I

5.6K 200 126
                                    

'Do me lesh te qete?' kordat e zerit te saj u drodhen teksa pershperiti kur ai e perkedhelte lehtazi nen qafe.

'Nuk te lus' ftohtesia e goditi kur trupi i tij i ngrohte u shkeput prej te sajit. Humbi dhe ate elektricitet qe e ngrohte brenda vetes. E kuptonte se te merrej me dike si ai, donte durim. Por ai ia shkundte durim sa ketej e andej tutje. Luante me te sepse nuk bente ze. Ishte mesuar.

'Do iki te dal me shoket'

'Ku?' tinguj pendimi ndiheshin ne zerin e saj por ajo mundohej t'i fshihte. E kote. Me mire se ai askush se njihte.

'C'te duhet ty?' ia ktheu ftohte. Ashtu sic ia kerkoi ajo ta linte te qete, ate do bente dhe ai. Te vetmen here kur mundohej t'i afrohej, ajo e largonte prej krenarise te teper. Ne djall pra me gjithe krenari, kur ai nuk do i tregonte asgje me per veten.

'S'po te ha. Po te pyes. Ku do shkosh?'

'Bilardo' me ate fjali perplasi dhe deren fort gati per tu shqyer nga muri. Habitej si nuk kishte ndodhur akoma. Shfryhu e inatosur kesaj rradhe, më asnje fije pendimi nuk varej neper mendjen e saj. Te pendohej per te? Mjaftonte te thoshte disa fjale dhe te gjithe miresine e saj ta shkermoqte ne hi.

Ankth. Djerse. Furi. Zemra e saj rrihte me shpejtesi, si e marre, sikur ndodhej ne rrezik. Kesaj rradhe po i dhimbte, ndryshe nga heret e tjera. E tonditur nga gjumi, provoi te qetesonte veten duke pire nje gllenjke uje. E kishte ndjekur ajo enderr me muaj, ishte shendrruar ne nje makth. Sado emocione i falte, behej e bezdisshme deri ne nje fare kohe. Nje makth. Pikerisht keshtu ishte transformuar per te. Kishte vizituar psikologe, madje gjyshen e saj supersticioze e cila besonte ne besytni, as ajo nuk e kishte zbuluar se nga sindrome endrrash vuante mbesa e saj. E bukura ishte se nuk i shfaqej vetem ky fragment neper endrra, kishte fragmente te pjeseve te ndryshme te saj. Te jetes se dikujt, te jetes e cila ndihej sikur ishte e saja. Thua sikur nje telenovele, e hipnotizuar pas saj dhe me nuk mund ta leshonte pa ia pare te gjitha episodet. Por keto episode nuk po mbaronin. Ndonjehere ndodhej ne pozicionin e djalit, ndonjehere  te vajzes. I ndjente sikur i perjetonte vete ajo, i buciste zemra, edhe alarmi qe trokiste si nje cekic vazhdimisht ne neuronet e saj qe ne pike te mengjesit, nuk e kishin fuqine t'ia hiqnin mendjen prej atyre enderrave gjate dites. Se shkeputej nga gjumi s'do te thoshte qe shkeputej nga bota e saj imagjinare.

U ngrit, lau fytyren dhe dhembet, veshi rrobat e hekurosura qe i kishte bere gati qe mbremjen e djeshme. Hodhi pakez parfum ne anen e majte te veshit dhe ne qafe. Çanten ne krahe dhe kyci deren para se te zhdukej mes pluhurit te makinave te rrugeve.

U ul ne nje nga te paktat tavolina boshe ne lokalin ku ndodhej. Vazhdoi rutinen e saj monotone, duke pire kafen e saj dhe duke menduar per ate enderr te cuditshme qe i shfaqej c'do nate. Tashme kishte frike te shtrihej per gjume, ndonjehere qellimisht qendronte vone duke i ngulur syte tavanit vetem e vetem te mos e zinte gjumi. Edhe pse, brenda saj ndiente nje deshire te etur te vazhdonte te perjetonte ato endrra aq reale, ndodhta ato endrra ia benin jeten e saj te merzitshme e te lodhshme paksa me interesante, te shkycura nga muret e saj te akullta, qe zjarri as guxonte te depertonte. Ndoshta ato endrra, kishin celesin te futeshin e te rrezikonin ne muret e saj te papershkrueshme, te paparashikueshme se c'ndodhte brenda mendjes se saj. Ato endrra serish ngeleshin vetem iluzione, iluzione qe i zoteronte vetem ajo. Ose jo, Iva nuk e dinte. Nuk eshte se e cilesonte veten ndonje vajze te perzgjedhur. Po sikur t'i kishte dhe dikush tjeter ato endrra? Atehere vertete do te zhgenjehej, nuk e dinte perse thelle thelle ndihej krenare qe ato endrra kishin gjetur folezen ne mendjen e saj, e nese merrte vesh se ato endrra mund t'i shihnin e miliona njerez te tjere, krenaria e saj do te thuhej. Dhe ai pak vetebesim qe i kishte ngelur do i shuhej, do i shkeputej prej saj. Kete se donte, prandaj vazhdonte t'i mbushte mendjen vetes se ato endrra bezdisnin vetem ate.

'Iva,' nje prekje mjaftoi t'ia ngrinte gjakun .Ngriti syte lart per t'u ndeshur me syte e embel te Kristit, te cilin shpesh e gjeje nga lokalet e populluara plot me njerez, i pelqente te shihte persona te rinj, vetem te shikonte, asgje me teper, nese ndonjera i mbushte syrin i hidhte disa shikime perverse por per t'i ardhur nga mbrapa nuk i vinte, s'kishte pse te lodhej kur heret ose vone do te binte ne gracken e tij. Ashtu ishte realiteti ne Tirane, e askush s'kishte te drejte ta quante klishe apo ndonje pseudonim tjeter, ishte e tille koha. Jo, te tille ishin njerezit. Nuk mund t'i ndryshoje ,mund te ndryshoje dy-tre, por me nje lule nuk cel pranvera.

'Prape ketej ti?' me dashuri i buzeqeshi Iva.

'Pse te merzita ty?' me ate person nuk kishte si te mos te te shpetonte nje buzeqeshje, vetem shprehja e mimikes se tij te bente te thyeje muret e seriozitetit dhe t'i dorezoheshe.

'Te them te drejten, kohet e fundit je bere cik i bezdisshem'

'Me bast qe ti po vdes te rrish me mua. Meqe ra llafi, po pres nje shok.T e ta prezazntoj dhe ty je qe je,' aty buzet e saj te lakuara po uleshin ngadale. Degjoi fjalet e tij e duruar, por gati per te gjetur nje justifikim, kapi canten dhe u ngrit nga vendi.

'Do doja, por me duhet te largohem' dora e ngrohte e Kristit e pengoi duke e veshtruar me mosbesim.

'Nuk mund te largohesh pergjithmone keshtu, Iva. Nuk te kushton gje thjesht te shkembeni numrat'

'Krist..'

'Beje per mua, gjithmone je shmangur. Nuk eshte se do martohesh me te. Epo ndoshta' fitoi nje tjeter te qeshur prej Ives, ndonese jo e deshiruar ne keto caste.

'Krist, nuk dua nje mashkull ne jeten time, jam mire e vetme. Sidomos ata shoket e tu njehere. Sinqerisht, me mjafton shoqeria. Ti e di, une nuk besoj ne dashurira e gjera. Keshtu qe do te lutesha, mos te beheshe kupidi im kur nuk ke gjetur gje akoma per vete' i leshoi nje puthje te bute ne balle dheu be gati te nisej, por ne fund Kristi nxorri disa fjale.

'Mos me thuaj qe nuk te thashe, me zor i kam mbushur mendjen djalit te  vije te te takoje. Nukdonte,eshte me kokeforte se ti' nuk e vrau mendjen se kush ishte mashkulli, as qe donte t'ia dinte. Por ishte e lumtur qe dhe personi ne fjale nuk donte ta takonte. Do t'i shpetonte amanetit te Kristit, nese djali nuk donte te njihej me Iven as ajo s'kishte pse te permbushte qellimet Kristit.

'E sheh? Nuk jam e vetmja. Po iki tani' kesaj rradhe e mbylli me nje mirupafshim te vertete. Biseda me Kristin e kishte shkeputur paksa nga ajo enderr, por c'do dite e me shume keto enderra po e zhysnin ne dyshime.

Eci pa mendjen ne vend, shikonte poshte sikur i kishte ndodhur ndonje e pabere, sikur ishte e dobesuar nga jeta, a thua kishte vuajtur kaq shume saqe dukej kaq e perhumbur ne pllakat e shkaterruara te rruges.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now