Mario gjendej akoma ne shtepine e gjysherve. Ate shtepi te ngrohte e plot dashuri. Ngjante me nje lloj dashurie qe vetem ata dinin t'i dhuronin, askush tjeter. Ishte e diele, dita e fundit e javes dhe me e bukura. Pothuajse gjithe fundjaven nuk kishte folur as me Xhoin as me Barbin e aq me teper me Sidorelen. Ne njefare menyre kishte mbetur vetem, pa asnje mik perreth vetes. Edhe pse preferohej nga shume vajza, me te cilat komunikonte vazhdimisht neper rrjetet e zakonshme sociale, perseri zemra e tij ndihej bosh. Dukej sikur asnjera nuk mund ta zevendesonte pranine e Barbit, puthjet ne qafe te tyre qe shkembenin me njeri tjetrin apo qofte dhe zenkat e saj te rastesishme e gazmore qe gjithmone e nxirrnin ate si nje vajze tipike "gangstere". As vete nuk donte ta pranonte por krahas Barbit, nje vajze tjeter kishte arritur t'i ndiente mungesen ne cdo cast qe ulej e mendonte. Ishte pikerisht ajo, e cila kishte emrin te perbere nga nota muzikore. Pikerisht Sidorela! I erdhi vertete keq qe e trajtoi ashtu ate dite. Nuk e meritonte nje gje te tille. Jo perkindrazi. I mungonte buzeqeshja e saj rrezellitese, qerpiket e gjate dhe syte qe i ndrinin sapo ata takoheshin. I mungonin duart e saj te buta qe dridheshin menjehere sapo i prekte dhr sidomos puthja qe ndodhi ate dite kur Mario e refuzoi. Asnjehere nuk do mundej te zevendesonte ndjenjat te cilat i pushtonin te gjithe trupin nen prezencen e saj. Ajo per te ishte si nje lule ne kopesht qe lulezonte gjithmone e kurre nuk vyshkej. Qendronte ashtu e bukur, delikate dhe e paprekshme..
Tashme ai po behej gati per te shkuar ne shtepi. E gjyshja po bente pune me shtiza me syzet mbi hunde ndersa gjyshi kishte hapur televizorin e po degjonte lajmet me volumin ne maksimum.
- Nena po iki une. U degjua zeri i Marios, nga dhoma tjeter teksa afrohej prane tyre.
- Hasan! Ore Hasan! Bertiti gjyshja.
- He moj grua c'do? Iu kthye ai.
- Po mbylle ate televizor o mavri se do na ike djali.
- Oo nipce, do ikesh?
- Po gjyshi, me duhet te iki se kam dhe shkolle neser. Tha Mario.
- Po ti te rrije edhe dy dite se nuk u be qameti!
- Lere o grua se ka shoqerine e tij ai tani, nuk rri me neve.
- Jo o gjyshi po kam shkolle prandaj, sr do rrija me gjithe qejf ketu me ju. Sidomos do me marri malli per ato gatimet e nenes. Na ke shendoshur o nena keto dy dite! Sa here qe vij ketu ca nuk me jep per te ngrene. Iu drejtua Mario i buzeqeshur.
- Eh te keqen nena si i thone asaj fjales "Mendja e shendoshe ne trup te shendoshe". Ik tani edhe beji te fala mamit, babit edhe komshinjve. Hajde mireardhsh i bukuri nenes! I tha ajo teksa e puthte ne faqe, duke ia bere pak me peshtyme nga protezat e dhembeve qe kishte vene.
- Mire o nena mire se na lave!
- Nipce hajde me shpesh se dhe ne s'kemi me ke te rrime. Edhe thuaji atij babait tend se kam dy fjale me ate.
- Patjeter gjyshi i them une. Ika mirupafshim!
- Mirupafshim te keqen nena!
Mario i takoi dhe nje here qe te dy e me pas doli nga shtepia i buzeqeshur. Gjysherit i kishin percjelle nje energji pozitive qe e beri ate te lumtur e plot jete. Ama ndihej perseri ne faj. C'do te mendonin ata po te merrnin vesh, te gjitha ndodhite e fundit? Me siguri qe do te zhgenjeheshin shume nga veprat e Marios. Fakti qe ai kishte kaluar nje nate ne burg, fakti qe ishte arrestuar dhe fakti qe rrezikonte te ngelte ne vitin e trete te gjimnazit, ia helmonin me shume zemren. Asgje prej gjeje nuk po shkonte si c'duhej...3 muaj me vone...
Ato dite Mario i kishte kaluar sa ne shkolle e sa ne shtepi. Kishte nderruar shkolle dhe nuk kishte degjuar me as per Xhoin, as Barbin e as Elen. Megjithate kjo nuk e kishte penguar qe ai te sillej si nje "zemerthyes". Kurrsesi nuk i mungonin vajzat ne shtepi qe sillte pothuajse cdo jave. Nga 15 te dashura tashme ato kishin shkuar ne 19. Ishte Bianka, nje vajze qe e njohu ne shkollen e re private, nje vajze e bukur, e beshme dhe me personalitet. Por qe Marios iu merzit shume shpejt dhe e gjeti veten te perfshire ne rrethin shoqeror te tij. E dyta ishte Flavia, simpatike, inteligjente, perfekte ama paksa mendjemadhe. Shume madje. Dhe me ate u nda mjaft shpejt pasi i doli nga qejfi. E treta ishte Ketjona. Kjo qe nje vajze e brishte, e ndrojtur, e mbyllur ne vetvete, e cila shume shpejt krejt papritur e gjeti veten ne krahet e Marios. Ai gjente gjithmone ne menyre per t'i terhequr pas tij. Me Ketjonen u nda sepse gjeti nje vajze me te bukur, me seksi sic e quante ai. Dhe ishte pikerisht Reina. Ishte ajo vajza me te cilin ndodhi nje keqkuptim i vogel duke e kthyer Marion ne nje djale me preferenca te tjera. Doli disa here me te, e coi atje ne "vendin e endrrave" dhe u nda nga ajo ne me pak se dy jave. Tashme nuk shqetesohej me per asgje. Me Xhoin e kishte humbur plotesisht komunikimin. As nuk kishte marre mundimin per ta telefonuar ama tek e e fundit ishte me mire keshtu.
Mengjesi i asaj te premteje filloi plot diell. Mario, tanime ishte ambientuar ne shkollen e re private. Aty mbizoteronte paraja keshtu qe disa mesues ishin thjesht servila te prinderve dhe po ashtu te vete nxenesve. Megjithate kishte norma qe duheshin respektuar. Ashtu sic ishte dhe uniforma e re. Mario u zgjua ate mengjes gjithe energji. Beri nje dush te shpejte, rregulloi floket dhe veshi uniformen qe i kerkohej, e cila perfshinte pantalloza te zeza, kemishe te bardhe dhe nje kollare ngjyre blu. Keto bashkangjiteshin dhe me nje xhakete te erret por qe Mario nuk e vishte asnjehere. Ajo uniforme e bente te dukej me simpatik se kurre. Kemisha e bardhe, e cila i rrinte pak e ngushte, i nxirrte me ne pah muskujt e formuar gjate palestres qe kishte praktikuar keto dite. I dalloheshin shpatullat e gjera dhe i gjithe trupi i tonifikuar. Meqenese me se shumti rrinte vetem, zgjidhja e duhur per te kishte qene palestra. Shkonte atje pothuajse cdo dte ne jave dhe ushtrohej intensivisht. Kishte arritur ne nje gjendje perfekte duke formuar trupin e nje mashkulli te fitnessit. Keshtu mori celesat e shtepise dhe doli nga aprtamenti duke kapur ashensorin. Teksa po shkonte drejt garazhit, ku kishte parkuar makinen e bardhe Audi A8, me syte nga ekrani i celularit, u perplas perseri me nje vajze. Papritur zemra filloi t'i rrihte gati sa per t'i dale nga kraharori. U has me nje buzeqeshje qe e njihte mire. Me nje trup elegant dhe me nje fytyre simpatike qe fshihte pas saj nje hijeshi te pakrahasueshme me asnje vajze tjeter...Shenim,
Epo ky mund te jete kapitulli me kot qe kam shkruajtur deri me tani. Por me duhej t'i shkurtoja disa pjese per te arritur drejt fundit te librit.
Shume shpejt do te shkruaj dhe pjesen e radhes me vajzen qe u perplas Mario.
Xoxo! ❤
ESTÁS LEYENDO
Zemerthyesi (Shqip)
Novela JuvenilFituesi i cmimit te pare ne zhanrin Komedi Mario, djali i endrrave, ai karagjozi, zemerthyesi dhe djali perfekt qe adhurohej nga te gjitha vajzat por qe ndihej bosh perbrenda. Djali qe mund te lidhej me cdo lloj vajze e me pas t'i jepte lamtumiren...