kete dhe shume djem te tjere, te cilet do perpiqen te te ngacmojne poe zgjidhja e vetme nuk eshte rrahja nepermjet karatese.
- Une di te them vetem kete gje. Nese ndonje djale me ngacmon me fjale perverse dhe budallallaqe te tjera, une kam per t'ja bere barkun me te forte se kurrizin! Kaq kisha faleminderit per mirekuptimin. I tha ajo duke i dhene nje veshtrim depertues drejt e ne dyte kafe te Marios.
- Ti je e cmendur. Kam frike se do te besh te njejtat gjera dhe me mua. Vetem mos me bjer ne fytyre se me duhet per t'u lidhur me vajza te tjera! Qeshi Mario.
- Per sa kohe te jesh me mua asnje pispiruqe nga ato llasticat, nuk do guxoje te te afrohet. Ti je vetem i imi. I peshperiti ajo embel duke iu afruar prane. E puthi nje here lehte ne faqe e me pas puthiti buzet e saj me ato te Marios. Sigurisht qe dhe ky ja ktheu. E shtrengoi nga beli dhe nisi ta puthte me pasion ne buze e ne qafe. Ajo vajze po e cmendte. Dukej sikur buzet dhe i tere trupi i saj kishin nje lloj esence te vecante.
- Te dua! Iu drejtua Barbi.
- Edhe une shpirt. Ia ktheu Mario i buzeqeshur.
- Pra do te futemi brenda lokal apo do te ngrime deri ne vdekje ketu ne makine se bashku?
- Ne fakt do te ishte bukur. Tamam si Romeo me Zhulieten. Shtoi Mario duke qeshur.
- Po keto lulet prapa c'jane?! Pyeti Barbi teksa pa ne sediljen e prapme tufen me tulipanet roze dhe nje kuti te vogel te kuqe.
- Ah po! Ku te le mend ne koke ti! Isha aq i zene duke te kapur nga krahet qe te mos e rrihje ate djalin saqe harrova te te jepja buqeten me lule.
- Mario! S'kishe pse ta beje! Po kjo kutia c'ka brenda?
- Hape vete dhe shikoje.
Barbi mori ne dore kutine e kuqe kastor qe ishte aq e bute kur e prekje dhe e hapi ngadale, me delikatese. Perpara i doli varesja me emrin "Barbie" gdhendur ne te.
- Eshte shume e bukur! Asnjehere nuk kam mbajtur varese sepse gjithmone i humbja dhe shkonin ne drejtim te paditur. Medoemos ne gjithe ate dhome rremuje qe kam une!
- Hahaha epo kete mbaje gjithmone ne qafe qe te mos e humbesh.
- Po ta premtoj. Buzeqeshi Barbi duke e theksuar akoma me shume shkelqimin ne syte e saj.
Te dy u futen brenda dhe porositen. Restoranti ishte luksoz. Kjo vihej re jo vetem nga ambienti perreth, i cili ishte i kuruar deri ne detaje per nje komoditet sa me te mire por edhe nga njerezit qe kishin ardhur. Te gjithe i shihje te veshur plot klas, plot elegance dhe shije te holle. Kamarieret dukej sikur fluturonin perreth tavolinave duke mos shkaktuar asnje pakenaqesi me klientet. Mario thjesht shihte Barbin asnje tjeter. Ambiente te tilla as qe i benin pershtypje nga vete udhetimet jashte shtetit qe ai kishte bere.
- Te pelqen ky vend? E pyeti ai.
- Mos po tallesh?! Mua me duket vetja si Hirushja ne keto momente.
- Hahaha! Gje e mire eshte dhe kjo.
- Me thuaj pak! Mos i prisni gje leket me gershere ju? E pyeti Barbi serioze duke shkaktuar perseri te qeshuren e Marios teksa ai po pinte nje gote vere te bardhe.
- Babai im zoteron nje kompani private dhe nje fabrike ne periferi te qytetit ja pse.
- Epo ai mendimi i Hirushes tani u perforcua akoma me shume.
- Ti je me e bukur se Hirushja. Ti je Barbi. Po ditelindjen kur e ke?
- Me 14 shkurt.
- Per diten e Shen Valentinit?! Bukur!
- Pse bukur te duket ty kur nuk guxon dot te dalesh per ditelindje se e vetmja gje qe do te shohesh jane njerez duke u pllaquritur gjithandej me lule ne dore?!
- Pse ty nuk te pelqen kjo gje?
- Jo mendoj se nuk ka nevoje qe te ekzistoje nje dite e tille. Njerezit mund t'i dhurojne dhurata njeri-tjetrit perdite, jo vetem ne nje dite te vecante. Pikerisht sic bere ti sot.
- Je kaq e cuditshme. Nuk te kam pyetur asnjehere. Cfare muzike preferon? Mos me thuaj qe dhe ti degjon ate Zayn Maliqin apo ate Xhastin Biberonin? Pyeti Mario teksa Barbi filloi te qeshte.
- Si i kishin emrat dhe nje here?
- Zayn Maliqi dhe Xhastin Biberoni!
- Hahaha jo ne fakt i degjoj dhe ata po me shume preferoj bandat muzikore di per shembull Coldplay, Imagine Dragons..
- Gjysma e te keqes atehere!
- Pse ti ke degjon qe na mburresh kaq shume?
- Aa m'ke prek n'tela me kete qe the. Une degjoj te vetmin dhe te padiskutueshmin: Noizy-n. OTR me zemer deri ne fund!
- Mire eshte dhe Noizy nuk kam ndonje kundershtim. Ndoshta eshte pyetja me idiote qe mund t'i bej nje djali por me mesime si je? Vazhdoi ajo.
- Jam shume mire! Perfekt fare! Kete vit fitoj cmimin si nxenesi me ekselent ne te gjithe Shqiperine. Po c'thua o Barbi! Une rrezikoj te ngel bashke me shokun tim te ngushte.
- Po pse? Ja me shiko mua. Une jam mire me notat dhe e urrej shkollen!
- Ti qenke Seriali fare! Edhe je mire me mesime edhe e ke inat shkollen!
- Mesoj per te arritur aty ku dua ne te ardhmen. Cfare mos mendon se do e kaloj gjithe jeten time duke praktikuar taekwondo-ne?!
- Mire me pelqen. Qenke vajze me perspektive. Do behesh dikush-i dhe ti ne jete! I tha Mario me nje ton talles.
- Do te te vras!
- Po shpirt edhe une te dua! Ia ktheu ai duke i puthur doren.
E gjithe mbremja ishte nje mrekulli e vertet. Barbi i kishte hyre Marios ne zemer e dukej se do te ishte shume e veshtire qe ajo te dilte prej andej. Midis tyre ekzistonte nje lloj lidhjeje e padukshme qe askush s'do mund ta prishte. Ndiheshin shume mire prane njeri tjetrit dhe vetem mendimi se kjo mardhenie do te zgjaste shume, i jepte atyre shprese per nje te neserme perrallore. Perfunduan darken dhe Mario shoqeroi Barbin deri ne shtepi.
Arriten ne rrugicen qe te conte perballe pallatit te saj dhe ndaluan per nje moment aty. Ishte erresire dhe ftothte. Nga frymemarrja krijohej nje tym i bardhe qe leshohej lehte ne ajer. - Ia kalova vertet bukur sot. Foli Barbi duke ledhatuar me dore varesen ne qafe.
- Edhe une principessa.
- Tani duhet te ikesh. Mendoj se dhe makina ka per t'u shnderruar ne nje kungull. Shtoi ajo duke buzeqeshur e duke i dhene nje puthje te lehte ne faqe.
Mario nuk i ktheu pergjigje por thjesht e veshtroi teksa ajo ecte perpara. Dreq! Sic i thoshte dhe Xhoi: "Kishte rene brenda me ate vajze". Pasi ajo u largua, buzeqeshi me vete si ndonje i cmendur dhe duke ferkuar floket u kthye ne makine. Beri rrugen drejt shtepise me nje gezim ne fytyre. Gjithcka qe i vinte ne mendje ishte buzeqeshja e saj, shakate, inati dhe ai karakteri luftarak qe e karakterizonte.
Arriti pas disa minutash ne lagjen e tij dhe pasi futi makinen ne garazh, hyri brenda ne pallat. Teksa po ngjiste shkallet e hyrjes, pa hijen e nje personi qe po qendronte prane ashensorit. Mendoi mos ishte ndonje hajdut qe po kerkonte te vidhte ose ndonje i droguar. Shkoi ngadale me vetebesim te plote dhe u shokua plotesisht me personin qe i doli perpara.
- Tere ato injorime, tere ato perpjekje per te mos me pare ne sy, tere ato distanca.. A nuk mendon se me ke ndeshkuar mjaftueshem deri tani?! U shpreh personi perballe me nje ze te embel . Kishte nje pamje vajzerore si gjithmone. E veshur me nje fustan te shkurter dhe nje pallto te zeze siper dukej si nje zane e magjishme. Syte kafe qe i ndrconin ne ate nate te zeze e bene Marion te dridhej i gjithi. Nuk mund ta besonte qe perballe tij ndodhej AJO! Sidorela dora vete!
- Mario e di qe kam bere nje gabim te tmerrshem duke u larguar. Duke te te lene vetem. Por kur ti erdhe sot ne shkolle... Kuptova se te dua! Nuk mund te qendroj dot as edhe nje sekonde larf teje. Isha une ajo qe te mora ne celular e me pas ta mbylla. Doja te te degjoja zerin, por nuk munda te te flisja.. Nuk munda pasi isha une ajo qe te kerkoi hapsire midis nesh. U ndava nga i dashuri im, Enea sepse gjate gjithe kohes ne mendje me qendroje vetem ti. Shakate e tua, menyra sesi arrije gjithmone te me shkaterroje nervat, cdo gje.. E di qe dhe ti nuk ke mundur dot te me harrosh. Keshtu qe.. Si thua t'ia fillojme dhe njehere nga fillimi.
Mario nuk fliste fare. Vetem shihte levizjen e buzeve te Sidoreles qe e kishte pushtuar te gjithin duke e perqafuar. Kishte mbeshtetur koken ne kraharorin e tij dhe thjesht e veshtronte. Nuk po dinte si te vepronte. Per nje moment kishte ngecur ne nje tornado te tmerrshem mendmesh. Ne ato caste Ela, u ngrit pak ne maje te gishtave, kapi Marion nga kemisha duke e afruar prane vetes dhe perplasi buzet siper atyre te Marios. E puthi me gjithe dashurine e saj te vonuar. Aty Mario shtangu. Per nje moment deshironte ta shtynte larg vetes por nuk u permbajt dot. I erdhen mendime te tipit "Mos e bej! mos e bej! Por jo. As ndergjegjia nuk e pengoi qe ai te mbeshteste Elen pas murit, te kapte dy duart e saj duke vendosur ngjitur gishterinjte e tij me te sajat dhe ta puthte me cmendurisht se ne enderr me syte mbyllur. Normalisht Ela kete gje deshironte, nje puthje plot zjarr midis te dyve. Nje puthje qe do te permbyste raportet e krijuara. Nje puthje qe do te mbyllte disa probleme e do te hapte shume te tjera. Dukej se edhe kete here kemisha blu e fatit pati efektin e saj. Dicka e paimagjinueshme ndodhi...
STAI LEGGENDO
Zemerthyesi (Shqip)
Teen FictionFituesi i cmimit te pare ne zhanrin Komedi Mario, djali i endrrave, ai karagjozi, zemerthyesi dhe djali perfekt qe adhurohej nga te gjitha vajzat por qe ndihej bosh perbrenda. Djali qe mund te lidhej me cdo lloj vajze e me pas t'i jepte lamtumiren...