⭐Pjesa 39⭐

2.5K 128 23
                                    

♥♥

Ajo dite me shi ishte inspirimi i nje deshire te pazbuluar nga Mario. Ideja kaq e papritur e Xhoit e coi ate ne nje bote tjeter. E futi ne nje kompleksitet mendimesh qe nuk e lane per asnje minute te qete ne ditet pasardhese. Gjate gjithe kohes vetem mendohej i vetem ne shtepi, teksa qendronte i ulur perballe driares ne kolltukun e zi prej lekure, me nje nga purot e babait ne dore. Shihte vetem tymin e bardhe e te dendur qe shfrynte nga ajo puro kubaneze. Po i dukej vetja si ndonje mafioz italian i dashuruar deri ne kulm. Ishte i vene perpara dy rrugeve qe e kishin munduar aq shume kete vit te fundit te gjimnazit. Asnjehere nuk ishte ndjere ne kete menyre. Per me teper nga dy vajza. Ishte mesuar qe thjesht te shijonte jeten, duke ndjekur valet e detit te adoleshences e te mos kthehej me prapa per te pare diellin. Ishte mesuar te qendronte i vetem, mos te fuste asnje vajze ne zemren e tij. Dukej sikur e kishte izoluar me zinxhire te trashe e te hekurt, per te mos u futur asnje brenda. Por shiko si ndodhi. Zemren e tij arriten ta hapnn dy vajza, komplet te ndryshme. Arriten ta benin Marion per vete dhe t'i shkaktonin atij me mijera ndjenja te pathyeshme. Fitimtare ishin Ela dhe Barbi. Vajzat nga te cilat u nda pergjithmone. Ose ndoshta jo pergjithmone..
Ishte nje nga ato ditet e qershorit dhe koha kishte filluar te ngrohej goxha. Ashtu sic po afrohej vera, ne te njejten kohe kishte ardhur koha e diplomimit te Marios. U zgjua ate dite me nje zell te madh dhe shkoi menjehere te behej gati. Xhoin nuk mundi ta takonte pasi gjendeshin ne shkolla te ndryshme. Beri nje dush te shpejte, i vuri flokeve pak xhel sa per t'i qendruar sic duhej dhe me pas vendosi te bashkonte shijet e tij trendi dhe serioze ne perzgjedhjen e veshjes. Hodhi parfumin, i cili i ngjante me eren e kolonjes duke e bere teper mashkullor, e pa nje here veten ne pasqyre dhe doli duke rrembyer celesat e makines nga varesja, prane deres ku ato ndodheshin. Menjehere telefonoi prinderit per t'i thene se do shkonte dreke ne shkolle, ne menyre qe dhe ata te vinin ne kohe.
- Alo ma po iki une, kur do vini juve se fillon ajo ceremonia e diplomimit ne pak minuta.
- Po Mario gati jemi, po nisemi bashke me babane tend, jemi rruges. Takohemi te gjimnazi mire xhani i mamit?
- Ah mire ne rregull. Ja per pak minuta jam atje.
E mbylli ceularin dhe duke e futur ne xhepin e pasem te pantallonave, u drejtua per tek garazhi. Hipi ne makinen e bardhe qe shkelqente akoma me shume ate mengjes, pasi e kishte cuar ne lavazh pak dite me pare dhe u nis drejt shkolles. Vuri si gjithmone diskun e Noizyt, per pak motivim dhe nisi te kendoje teksa priste ne trafikun e renduar te Tiranes. " Turmat m'vin permas krejt durt nalt. Makinat jan gati like gaz gaz gaz, Shpejtsi maksimum adrenalina krejt nkulm, Kur cunat jan n'sken digjet veni bohet shkrum.Number 1 - still in the building, World wide gang banging..." Nderkohe qe ishte perqendruar ne kenge dhe nuk ndodhej me menderisht ne rruge por vetem fizikisht, syte i zune nje vajze e bukur, te gjate e simpatike me nje pale syze te zeza, te cilat i kishte ngecur ne floke e qe i kaloi perpara kur semafori u hap per kalimtaret. Ishte vajza qe ai i kishte dhuruar nje varese me emrin Barbie ne te. Ishte ajo, Barbii dora vete! Princesha e Marios. Ishte vajza qe dikur i kidhte thyer zemren e qe tani pas kaq shume kohesh, nuk ndihej krenar per kete gje si gjithmone. Ajo pasi kaloi rrugen eci krejt e qete ne trotuar duke pare vetem drejt. Nuk mund ta linte qe t'i shpetonte nga duart perseri. Oh jo. Mario doli nga makina me hapa te shpejte duke e lene Audin ne mesin e nje trafiku teksa bllokoi te gjitha makinat pas tij dhe vrapoi drejt Barbit. Madje dhe celesat i la brenda duke i krijuar mundesi te tjereve qe te beheshin te pasur, milionere vetem nga kjo pakujdesi e tij. Por jo ai vazhdoi te vraponte pas saj duke mos menduar fare per pasojat.
- Barbi! - e therriti teksa mezi po merrte fryme. E menjehere ajo ktheu koken duke bere nje levizje te kokes ku floket dukeshin sikur i fluturuan. U habit me Marion. As qe e imagjinonte se do takoheshin perseri keshtu. e pa me nje veshtrim qe vetem ajo dinte ta bente. Modest dhe magjepses.
- Mario! Cfare.. Cfare po ben ketu?
Ai iu afrua dhe mori doren e saj duke ia vendosur prane zemres. Dreq ajo po i rrihte aq fort. Barbi ndjente ne pellemben e dores muskujt e kraharorit te Marios. Ky pasi e pa nje here drejt e ne sy arriti t'i thoshte.
- E sheh qe zemra ime po rreh vetem per ty. Rrezikoj te marre te sharat e shofereve dhe nje gjobe te mire qe e lashe makinen ashtu. Por.. nuk me intereson asgje. As Xhoi! Arrita te sqarohem me te por nese ai nuk na lejon qe ne te jemi te lidhur atehere nuk do t'i flase me. Mjafton vetem qe ne te pajtohemi. Te kerkoj shume te falur per gjithcka kam bere apo kam thene. Me ka marre malli per ato fjalet e tua, zenkat qe beje me ndonje djale rruges vetem sepse ai te thoshte ndoje kompliment, menyren se si te krijoheshin disa rrudha ne balle nga nervat kur inatoseshe.. Me mungojne te puthurat e tua, aroma jote si cokollate, menyra sesi me perqafoje kur te beja ndonje dhurate. Me dukej sikur une isha heroi yt. Me mungojne ai pseudonimi "Super Mario" qe vetem ti ma thoshe. Me mungon cdo gje e jotja. Dreq mendoj se kam rene brenda me ty! Te lutem a mund te rikthehemi sic ishim? A deshiron te jemi bashke? Epo une i thashe ato te miat. Kjo mbetet ne doren tende. Ia tha te gjitha duke i hapur zemren ne cdo fjale te tijen, ne cdo rrokje te tyre. Ia tha me nje veshtrim lundrues qe i dallohej ne sy, sikur aty te ishte krijuar nje det i tere mendimesh e tani.. Tani priste ma padurim pergjigjen e saj teksa e shihte ne sy. Shmangi cdo zhurme perreth tij, cdo te bertitur te shofereve te tjere per makinen e lene ashtu peng ku disa dhe e parakalonin, cdo cicerime te zogjve ne ate dite te bukur. Barbi pasi u emocionua nga ky "fjalim" i Marios, me sy te lagur nga lotet, duke e terhequr doren nga ai, vazhdoi thjesht keshtu :
- Jo.. Mario nuk mundem. Nuk dua qe te vazhdojme me bashke. Nuk dua qe t'i hap perseri ato plaget e vjetra qe deri pak e pare, mendoja se me ishin sheruar. Me vjen keq.. Me duhet te iki. Te lutem me fal.. Ti nuk e meriton kete por..
Keto ishin fjalet e fundit te saj qe nuk arriti t'i perfundonte. E pasi i shqiptoi u shkeput nga Mario duke e lene ate te shushatur. Iku me te shpejte, i humbi menjehere nga syte teksa fshinte lotet me cepin e menges. Ai nuk u perpoq ta ndalonte. Jo aspak. Thjesht mbeti ,e syte nga largimi i saj duke u perpjekur qe te mendonte. Tashme ishte ajo ia thyu zemren. Barbi e la pergjithmone. Si mund te ndodhte kjo? Ashtu sic ishte pa i besuar akoma fjalet e saj, u fut ne makine qe per fat te mire nuk ia kishin vjedhur me gjithe celesa brenda, i dha shpejt gaz e po i dukej sikur po nxirrte gjithe mllefin ne ngarjen e saj me shpejtesi. U largua qe andej pa i dhene shpjegime askujt. U largua pa veshtruar fare prapa. Tashme nuk ishte as Xhoi e as Sidorela arsyeja e ndarjes se tij por vete ajo, Barbi...

Zemerthyesi (Shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora