Ato dite te fundit te vitit kaluan shpejt. Pothuajse pa u ndjere fare. Mario i festoi sa mundi festat e zakonshme me familjen dhe Xhoin. Tashme nuk ndihej me bosh perbrenda. E kishte harruar plotesisht Sidorelen. Edhe pse nje pjese e saj gjithmone do t'i mbetej tatuazh ne zemer. Nuk kishte marre lajme nga ajo. Ndonjehere i shihte fotot ne Facebook apo Instagram. E bukur si gjithmone me nje buzeqeshje qe i pasqyronte shpirtin dhe miresine qe ajo rrezellente. Dukej e lumtur dhe pa Marion. Ndersa ky nga ana tjeter pushoi se menduari per te. Tashme deshironte ta linte cdo gje te ecte me hapin e kohes.
Mario ndihej me i qete se kurre. E kaloi Vitin e Ri me familjen e si gjithmone pas ores 12 doli me Xhoin. Gjithsesi ishte ky ishte nje vit mjaft i bukur per te. Tanime nuk i ngelte gje tjeter, pervecse te shihte rezultatet e vitit 2016.
Ishte nje nga ato ditet e janarit perpara se te fillonte shkolla. Jashte, era frynte fuqishem duke lekundur paksa pemet e thara, te cilat ishin zhveshur nga gjethet qe ne shtator. Dimri e kishte nxjerre koken. Bente ftohte dhe kjo shkaktoi strukjen e njerezve neper shtepiat e tyre.
Edhe Mario kete gje vendosi te bente. U zgjua ate dite vone, ku pasdite do te dilte me Xhoin. Ne fillim u vesh dhe hengri "mengjes", edhe pse ai vakt tashme mund te quhej dreke, duke pare oren. Sapo do te merrte ne dore telefonin per te telefonuar Xhoin, ekrani u ndricua nga telefonata e ketij te fundit. Menjehere e hapi duke degjuar zerin e plote te Xhoit.
- Alo Mario mer pak se me mbaroi oferta!
Mario menjehere mbylli telefonin dhe duke me nje buzeqeshje ne fytyre i telefonoi serish.
- O kastravec! Sa do te te merrja dhe une. Po ti pse more?
- Ej o Mario sot nuk dalim dot daku se kam icik pun! Do takoj nji kushuriren time se do vij te shkolla jon. Po neser jam n'dispozicioni tat! Shkojme ku t'dush ti!
- Mire o kastravec mire! Se dalim here tjeter. Nuk eshte problem.
- I modh je! E kom thon me koh un! Hajt shnet!
- Mirupafshim!
Mario mbeti perseri vetem ne apartementin bosh te tij. Nuk dinte c'te bente. Xhoi kishte probleme te tjera dhe e vetmja zgjidhje ishin prinderit e tij. Nuk deshironte ta kalonte diten vetem, i mbyllur ne shtepi, keshtu qe mendoi te shkonte njehere nga kompania e babait. U be gati, veshi atletet e shtrenjta komplet te kuqe , vuri syzet e zeza dhe mori ashensorin per te zbritur poshte. Me i pashem se kurre, duke terhequr vemendjen e disa vajzave kur po dilte ne lagje, mori makinen qe shkelqente e tera. Sapo filloi te ecte mbrapsht, ne menyre qe te dilte ne rrugen kryesore, ndjeu nje tronditje te lehte nga prapa. Ndoshta kishte shtypur dike?! Menjehere hapi deren e makines dhe vrapoi te shihte se c'kishte ndodhur. Ne ato momente i erdhen ne mendje fjalet e babait, i cili gjithmone e keshillonte te parkonte makinen ne garazhin prapa pallatit. Ama kryenecesia dhe kokfortesia e Marios bene qe ate dite ai te shtypte nje njeri. Sapo shkoi ne pjesen e prapme, pa njehere makinen se mos i kishte ndodhur gje e me pas vajzen qe ishte rrezuar aty prane. Ama nga gjendja dukej mjaft mire. Mario nuk e kishte perplasur shume. Duke pare qe makina s'kishte pesuar asgje ne pjesen e kofanos tha i lehtesuar:
- Uhh fale Zotit!
Vajza qe po e shikonte egersisht duke ia ngulur syte si e cmendur i bertiti me te madhe teksa qendronte akoma ne trotuar.
- Ej o ti cuni! Manjaku pas makines, jam akoma ketu une! Nuk mendon se duhet te vish, te me japesh nje dore qe te cohem?!
- Ah po me fal! I tha Mario teksa ngriti vajzen nga trotuari ku kishte rene nga perpasja e pakujdesshme e tij. Vajza kishte veshur xhinse te zeza, te cara te pjesa e gjurit, nje bluze te gjere te bardhe dhe nje xhakete lekure te zeze sipas trupit. Sapo u ngrit ne kembe iu drejtua e nevrikosur Marios:
- Po ti si e ke hallin?! Cfare mos je qe i verber qe nuk shef nga syte apo e ke marre patenten me leke! Per desh me vrave pak me pare!
- Hej bukuroshe une isha ne rregull me veten time. Ti ishe ajo qe u shfaqe nga hici!
- Na ben dhe arrogantin tani!
Vajza e tensionuar u ul perseri ne trotuar. Nga perplasja me makine ishte rrezuar ne te dhe kishte care gjurin. Tashme lekura e saj ishte bere tere gjak. Ishte care gjithandej dhe nuk beri gje tjeter vecse te shihte plagen.
- Po ti qenke vrare! Me ler te te ndihmoj! I tha Mario ne dukje i shqetesuar duke iu ulur prane.
- Uou qetesohu! Kane ikur ato kohet kur princeshat qanin se iu thye thoi! Nuk ka problem. Eshte vetem nje e care e vogel. Asgje me teper! E kundershtoi ajo.
- Kaq e vrazhde je gjithmone?! Iu kundervu Mario.
- Jo ne fakt jam vetem me ata qe perpiqen te me shtypin me makine. Dhe heren tjeter sigurohu te shikosh ate gjene para vetes qe ke ne timon. E kam fjalen per ate xhamin qe quhet pasqyre. Mundohu te hedhesh syte dhe njehere prapa se nuk i dihet.
I tha vajza dhe u cua duke e lene Marion pa fjale. Duke ecur ne drejtimin qe ishte nisur ndaloi nga fjalet pasardhese te Marios. Ai gjeti rastin dhe i kerkoi dicka:
- Si thua te te qeras me nje kafe? Si djali qe te shtypa, mendoj se duhet te ta bej kete favor!
Vajza pasi e pa duke i dhene nje buzeqeshje iu pergjigj:
- Mire ne rregull vetem se kushuriri im u vonua si gjithmone!
Mario e la makinen aty ku ishte dhe filloi te ecte me vajzen e panjohur. Here pas here i hidhte ndonje shimim rrembimthi. Kishte nje fytyre te bukur edhe pse s'kishte perdorur fare make up. Me floke te cregullt, te drejte kafe dhe me buzet e plota e me forme arriti te terheqe vemendjen e Marios. Vendosen te uleshin ne nje kafene qe gjendej aty afer. Ndodhej nje ambient mjaft i ngrohte ne krahasim me jashte. Aroma e kafes se fresket ndihej sapo hyje dhe menjehere sa bene porosine Mario iu drejtua vajzes:
- Me fal per ate c'ka ndodhi.
- E di se cfare urrej te djemte? E pyeti vajza duke e veshtruar drejt e ne sy.
- Cfare? Shtoi Mario i cuditur.
- Modestine fallco! I urrej ata tipa qe mendojne se mund te lidhen me cdo lloj vajze e me pas te ndahen prej tyre me justifikimin se jane shume te mira per ta. Pse cfare u bene vajzat, manekine qe ti mund t'i perdoresh sa here te duash, t'i veshesh rroba e me pas t'i hedhesh ne plehra! Epo une kete gje nuk e duroj dot. Ti nuk je nje i i tille apo jo?
- Une.. Pff.. Jo cne! Po mire me gjithe kete perceptim tendin a ke te dashur ti?
- Ti mendon se une kam nje te tille pas ketyre fjaleve qe thashe. Nahh nuk kam. Eshte njesoj sikur djemte te jene Oskar dhe une jam Leonardo DiCaprio.
- Si ka mundesi qe nuk te kam pare asnjehere ketej rrotull! Mos ke ardhur gje tani ne kryeqytet?
- Jo familja ime ka shume vjet ketu. Jom tironce dembabadem! Lind e rrit n'Tiron! Prapa Pallatit te Kultures e kam shtepine. E ke parasysh ate kengen e Artiola Toskes "Goc tirone jom, rronjet ktu i kom! Me pershtatet me se miri!
- Hahaha. Edhe une kam nje shok qe flet ne te njejten menyre si ti. Edhe ai nga Tirana eshte. - Shtoi Mario duke menduar per Xhoin.
- Vertet?! Je me fat atehere! Une quhem Barbi!
- Hahaha c'eshte ky emer?! Si kukulla Barbi do te thuash?! E admiroj guximin e prinderve te tu qe te kane vene kete emer.Po gjate si te therrasin princesha Barbi Une quhem Mario. I tha ai duke qeshur akoma. Gje kjo qe shkaktoi acarimin e Barbit.
- Degjo ketu ti Mario! E ke idene se c'eshte taekwondo? Po eshte nje art marcial modern ku une me nje levizje arrij te te palos ne toke. Nuk mendoj se do ta gjesh veten duke perqafuar dyshemene apo jo Super Mario?!
- Nuk me pelqejne shakate.
- Hey djali me ndjenja e tille eshte jeta! Takon dike qe ta tregon mire qejfin dhe kupton se ke qene trap gjate gjjthe kohes! Iu pergjigj Barbi me nje buzeqeshje. Mario nuk iu kundervu aspak por filloi ta shihte me vemendje. I dukej aq e bukur. Zgjuarsia e saj dhe mendjeprehtesia ne cdo fjale qe thoshte e beri Marion te humbte ne mendime. Nuk dukej aspak si vajzat e tjera. Ishte totalisht ndryshe. Kishte nje karakter te forte qe s'lejonte ta thyente asnje e nje sjellje te ftohte qe e beri Marion t'i afrohej duke mos marre parasysh pasojat...Pershendetje! Me falni qe s'kam bere update por shkolla pati efektin e saj si gjithmone.
Btw te fotoja lart eshte Barbi qe vjen nen imazhin e Barbara Palvin.
Shpresoj t'ju pelqejne kapitujt ne vijim.
Dua te di komentet tuaja per kete pjese keshtu qe comment if u want! :*
ESTÁS LEYENDO
Zemerthyesi (Shqip)
Novela JuvenilFituesi i cmimit te pare ne zhanrin Komedi Mario, djali i endrrave, ai karagjozi, zemerthyesi dhe djali perfekt qe adhurohej nga te gjitha vajzat por qe ndihej bosh perbrenda. Djali qe mund te lidhej me cdo lloj vajze e me pas t'i jepte lamtumiren...