⭐Pjesa 24⭐

2.7K 187 30
                                    

Mario po qendronte jashte duke u menduar me syte e hedhur nga rruga. Shihte makinat qe ecnin dhe femijet me mamate e tyre duke shetitur. Ishte nje dite vertete e bukur. Ne nje moment, ndjeu doren e dikujt ne sup. Ktheu koken menjehere dhe u perball me nje buzeqeshje te embel dehese. Mund te qendronte dite te tera duke e pare ate buzeqeshje dhe nuk do te lodhej kurre. Fytyra e saj ishte mjaft simetrike. Sidomos kur buzeqeshte duke nxjerre dhembet e bardhe ne pah, cepat e buzeve largoheshin nga njeri tjetri ne nje menyre perfekte. Sigurisht qe ishte Barbi. Sapo e pa, ajo i ra ne shpatull duke i thene:
- Pra ku do te shkojme tani Super Mario?
- Mos me quaj Super Mario. Une e kam Mario. Pa super perpara dhe me I jo me j. M-A-R-I-O. Degjove princesha Barbi?
- Ne rregull e kuptova. Super Mario! Shtoi ajo nen ze duke u futur ne makinen e tij. Mario e degjoi e duke qeshur hyri dhe ai brenda.
- Te dha njeri leje te futeshe ne makinen time?
- Une lejen e kam ne xhep Mario! Ia ktheu ajo duke theksuar edhe me shume emrin e tij.
- Ti je e krisur e di kete? Pse e genjeve profesorin ashtu pak me pare? Pa na e shpjego pak.
- Pse sipas teje cfare t'i thosha?! "Hey pershendetje profesor! Ky eshte nje djale qe eshte fiksuar totalisht pas meje qekur me shtypi nje dite te bukur me makine!" He kete doje t'i thosha?
- Prit cfare the? Une i fiksuar pas teje?! Hahaha edhe kete nuk e mendoja se do e thoshe! Ia ktheu Mario duke qeshur.
- Atehere pse erdhe si idiot sot ne kursin tim?
- Ah e di une si e do ti! I tha Mario, i cili ne pak sekonda shtypi gazin dhe filloi t'i jepte makines si i cmendur. Po vazhdonte te rriste shpejtesine sa vinte e me shume. Te njejten gje kishte bere dhe me Sidorelen. U largua nga rruga dhe shkoi diku, ne nje vend pa makina jashte qytetit. Aty filloi te rrotulliste makinen ne vend duke e anuar timonin sa nga njera ane ne tjetren. Adrenalina i ishte rritur ne maksimum. Duke i dhene makines ashtu dhe Barbi, e cila ishte ulur ne sediljen e perparme, filloi te bertiste. Here pas here nga animi i makines perfundonte ne shpatullat e gjera te Marios. Aty per aty shkembenin shikime te njepasnjeshme. Edhe Mario vete nuk po e kuptonte se c'po ndodhte. Nuk i hiqte dot duart nga timoni. Dheu filloi te behej pluhur ne ajer. Me shpejtesine me te larte qe mund t'i jepte makines, ashtu sic ishin bene nje rrotullim 180 grade dhe nga ndalimi i makines, koka e Barbit, padashur perfundoi ne prehrin e Marios. Ky i fundit pasi ndaloi makinen nga ajo shetitje e cmendur, duke qeshur i tha:
- Wow s'ma merrte mendja se i beje keto gjera qe ne takimin e pare!
Barbi pasi u cua iu drejtua gjithe nerva:
- Ky nuk eshte nje takim! Cfare te duket vetja ty njehere, Vin Diesel te Fast and Furious?! S'ke faj ti jo! Kam faj une qe hyp ne makine me nje te cmendur!
- Shpirt, vete hyre brenda!
- Aa i urrej tipat si ti!
- Te parezistueshmit do te thuash!
Barbi i dha nje veshtrim dhe qeshi. Tek e fundit s'kishte c'te bente tjeter.
- Principessa ku do te shkojme tani?! E pyeti Mario.
- Uu di nje vend shume te bukur! Ec drejt se ta shpjegoj rruges.
Teksa bene nje shetitje te vogel me makine, arriten te zona e liqenit artificial te Tiranes. Te pakten ai ishte nje vend i gjelberuar. Dhe prezenca e liqenit e bente akoma me te bukur panoramen e krijuar. Vendosen te uleshin ne nje nga ato lokalet aty prane. Ne to ishin ulur  shume njerez qe po shijonin ato momente te pasdites. Edhe ata u ulen perballe njeri tjetrit. Mario pa njehere perreth dhe iu drejtua Barbin:
- Kam shume kohe qe s'kam qene ketu.
- Vertete? Une zakonisht vij cdo fundjave per te bere vrap.
- Shiko pa shiko! Po..
Biseda iu nderpre sepse ne ato momente u shfaq kamarieri. Pasi bene porosine, celulari i Marios, te cilin e kishte lene mbi tavoline u ndricua. Pasi e pa, iu drejtua Barbit nervoz, me nje ton mjaft serioz.
- Me fal po me duhet t'i pergjigjem kesaj telefonate. Po shkoj andej se ketu nuk degjohet gje.
- Ne rregull. Ia ktheu Barbi e qete duke pire cajin me boronice qe sapo i kishte ardhur i ngrohte e po leshonte nje arome te mire frutash pylli.
Mario nxitoi qe te dilte jashte lokalit nderkohe qe zilja e celularit vazhdonte te binte. Ishte nje numer i njohur per te. Nje numer qe i zgjoi disa ndjenja te hershme. Nje numer, i cili pari aftesine ta largonte Marion nga Barbi. Qindra pyetje pushtuan mendjen e tij ne nje menyre te pashpjegueshme. Pse po e merrte ai numer?! Mori njehere fryme thelle dhe rreshqiti gishtin ne ekranin e IPhone-it per te hapur telefonaten. Me nje ze plot emocione si asnje here tjeter tha:
- Sidorela?!
Heshtje. Ajo nuk po i pergjigjej. Pasi ai shqiptoi emrin e saj, telefonata u mbyll. Sidorela fiku celularin. Nga ana tjeter Mario kishte mbetur ashtu, pa levizur. Pse Ela nuk iu pergjigj?! Qendroi per disa minuta dhe duke menduar se ajo ndoshta i kishte rene gabimisht, u kthye te Barbi. Ajo po qendronte e ulur ne tavoline dhe sapo pa Marion buzeqeshi. Ky i fundit u kthjellua nga tere ato pyetje. Nuk mund te mendonte per Sidorelen, teksa gjendej me Barbin. Iu ul perballe dhe filloi t'i thoshte:
- Me fal po ishte ne telefon mamaja.
Barbi nuk i ktheu fare pergjigje dhe duke mos i dhene asnje shikim u largua nga tavolina. Tere mllef u largua jashte lokalit me syte nga dy njerez qe po ziheshin. Ishte nje vajze dhe nje djale.
- Ti e ke te gjithe fajin! I bertiste vajza atij. - Mallkoj diten kur u njoha me ty! Vazhdonte ajo me te bertitura. Ky i fundit nuk duroi me dhe i perplasi ne fytyre nje shuplake te fuqishme.
Barbi me hapa te shpejte shkoi drejt atij tipit. Edhe ajo filloi t'i bertiste me sa kishte ne koke duke terhequr vemendjen e njerezve. Nga ana tjeter Mario e ndoqi nga prapa.
- Pse s'kapesh me mua palaco meqe te pelqen ti godasesh femrat?!
-Po ti c'dreqin do? Iu drejtua djali.
- Dua te te thyej turinjte! ja cfare dua trap! Iu kthye ajo duke qene gati per t'iu hedhur persiper. Sapo ishte ne gjendje ta bente kete, Mario nderhyri ne sekonde duke e kapur nga krahet.
- Mjaft Barbi. Ikim!
- Kete ke te dashure ti? E pyeti djali Marion.
- Cfare te dashure te marr me shpulla une ty!
- Eja te thashe!
- Maskilist, ped*rast! Me femra do ta tregosh forcen ti?! Eshte ajo vajza e urte se po te isha une, e dija vete se c'do te te beja! Vazhdonte ajo teksa Mario e terhiqte pas vetes duke e larguar nga andej. E coi ne nje vend  aty prane ku ndodheshin disa stola dhe e uli me zor. Barbi po turfullonte e nevrikosur. Mario e shihte i cuditur dhe duke buzeqeshur ne te njejten kohe. E habiste personaliteti aq i pathyeshem i asaj vajze.
- C'paske qene o Barbi! Me kujto mos te te nevrikos here tjeter. Tani perserit pas meje: "Nuk mund t'i thyej turinjte njeriut te pare qe kam inat "
- Pse me largove qe andej? Do t'ia kisha treguar mire qejfin atij trapit! Jo nuk do ta perseris sepse kam te drejte. Edhe ti e di kete!
- Ti je vetem nje vajze! Nuk mund te ngaterrohesh keshtu neper sherre.
- Oh te lutem mos fillo dhe ti te me besh moral si babai im!
- Je kaq kokeforte. I tha Mario teksa ajo qendronte me duart kryq mbi kraharor akoma e nevrikosur. Mario qeshi dhe me nje dore i largoi floket kafe qe i kishin rene mbi fytyre. Ngadale rreshkiti doren mbi faqet e saj aq te buta dhe te ftohta njekohesisht. Te dy pane reflektimin e vetes ne syte e njeti tjetrin. Ngjyrat e syve i kishin pothuajse njesoj me pak ndryshime te vogla. Mario me nje ndjenje te cuditshme ne zemer, ia kaloi floket pas veshit. Iu afrua me afer dhe i peshperiti:
- Nese dukesh kaq e mire, imagjino qysh e ki shijen..
Barbi qe kishte mbetur e ngrire, i tha:
- Wow ngadale, Mini Noizy!  Mos harro se une di taekwondo!
- Shpirt une di dicka qe eshte me e mir se nje art marcial.
E sa i tha keto fjale me nje qetesi te papershkrueshme, Mario iu afrua dhe e puthi. Lejoi buzet e tij te takoheshin me te sajat. Nje takim ky, perfekt. Tashme ishte krijuar nje kimi midis tyre. Barbi qendroi njehere me doren e hapur ne ajer, gati per t'i gjuajtur Marios ndonje shpulle, por menjehere e uli dhe gjeja e vetme qe mund te bente ishte t'i dorezohej puthjes se tij. E uli doren dhe e vuri ate ne qafen e Marios duke e bere ate puthje magjike. Mario duke e pare qe dhe Barbi nuk e refuzoi, me nje dore e kapi nga beli dhe e shtrengoi prane vetes. Ishte nje puthje franceze plit pasion.Dukej sikur nga momenti ne moment do te shperthenin fishekzjarre nga te githa anet. Por ato caste lumturie u nderprene nga zilja e telefonit te Barbit. U shkeput nga Mario dhe pa telefonin. Me nje buzeqeshje te embel iu drejtua:
- Hmm.. Mario me duhet te iki. Eshte kushuriri im. Me siguri do me pyese se ku jam.
- Do te te shoqeroj?
- Jo jo s'ka problem. Shkoj vete.
- Ke nje leter te xhepi i xhaketes.. Me merr ne telefon sapo te arrish ne shtepi. I thote Mario duke u cuar ne kembe nga aty ky ishin ulur. Nderkohe hapi krahet dhe me nje dashuri te sinqerte i dha nje perqafim te ngrohte duke e pushtuar te gjithen.
- Mos u bej merak se nuk me ha njeri rruges. I drejtohet ajo duke qeshur, e mbeshtetur ne shpatullat e tij.
Per nje moment u detyrua te shkeputej nga Mario dhe u largua duke e lene ate prapa. Zemra filloi t'i rrihte. Fytyra i mori nje pamje tjeter dhe nisi te buzeqeshte si e cmendur. Kurse Mario u ul perseri ne stol duke pare drejt. Ndjenjat e pushtuan dhe kete here. Barbi ishte vertete nje vajze e vecante per te. Ne te njejten kohe ajo pasi hipi ne autobus gjeti letren e Marios. Sic tha ai, letra gjendej ne xhep. Nje leter e kuqe flake, ku ishte shkruajtur me stilolaps te zi:
"Nese une jam Super Mario yt, a do te behesh ti princesha ime Barbi?"
A) Po!     B) Patjeter!   C) Me gjithe qejf!
Ajo qeshi me vete dhe u kthye duke pare nga xhami i autobusit. As vete nuk e besonte por ne njefare menyre krejt te rastesishme, kishte rene ne dashuri me Marion...

Hello my dear readers!

Ndoshta kapitulli ishte pak i gjate dhe i merzitshem por nuk kisha si ta beja me te shkurter. Shpresoj t'ju kete pelqyer. Nese po, me lini ndonje vote ose komentFaleminderit! ♥




Zemerthyesi (Shqip)Where stories live. Discover now