⭐Pjesa 15⭐

3K 156 13
                                    

Tashme Mario ndodhej ne shume situata ne te njejten kohe. Nga nje ane qendronte ndarja e prinderve, nga ana tjeter Sidorela.. Duhej me patjeter qe te gjente nje zgjidhje e te dilte nga tere ky konfuzion qe e kishte perfshire. E filloi menjehere nga ceshtja me e rendesishme, familja. Vendosi qe diten tjeter te fliste me prinderit e tij qe ne mengjes para se te iknin, e t'i jepte mbeshtetjen e tij.
Me ne fund e merkura erdhi. Rrezet e diellit ne ate dimer kishin gjetur nje menyre per te hyre ne dhomen e Marios e per ta bere ate te zgjohej. Ky zgjim i tij u shoqerua sigurisht dhe nga alarmi idiot i celularit mbi tavoline qe asnjehere nuk e linte rehat. Menjehere u cua qe te vishej e te behej gati per te shkuar ne shkolle. Si fillim beri nje dush, u vesh, u parfumos, harxhoi minuta te tera duke perfeksionuar rregullimin e flokeve dhe doli nga dhoma. Nxitoi pak, pasi deshironte qe te fliste me prinderit per situaten e djeshme. Sapo hyri ne dhomen e ndenies, ndjeu aromen e kafes turke te mengjesit, te cilen mamaja e tij e pergatiste pothuajse cdo dite para se te shkonin ne pune. Si zakonisht gjeti babane te ulur ne divan duke lexuar gazeten me lajmet e perditshme te vendit. Menjehere iu afrua mamase per nje perqafim me nje buzeqeshje ne fytyre teksa ajo po zbraste kafen neper filxhane.
- Miremengjes mami!
- Miremengjes shpirti i mamit. I tha ajo duke e pare e cuditur nga ky veprim i pazakonshem i tij.
- Mario u zgjove?! Kampioni i babit dua te te them dicka.. Iu drejtua babai i tij duke iu ulur prane.
- Jo babi sot do te jem une ai i cili do te flas me ju. Dua t'ju them se ju jap mbeshtetjen time ne cdo veprim qe do te merrni, qofte ai i mire apo i keq. E di, dje u solla si femije, si egoist duke ikur nga shtepia ne ate menyre ama kuptova se edhe me ndarjen tuaj, ju do te qendroni gjithmone prane meje apo jo?! E vetmja gje qe dua eshte te kalojme pak kohe familjarisht, dua te them si nje familje e vertete.
- Sigurisht qe po Mario, xhani i mamit! Shtoi e ema duke dhene nje perqafim te ngrohte. - Na lumturove me keto fjale!
- Jemi shume krenare per ty! Na tregove se je rritur tashme! E dime qe ndarja do te jete pak e veshtire per ty por te tilla jane rrethanat.. Edhe nje gje tjeter! Mario si thua te mos shkosh sot ne shkolle? Vazhdoi babai i tij duke lene gazeten mbi tavoline. Normalisht Mario kete donte, qe te mos shkonte dhe sot ne shkolle. Keshtu qe pranoi pa asnje pike dyshimi.
- Mire babi, por pse te mungoj?
- Aa ate e di une! Vjollca ne po shkojme per ate punen qe te thashe!
- Ne rregull Fatmir!
Mario, sipas fjaleve te babait te tij, u nis me te, drejt kompanise. Rruga kaloi shpejt ku u shoqerua si gjithmone me bisedat ne lidhje me futbollin nga Mario. Derisa arriten ne nje ndertese me xhama dhe mjaft elegante nga pamja e jashtme. Brenda ishte e mbushur plot me makina luksoze te renditura plot klas dhe finese, njera krah tjetres. Sapo i pa Mario ngeli i cuditur. Menjehere zbriti nga makina duke e lene babane prapa dhe vrapoi qe te hynte brenda ne ate ndertese fantastike. U perball me nje pamje spektakolare. Ne qender te te gjithe mjeteve, gjendej nje makine e bardhe, shik, plot shkelqim dhe me nje fjongo te kuqe persiper. (Fotoja lart) Nuk arriti t'i besonte syve. Pyetja e vetme qe i verdallisej ne mendje ishte "Mos eshte gje e imja kjo makine?! Per me teper, lexonte dhe Audi, lloji i makines qe ai kishte kerkuar! Kjo u konfirmua dhe me arritjen e babait brenda, i cili u takua me menaxherin e asaj ndertese dhe shkuan te dy te Mario. Ky i fundit vetem shihte makinen dhe nuk bente asnje ze.
- He kampioni babit, si te duket makina jote e re?
Mario e pa njehere dhe sapo e kapi fillin e tere kesaj situate, pyeti:
- Kjo eshte makina ime?! Te betohem qe ti je babi me i mire ne bote!
- Po Mario e jotja eshte. Meqenese kjo gjendje qe po kalon ka qene paksa e veshtire per ty, menduam qe bashke me mamane te te blinim nje makine te tille.
- Por ju me vute kusht qe duhej te mesoja!
- Kushti qendron akoma vetem se dhuraten ta beme para kohe.
- Babi me keni bere djalin me te lumtur ne bote ta dini!
- E meriton Mario! Ah se harrova te te thosha! Sot pasdite ne me mamane do te shkojme nje nje udhetim pune me disa kompani zinxhir tonat, keshtu qe do te te duhet te qendrosh vetem ne shtepi. Ama mos u merzit, do te kthehemi shpejt.
- As mos e vrisni mendjen fare! Sot kam dhe nje party ne shkolle, do te dal me Xhoin keto dite qe te mos jem vetem.
- Po mire atehere Mario! Do te te le disa para ne dhomen tende, ne rregull. Me duhet te shkoj tani. Ti kthehu me makinen tende te re ne shtepi.
- Urdheroni celesat zoteri. Iu drejtua menaxheri i nderteses mjaft serioz, Marios.
- Faleminderit!
E me ne fund hipi ne makinen e tij personale. I dha shpejt gaz dhe filloi te bente xhiro neper rruge si ndonje femije i lumtur. Makina ishte nje mrekulli e vertet. Kishte cdo gje, pamje, komoditet, shpejtesi. Audi A8 tashme u be i Marios. Si duket dhe ndarja e prinderve i sherbeu per dicka te mire...

Zemerthyesi (Shqip)Onde histórias criam vida. Descubra agora