Kishte perpara nje zane qe kohe me pare e kishte futur ne boten e saj te magjishme. Rrezet e diellit ne ate stine pranvere, i binin ne floket ngjyre kafe te celur dhe i shkaktonin nje pamje hyjnore. E veshur krejt thjesht, me xhinse pak a shume te ngushta blu, me nje bluze vishnje te kombinuar me atletet converse "All Star" dhe me nje varese ngjyre ari te varur ne qafe, e benin ate thjesht te parezistueshme. Teksa e shihte mire nga koka te kembet, duke mos ia hequr syte per asnje sekonde sikur ajo te ishte ndonje aliene e bukur nga Marsi, Mario me ne fund i foli me zemren qe po i gufonte:
- Sidorela?!
- Mario? Sa shume kohe kemi pa u pare.. Ia ktheu ajo me nje buzeqeshje. Fytyra e saj rrezatonte nje miresi te papershkrueshme qe depertoi drejt e ne zemren e Marios duke i rikthyer me mijera kujtime te cmueshme.
- Vertete ti je? E pyeti ai duke mos iu besuar syve. Dhe me te drejte sepse kishte 3 muaj pa e pare. Ata muaj qe ne ato momente po i dukeshin si vite te tera, te cilet nuk do te mbaronin kurre.
- Po mesa duket une jam. Nga ke humbur keto dite Mario? Mesuesja kujdestare na tha qe ishe transferuar ne nje shkolle tjeter. Xhoi u habit shume me kete vendim tendin megjithate nuk e dha veten perseri.
- Ah po! Ti e di pas atyre gjerave qe ndodhen ate dite, nuk desha qe te qendroja me ne ate klase ku ishte dhe Xhoi. Shtoi Mario me ze te ulet dhe paksa ne faj.
- Po ke plotesisht te drejte.. Nejse ato iken tani, nuk kthehemi dot prapa.
- Jo nuk kane ikur! Une te lendova ty, lendova Barbin, humba shoqerine e Xhoit. Asgje nuk eshte rregulluar dhe fajtori i vetem ne kete mes jam une. Bertiti Mario duke rene pre e nervave dhe tensionit te krijuar.
- Jo ti nuk ke faj. E ngushellonte ajo teksa i vuri doren mbi shpatulla.
- Kam qe c'ke me te! Dua te te kerkoj falje per fjalet qe thashe. Ndoshta jam dukur komplet trap para teje! Filloi te shfajesohej Mario.
- Jo te lutem Mario, nuk ke pse kerkon falje. Ne fakt une isha ajo qe e nisi gjithe kete, duke te te ardhur ate dite ne shtepi, kur te putha. Une jam ajo qe duhet te kerkoje falje! Gjithsesi nuk rikthehemi dot prapa... Po he c'ke bere keta muaj?! Shoh qe te paskan ecur goxha muskujt! Qeshi Ela me syte nga trupi i tij ne forme.
- Eh nuk kam pasur c'te bej keto dite dhe fillova rendshem palestren.
- Me mesimet si je? Pyeti ajo.
- Kam marre ca 9 ne disa lende po nuk e di a i kam te merituara!
- Hahahaha epo te pakten je perpjekur. Qeshi ajo duke nxjerre dhembet e bardhe si rruaza ne pah.
- Po po ca flet ti! Kam ndejtur me ore te tera, mbi libra duke mesuar! Me ler mua se e marr shkollen nepermjet babit s'eshte problem, po me ty c'behet miss inteligjenca?!
- Oh ti e di jam me nota te mira dhe sapo te mbaroj provimet e matures, kam ne plan te shkoj ne Itali per te vazhduar universitetin. Dua qe t'i perfundoj studimet e larta atje. U pergjigj ajo teksa i shkelqenin syte.
- Seriozisht, po tallesh besoj! Ia ktheu ai mosbesues..
- Pse mendon se po tallem?! E veshtroi ajo e cuditur.
- Do te ikesh vertete? Pyeti Mario paksa i zhgenjyer.
- Po Mario kam tezen andej keshtu qe mendoj te iki gjate pushimeve verore sa per t'u pershtatur paksa me jetesen ne Milano.
- Ne Milano?! Atje eshte super!
- Mos me thuaj se ke qene?
- Une, i biri i nje pronari kompanie dhe fabrike aq te medha, mos te kem qene ne Milano?! Po kam qene 3 here deri me tani! Eshte nje qytet vertete i bukur. Sidomos per ju vajzat qe adhuroni shopping ka per t'ju pelqyer shume!
- Epo do vish te me vizitosh apo jo? E pyeti ajo pa ia hequr syte.
- Po sigurisht! Mire lali po iki dhe une tani se kam shkolle. Kush duron drejtorin pastaj qe i ankohet babit per mungesat! Edhe na ndero atje ee! I tha ai duke qeshur.
- Po normal! Une jam miss inteligjenca apo jo?!
- E pra me ne fund i pranove dhe ti keto fjalet e mia! Mos harro qe je dhe pinguine! Degjo se do flasim edhe ne whatsapp po ashtu, nese te duhet gje per te ikur ose po pate ndonje problem me udhetimin thjesht me bej nje telefon! Pa pune jam une! Edhe ne qofte se te ngacmon ndonje italian andej vetem me thuaj se vij vete une, s'kam nevoje per ftese. I bej salce per spaghetti, sic thote dhe Xhoi! Udhetim te mbare bukuroshe..
Ela qe kishte mbetur vetem me veshtrimin nga ai dhe nga buzeqeshjet qe dhuronte pas cdo fjalie, e cuditur, me zerin qe i dridhej, shqiptoi vetem keto fjale:
- Mario.. A mund te te perqafoj pak?
Ky i fundit perjetoi dhe nje here parajsen ne ato momente. I habitur nga fjalet qe ajo sapo nxorri nga goja, ngriti paksa vetullen e majte, buzeqeshi ne te njejten kohe dhe hapi krahet e gjate e te medhenj per te perqafuar Sidorelen. Menjehere me nje dashuri shoqerore qe i bucoi drejt e nga zemra i tha duke qeshur:
- Hajde ketu ti pinguine!
Tashme krahet e tij e kishin pushtuar te teren dhe koka e saj gjendej ne kraharorin e Marios. Mjaft mire mund te ndiente aromen e parfumit te tij qe nuk e nderronte asnjehere. Edhe ky i fundit me i lumtur se kurre e shtrengonte nga beli perpara se ajo t'i ikte nga duart pergjithmone. Arriti te ndiente trupin e Eles qe ishte ngjitur me ate te tijin.
- Faleminderit Mario! Peshperiti ajo ngadale kur gjendeshin akoma te perqafuar.
Dukej sikur ai perqafim do te zgjaste me dite te tera vetem qe ai moment aq magjik mos te mbaronte kurre por Mario u terhoq dhe e leshoi Sidorelen.
- Asgje bukuroshe. Ia ktheu ai. - Ia kalofsh sa me bukur atje dhe shpresoj te gjesh dike te te meritoje vertete. Te gjithe zgjedhim dashurine qe ne mendojme se meritojme apo jo? Te uroj shume fat!
- Po.. Te kam xhan Mario! Shpresoj qe te shihemi perseri bashke. Do me mungosh vertete shume.
- Jam i sigurt qe po. Edhe mua Ela, edhe mua.. Vazhdoi ai teksa i dha nje puthje ne balle sikur perpara tij te ishte nje princeshe me gjak mbreteror dhe jo vajza e zakonshme qe e kishte bere te perjetonte ndjenja te tilla.
Kjo e fundit u largua duke buzeqeshur e duke hedhur floket nga nje ane per shkak te emocioneve.
Mario mori fryme thelle, e nxorri dhe duke u menduar hipi ne makine. Ai po qe ishte nje cast dashurie te sinqerte.
Menjehere sapo futi celesat e makines ne vendin e tyre, celulari filloi t'i dridhej e u degjua melodia e kenges se Noizyt "Number One". Pa nje here ekranin dhe vuri re se ai numer ishte i panjohur per te, nuk e kishte shenuar. Me siguri do te ishte ndonje sekretare e kompanise se babait. Vuri gishtin me ekranin e telefonit, e rreshqiti ngadale dhe u pergjigj.
- Alo.
- Alo Mario?! U degjua nje ze vajze pak a shume i njohur.
- Po une jam dora vete!
- C'kemi jam Alda, e dashura e Xhoit.
- Oo Alda nuk te njoha fare! Po he pse more?
- A mund te takohemi diku e te flasim nese eshte e mundur? Pyeti menjehere ajo.
- Pse ka ndonje problem?
- Jo jo thjesht doja te flisnim.
- Po mire, takohemi pasdite nga ora 5. Adresen ta coj me mesazh..
- Ne rregull Mario. Shihemi atehere.
Dhe Alda e mbylli telefonin duke e kene Marion ne mendime. Per cfare donte ajo qe te takohej me te? Mos kishte ndodhur gje me Xhoin? Ajo nuk permendi probleme ama gjithsesi, truri i Marios vazhdonte te ishte aktiv duke i bere keto pyetje pa marre asnje pergjigje ku sigurisht dhe takimi i fundit me Elen pati ndikimin e tij aq te vecante...
VOUS LISEZ
Zemerthyesi (Shqip)
Roman pour AdolescentsFituesi i cmimit te pare ne zhanrin Komedi Mario, djali i endrrave, ai karagjozi, zemerthyesi dhe djali perfekt qe adhurohej nga te gjitha vajzat por qe ndihej bosh perbrenda. Djali qe mund te lidhej me cdo lloj vajze e me pas t'i jepte lamtumiren...