⭐Pjesa 38⭐

2.4K 134 18
                                    

Xhoi me Marion po likuidonin kohet e munguara se bashku. Ne ate dite te vrenjtur, ku shumica e njerezve nxitonin per te shkuar ne shtepi nga shiu i tmerrshem qe mund te fillonte, te dy shoket e ngushte qe e konsideronin njeri tjetrin si vellezer, ishin ulur jashte ne nje bahceje te nje lokali duke shijuar nje Red Bull. Kjo ishte pija e tyre e preferuar dhe e perhershmja qe gjithmone porosisnin kudo shkonin. Ishin mbyllur ne ate biseden e tyre aq premtuese qe i kishte munguar keto dite te fundit te shkolles. Provimet e matures i kishin dhene dhe tashme prisnin rezultatet e arritura. Ishin zhytur thelle ne nje oqean mendimesh dhe situatash saqe nuk e vune re fare, mberritjen e Aldes prane tyre. Me nje gjendje emocionale, tere gezim, iu afrua prane Xhoit dhe e puthi ne faqe. Ky i fundit se c'po i sjpjegonte Marios me disa gjestikulacione duarsh per nje nga ndeshjet e futbollit vendas.
- Oo embelsira ime erdhe ti? I therriti ai duke ia kthyer puthjen, e duke ndaluar biseden me Marion.
- Shpresoj qe te mos jesh i nxehur me mua apo jo? E pyeti ajo teksa bente nje shprehi te fytyres, ku dallohej qartesisht trishtimi.
- I nxef the?! Jo o zemer s'bohet llaf! Lali t'ka shpirt ty, nuk kam fare pse t'nxefem!
- Mendova se mos ishe nxehur qe krijova kete takim me Marion. Por doja shume qe ju te dy te pajtoheshit medoemos. Shkolla po mbaron dhe nuk deshiroja qe te qendronit larg njeri-tjetrit. U justifikua ajo duke u perkedhelur ne kraharorin e gjere te Xhoit. Trupi i tij i lidhur dukej sikur ishte i gdhendur prej guri.
- E shef mer jahu sa t'zgjut e kam te dashuren. O cokollata ime me vanilje!
- O princi im i kalter! Ia kthente ajo me perqafime.
- O biskota ime me kakao! O qumeshtorja ime! Vazhdonte Xhoi duke i dhene puthje te njepasnjeshme ne buze e ne qafe. Te dy buzeqeshnin kurse Mario, nga ana tjeter qendronte si i tulatur duke pare pamjen perballe tij. Ne nje moment nuk duroi me dhe u tha duke shtremberuar fytyren:
- A ka mundesi te shkoni, te gjeni ndonje dhome ju te dy. Xhoi qeshi me te madhe nga reagimi i tij, u shkeput nga Alda dhe i tha:
- Keshtu eshte kur je single! Mario kap fikun se do te ta hane te tjeret!
- Nga m'i gjen keto shprehje o kastravec!
- Pse a nuk kom t'drejt un?!
- Lere kete pune po me thuaj si dole me provimet e matures shteterore? Pyeti Mario.
- Me gjithe kete police qe kam ne krah, u detyrova te msoja vlla! Nuk kisha nga t'ikja! Ma beri tete me dy kjo bukuroshja ngjitur. Iu pergjigj ai i buzeqeshur teksa shihte nga Alda.
- Ka manine ta ekzagjeroje pak si gjithmone apo jo Xho? Thjesht i thashe qe te mesonte ne menyre qe te arrinte te futej ne skuadren e futbollit. Pasi gjimnazi do i duhet ne cdo situate. Tha ajo me veshtrimin Mario.
- Ene ket nuk e kisha nigju vallahi. Si mer jahu e kom kaq t'mire kte Alden si? Ene ajo meno me shume per t'ardhmen time!
- Ke nder mend te vazhdosh per mjeshteri sportive apo si? Pyeti Mario me berrylat mbi tavoline.
- Me kismet Zotit po na e boni hallall , jarebi, du me u fut n'skuadren e Tirones! Kam bere stervitje keto dite dhe i kam ra goxha n'sy trajnerit! Men per shkoll s'kam qe s'kam! Thash t'i futem iher futbollit! T'dali ku t'dali!
- Te lumte o kastravec. Shume mire e ke gjetur. Te pakten do merresh me dicka per ca kohe. Nuk e do shpenzosh ate kot. Po ti Alda per cfare do te vazhdosh?
- Per..
- Aa kjo do meshtesi lalin e vet Mario, apo jo akullorja ime me luleshtrydhe?
- Sic e tha dhe Xhoi, qe ta nderpret gjithmone fjaline- shtoi ajo duke buzeqeshur nga Xhoi.- Mendoj qe te vazhdoj fakultetin ne degen e gazetarise. Gjithmone kam qene e zon ja ne artikulimin e fjaleve apo qofte dhe ne reportazhe keshtu qe them se do te me pershtatej ky profesion.
- Ne rregull po nuk e kuptova se c'lidhje ka kjo me Xhoin?
- Do te behem nje gazetare sportive ja pse!
- Sa bukur qe e keni menduar, cift qe te pershtatet me mire se ju nuk kam pare. Vazhdoi Mario duke rrufitur kafen.
- Kurse ti e ke punen t'garantume daku. Ke babin sa per 100 veta t'tjer. Je pasha! Behesh drejtor direkte! Ej se s'te pyta me Elen ca nodhi mer jahu? Si shkoi puna? Pyeti Xhoi teksa merrte nje cigare nga paketa e Marlboros, siper tavolines. E vuri ne goje, mori cakmakun e kuq qe bente drite, provoi ta ndizte por menjehere ne pak sekonda e futi perseri brenda ne pakete cigaren e bardhe, me nje shirit te vogel kafe ne pjesen e siperme.
- Po pse nuk e ndeze o kastravec?
- Po leje o burr se eshte dhe Alda ktu. E ka inat dahonin! Ca kusuri ka kjo per me duru tymin e cigares? Pastaj po t'dush e nezim kur t'nisena per n'shpi jo tashi!
Alda i dha disa veshtrime Xhoit teksa ai fliste ama menjehere sapo e kuptoi situaten, thjesht buzeqeshi me vete, ku cepat e buzeve i shkuqn sa nga njerin cep ne tjetrin dhe i ngjeshi ato lehte ne faqen e djathte te Xhoit.
- Si ka mundesi qe mendon per te gjitha?! Gjithsesi, u takova me Elen para disa ditesh. Me tha qe do nisej ne Milano me duket apo jo Alda?
- Po pikerisht atje.
- Edhe qe prej asaj dite nuk fola me. Vetem me tha se do i mungoja.
- Po pse s'thu ti te dashka ty ajo!
- Mos na thuaj genjeshtra tani o kastravec!
- Jo jo e kom seriozisht! Te do akoma ajo ty!
- E per cfare vlen kjo! Ajo tashme do te nise nje jete te re andej. Shtoi Alda.
- Jo n'qofte se Mario e pengon!
Tha Xhoi duke u sjelle cuditshem.
- Cfare po ngaterron o Xho?
- Ajo ca po them eshte qe ti me nje tufe lule ne dore, trendafila mundesisht, t'i shkosh atje ne aeroport, diten e nisjes, t'i ulesh ne gjunje, edhe t'i thush me ate zerin prej nje Romeoje sensual:
Sidorela, emri im i preferuar me 4 nota, te lutem mos ik ne Milano. Qendro ketu me mua! Mund te ndertojme nje te ardhme bashke! Une te dua Zhuliete ..kshu Sidorele.. Edhe pastaj puthe. Suspance..Njerezit qe do duartrokasin dhe ju qe nuk do ju interesoje fare se ca bejne ata sepse e keni mendjen te shijoni buzet e njeri tjetrit.. Ah sa romantike.. Eh si eshte dashuria! Vazhdonte Xhoi duke improvizuar cdo veprim qe duhej t bente Mario duke perdorur dhe Alden ne vend te Eles. Si Mario, si Alda kishin mbetur te shushatur nga kjo sjellje e Xhoit. Ngelen me goje hapur dhe sapo ai mbaroi se krijuari "skenen" i thane te dy ne te njejten kohe:
- Xhoi! Ti i the keto?
- Po kam nder mend te shkruaj nje liber timin me titullin: "Tironc nuk behesh por lind" n'dialekrin tim. E kom qa ee!
- C'ne ti me gjithe keto poezi, interpretim?
- E kom seriozisht kte duhet t' bosh!
- Po Mario, Xhoi ka te drejte ne njefare menyre. Nese e do vertete kusheriren time atehere nuk mund ta lejosh qe ajo te largohet pergjithmone.
Mario kishte mbetur i pavendosur. Shihte sa nga njera ane ne tjetren dhe nuk dinte c'te thoshte. Duhet te shkonte atje valle?
- Nuk ke ca t'humesh o robo! Pastaj po s'te heci as me ate, kap shoqen e vet, ate Mirelen!
- Cfare dreqin po thua keshtu o kastravec!
- Po ke t'drejte! Eshte icik e shnosh ajo po s'ka gje. Keto te shendoshat dine me shume stile. E kam nga pervoja personale. Bisha jan bisha!
Alda u habit me fjalet e tij. Direkt i hodhi nje veshtrim theres dhe i bertiti duke i therritur emrin. Ndersa Marios thjesht i erdhi per te qeshur si zakonisht.
- Xhoi!! C'jane keto qe thua! Kur i paske provuar keto "te shendoshat" ti?!
- Para teje o zemer, para teje.
- Cfare thua ti e cfare them une o kastravec!
Mario nisi te mendohej thellesisht ne lidhje me ate c'ka i tha Xhoi. Kjo mund t'i sherbente si nje mundesi e shkelqyer per t'u pajtuar me Elen. Por qendronte dhe Barbi ne mes. Nuk guxonte t'i fliste Xhoit per te, pasi e dinte qe dhe ai do te acarohej perseri. Nuk e kishte takuar akoma sepse ndihej akoma ne faj. Ato mendime te panumerta po e lodhnin shume ne ate dite te vrenjtur. Dukej se dhe shiu nuk vonoi te fillonte. Rete e mengjesit shperthyen dhe shkaktuan nje shi plot rrebesh e te dendur. Te tre u futen brenda lokalit dhe menduan qe te shkonin ne shtepi me mire.
- Mario ku e ke makinen ti? E pyeti Xhoi.
- Per fat te keq e kam lene pak larg qe ketu sepse doja te ecja.
- Sot e gjete t'ecesh ti? Si do ikim ne shtepi tani me gjithe kete shi qe filloi? Shi si furtun ne mes te qershorit! S'kemi as cadra.
- Djema kam une nje cader tjeter ne cante. Iu drejtua Alda.
- Aa si t'kom un ty si shpirt!
- Por eshte roze o Xhoi.. Eh pune e madhe, merreni se nuk ju sheh njeri ne kete shi. Ne te kundert do beheni qull. Ju e dini. Te pakten mbajeni sa te shkoni deri te makina. I tha ajo e buzdqeshur. Te dy pane nje here njeri tjetrin ne sy dhe per koincidence thane te dy te njejten gje. Ata po qe mund te ishin vertete vellezer:
- Ti po na thua qe ta hame turpin me buke?
- Futini dhe nje gote vere nga mbrapa! He tani se nuk ju gjen gje po ta beni rrugen me nje cader roze. Nuk ju bie autoriteti. Merreni dhe kete.-i zgjati ajo Xhoit cadren teresisht roze. Nje ngjyre roze teper femerore dhe terheqese- Ika une tani. Pafshim zemer! Mario mirupafshim! Mendohu nje here dhe per ate qe tha Xhoi. E pasi i dha nje te puthur ne buze ketij te fundit, doli nga lokali duke hapur cadren. E pane derisa iku dhe me pas Xhoi i dha nje veshtrim teresisht dyshues Marios. Duke ngritur vetullen, pa i levizur qerpiket fare, i tha Marios:
- Do e hapim cadren?!
- Asnjehere ne bote!
Te dy e mbajten ne dore cadren, hapen deren e lokalit dhe ia krisen vrapit si dy te cmendur neper shiun e rrembyeshem qe po binte. Pikat e dendura te tij arriten t'ua mbulonin teresisht siperfaqen e rrobave. Kemisha e Marios nga bojeqielli u kthye ne blu. Here bertisnin e here qeshnin si dy te marre. E bene rrugen me nje sprint te pathyeshem derisa arriten te makina duke shkundur floket nga pikat e shiut. U lagen nga koka gjer te kembet vetem qe te mos hapnin cadren roze. Deri ketu arrinte krenaria e djemve tane...

Zemerthyesi (Shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora