⭐Pjesa 25⭐

2.5K 133 24
                                    

Sapo Barbi pa letren e propozimit, menjehere mori celularin dhe formoi numrin e Marios qe cuditerisht i ishte fiksuar ne koke. Zilja po binte. Me nje buzeqeshje qe po i shkelqente fytyren, mezi priti derisa Mario te pergjigjej. Nga ana tjeter ky i fundit ishte duke i dhene makines per t'u takuar me Xhoin. Pak me veshtiresi duke mos i hequr duart nga timoni, hapi telefonin dhe e vuri ne loudspeaker.
Sapo pa emrin e saj ne ekran i shkelqyen syte. Me nje ze te thelle dhe preciz u pergjigj sikur te mos kishte ndodhur asgje.
- Alo.
- Mario!!
- He principessa vendose gje? E pyeti krejt i qete Mario.
- Tani jam midis asaj Po-se dhe Patjeter! Poo Mario pooo! Bertiti Barbi ne mes te autobusit duke u hedhur perpjete nga gezimi. Te gjithe njerezit u kthyen nga ajo duke e pare cuditshem sikur te ishte ndonje alien. Barbi paksa ne siklet u kthye me koke nga xhami duke buzeqeshur me vete.
- Epo tashme ti je princesha ime Barbi.
- Prit pak po tani ne quhemi te lidhur? E pyeti ajo e hutuar.
- Jo cne! Tani jemi komshinj! Neser pasneser do te te vij te dera per te kerkuar fare kosi! I tha Mario duke qeshur.
- Tallu ti tallu! Mos u shqeteso se ta rregulloj une kur te takohemi. Ia ktheu Barbi.
- Jam shume kurioz tani se cfare do te me besh. Kam frike se kur te takohemi do te te mbys me puthje.
- Seriozisht Mario. Jam shume e lumtur. S'di c'te them. Bertita si budallacke pak me pare vetem per te te thene ty po.
- Hahahaha ti je e cmendur. Te dua Barbi!- Pasi i tha ato fjale dicka e preku ne shpirt. Dukej sikur nje shigjete pershkoi zemren e tij. U ndie mjaft mire. U ndie i dashuruar me Barbin. Ishte nje lloj dashurie xhami e sinqerte ama qe mund te thyhej mjaft lehte. Ishte hera e pare qe ai shqiptonte fjalet "Te dua" tere ndjenje. Barbi e degjoi dhe nuk diti c'ti pergjigjej. Pa u menduar fare, me nje cembim te tmerrshem ne stomak, ia ktheu papritur:
- Edhe une Mario. Edhe une..!
Mbylli telefonin dhe me nje buzeqeshje qe i kishte veshur komplet fytyren, u mbeshtet te xhami duke i ardhur ne mendje qindra mendime per Marion.
Ky i fundit ndaloi makinen per te takuar Xhoin. Syte vazhdonin t'i shkelqenin. Ishte shume e cuditshme sepse asnjehere nuk i kishte interesuar ndonje vajze me shume se Barbi. Pa perjashtuar as Elen sigurisht. Mendimi se ajo i kishte telefonuar pak me pare, prape nuk ishte i qarte. Arriti t'ia trazoje mendjen dhe ta beje Marion te arsyetonte me teper se c'duhej. Ama gjeti nje moment paqeje kur Xhoi i doli perpara. Per cudi, ai kete here nuk kishte veshur me te zeza. I dallohej nje bluze blu me stampen "Tirona Fanatics" e bere vete nga ai si tifoz i flakte i kesaj skuadre, xhinset e zeza dhe atletet e bardha Nike me vijen e tyre karakteristike po ashtu ne ngjyre blu. Floket i kishte rregulluar ne menyre te persosur dhe si gjithmone nuk kishte harruar te vinte ne dore rolexin e tij.
Sapo e pa Marion thjesht i dha doren dhe i tha:
- Po ku je mer jahu se na thave syte! Ku je?! S'te kam pa fare keto dite. Ca bo kshu ti?! T'pakten te tako robi iher si qysh tek!
- Kam pasur pune prandaj. C'ke bere ti keto dite?
- Leje se na ka kap i hall i modh! Gjigand fare!
- Pse c'te ka ndodhur?
- M'ka hum Drejku! I tha Xhoi duke folur per qenin e tij.
- Po verdalle do jete o kastravec. Mos e vrit mendjen se ketej rrotull eshte. Nuk te braktis ty ai.
- Ca thu o Mario! Nuk po e gjej! M'ka ik zari komplet! Nuk di ca t'boj pa ate! E ke parasysh ate shprehjen "me mire nje qen shok sesa nje shok qen" tamam kshu ishte ai per mu.
- Po si humbi Drejku?
- Ja nji dite dola me Alden une edhe harrova t'i jepja per t'ngrene. E lash gjithe diten pa buke qe m'u thafte kjo dore! Ndoshta ka qene dera hapur edhe ai ka ikur.
- Po jo se nuk iken qeni keshtu! Ndoshta ka gjetur ndonje qenushe tjeter edhe ia ka mbathur.
- Ku ta gjeja un t'ishte ashtu. E di qe e ke mire ti. I ka ngjajt t'zotit t'vet ai pranej!
- Kesaj i thone: Beme pronar te te ngjaje! Pa me trego pak me Alden si te ecin punet?
- E du shum seriozisht. M'a ka vjedh zemren qe tashi. E ka lali shpirt ate! Ajo eshte llokumi im me arra.
- Sa mire! Kam edhe une lajme per te te dhene.
- Hajt per hajer ishallah! Iu kthye Xhoi duke e degjuar me vemendje.
- Sot u lidha me ate vajzen qe te thashe.
- Oo urime! Plasen cokollatat domethon!
- Hahaha! Ca kastraveci qe je!
- Po si e ka emrin fatlumja?
Mario pasi u mendua njehere mendoi qe mos ta zbulonte emrin e vecante te Barbit. Donte qe Xhoi ta zbulonte vetem pasi te prezantohej me te.
- Ajo eshte princesha ime. Kete here jam dashuruar keq me tere mend! I tha Mario duke menduar te gjitha momentet me Barbin. Pa e kuptuar as vete, buzeqeshi duke pare nga Xhoi. Ky i fundit e veshtroi per nje moment dhe i tha:
- Aa ti ke rreshqit fare! Ore c'keni ju njerezit sot ee? Kaq te lumtur jeni?
- Pse e thua kete?
- Po ja edhe para ca minutash takova kushuriren time rruges. Dukej sikur e kishte drogu njeri o Mario! Ishte si n'qiellin e shtate. Qeshte papushim edhe se c'mbante ne dore nje leter. M'boni pershtypje kur e pashe se ajo zakonisht eshte goc e forte kshu n'pamje te pare!
- Po kushedi si e ka pasur hallin edhe ajo. Ndoshta i ka rene ne koke per ndonje.
- Po po dhe ate t'beje ajo edhe ja tregoj une mire qejfin pastaj! S'ka kshu gili-vili. Te mbaroj iher shkollen pastaj le te gjeje ke te doje!
- Po ti je vete ne moshen e asaj o kastravec. Si thua keshtu?
- Po se jam ne moshen e asaj dua qe ta mbroj. Duke pa veten time edhe ty sesi jemi, nuk du qe t'i hyje ktyre punve. Lali jena tironca neve. Jena icik fanatik per kshu gjonash a kupto! Nejse kur do na e prezantosh ket te dashuren ti?
- Neser ose pasneser meqe na fillon shkolla.
- Aa shume mire. Edhe ket here mos e lej gocen e huj mrena dy ditesh sic bo gjithmone.
- Jo! Kete here e kam marre shume seriozisht lidhjen.
- Kshu po! Ika tashi se do takohem me Alden. Do t'i blej nje kuti me cokollata dhe nje tufe me lule.
- Shiko. Te paska bere dhe romantik Alda! Bravo i qofte!
- Ehh.. Dashuria bo t'veten vlla. Blija dhe ti asaj tates. Gocat kshu dun edhe t'hidhen vete n'qafe pastaj. Keshille nga Xhoi tironci! Ika hajt shnet. Gjithe t'mirat!
- Mirupafshim kastravec!
Ne njefare menyre Xhoi kishte te drejte per kete te fundit. Mario mori mendjen e tij dhe vendosi ta ftonte Barbin ne nje takim te nesermen. Mendoi ta pergatiste me detaje romantike qe takimi te dilte perfekt. Shkoi ne shtepi dhe pa ngrene darke u shtri per te fjetur. Me pare i coi nje mesazh Barbit me tekst "Naten e mire principessa. Shpresoj te te dale une ne enderr sot ❤". Menjehere sa e dergoi i erdhi replika nga Barbi:" Edhe sikur te mos shoh enderr me ty, ta dish se ti je gjithmone ne mendjen time.. ❤"
Me ato ndjenja te pafundme per Barbin, Marion e zuri gjumi, duke i lene vend dites se nesermve. Me siguri qe e hena do te kishte rezervuar surpriza te tjera dhe te befasishme ne jeten aventuriere te Marios...

Zemerthyesi (Shqip)Where stories live. Discover now