'Ku te te coj keshtu te gjakosur une ty?' ndryshe nga zbrazetia ne apartamentin ku diskutonte Brisilda me Xhulion, Iva me Kleon arrinin ta gjenin ngrohtesine dhe ne fjalet me te shkurtra te njeri-tjetrit.
'Ne Durres nuk do vemi njehere' pergjigja e shqetesuar e tij, e merakosi Iven.
'Si? Po ku te vemi? Duhet dhe te te mjekoj' fliste me te shpejte, e nervozuar. Kleo qeshte here pas here me brishtesine e saj, me ciltersine.
'Fol per vete, je bere si domate mbuluar me gjak'
'Pse nuk do vemi ne Durres?'
'Nuk dua te me shohi mamaja keshtu, e di ti si ben ajo vetem kur pres pak gishtin me thike jo me te sakatuar ne kte menyre' rreshqiti ngadale doren e tij te ashper ne faqen e saj te gjakosur. Nje deshire e stermadhe i vinte ta shtrengonte pas vetes, sic kishte ndjere gjithmone, por ishte tkurrur. Zemren ia kish falur e ajo se dinte. Po ta puthte? Do shte endrra e tij me e deshiruar, sa e sa here zgjohej ne mes te nates dhe ajo puthje e tyre qe kishte pare ne enderr kishte qene thjesht nje iluzion. Aty zhgenjehej, ngrihej dhe lahej me uje te ftohte te zhdukte trullosjen e tij te mendjes por serish i ngelej ai imazh qe kurre nuk i dihej nese do te ndodhte nje dite. Por ai as nuk mund te merrte forcat e te prekte buzet e saj, po sikur te lendohej dhe te largohej prej tij? Po sikur ta cilesonte akoma si nje shok te ngushte? Do i dhimbte, do ia digjte zemren e do ia shkermoqte.T e pakten do ishte krenar qe ishte shkaterruar ne duart e saj.
'Qe domethene?'
'Do rrime ne Tirane sa te sherohemi' theksoi sherohemi. Nuk ishte vetem ai i plagosur, imagjino cfare drame do krijonin prinderit e Ives te shihnin bijen e tyre ashtu.
'Shkojme te ajo shtepia qe jam une me qera'
U nisen te dy ne qetesi. Shikimet qe i hidhnin ishin te shumta. Kleo ndihej i cliruar qe kishte Iven prane. Nuk ishte vetem Xhulio qe mendonte se Iva ishte nje ne nje milion. E cuditshme si te dy ata binin dakord ne nje mendim.
⏳⌛
Mbaruan se mjekuari dhe kishin vendosur te flinin gjume. 'Pra, hm..kam vetem nje dhome gjumi'
'Fle ne kuzhine pa merak' hodhi idene Kleo qe edhe pse nuk i pelqente shume, pasi nje pjese e zemres se tij donte te flinte pas saj, ta shtrengonte pas vetes, po s'mund t'i shfaqte keto deshira e ta trembte ate.
Iva u ndje keq ta linte te flinte ne kuzhine ashtu i plagosur sic ishte, pak se i dhimbnin e i digjnin plaget duhet te duronte dhe fortesine e tokes kur te flinte.
'E di cke, hajde fli te krevati im, jemi te pjekur tani nuk eshte ndonje gje e madhe qe dy persona te flene ne nje krevat bashke apo jo?' ne ate moment nje shkendije gjallerie u perhap ne trupin e tij. Ishte nje enderr? Duhet te ishte nje enderr. Duhet te ishin degjuar lutjet e tij per ta patur ate femer prane, per ta ndjere krah vetes.
Ishte ora dhjete e darkes, ishin te lodhur, hengren nje pice qe e porositen dhe ua sollen ne shtepi. Filluan te kujtonin momentet e vjetra, ajo qeshte, buzeqeshja e saj gjalleronte me shume shpirtin e tij, e bente te ndjente me shume, zemra t'i rrihte me shpejt.
'Bukuroshe, me fal per ate cast kur nuk te thashe per lidhjen time me Samanten, coi ne shkaterrimin e shoqerise tone dhe e vetmja gje qe doja ishte qe kjo te ndodhte. Ti ishe kokeforte nuk me degjoje, u largove, nuk me ndjeje me si shokun te ngushte a ku di une' te dy lane feten e pices ne kuti dhe ashtu afer sic ndodheshin po veshtronin njeri-tjetrin.
'Faleminderit per,'mori fryme thelle. 'cokollatat para se te ikje ne France'
Kelo qeshi me te madhe dhe e veshtronte ate sikur te ishte ndonje perendi bukurie.
'Te kam falur qekuri, u tregova cik si histerike'
'Hajde fleme se sma mban me' u shtrine dhe qendronin pak larg nga njeri tjetri, njeri ne cep tjetri ne cepin tjeter.
⚠
Dhe ne ate moment Iva ndjeu te tunduren e krevatit dhe nje levizje te shpejte te cilen e rrotulloi ate drejt Kleos. Papritur vetem ndjeu buzet e tij mbi te sajat, kishte guxuar dhe ishte krenar. Per te plotesuar me shume deshiren e tij, e shtrengoi pas vetes sic kishte dashur gjithmone. Mijera fishekzjarre, shkendija ne brendesine e te dyve teksa ajo puthje zgjaste, e ne momentin kur mendimet e saj flisnin se duhet te harronte me patjeter Xhulion, rrethoi duart e saj ne qafen e Kleos dhe u afrua me shume prane tij.Zemra e tij nuk kishte rrahur kurre kaq fort, Iva e kishte pranuar. Asaj zemra i thoshte mos e bej, torturohej, mendja e detyronte. Kjo ishte menyra me e mire te harronte Xhulion, dhe sot kur kishte mundesine do detyronte veten ta zhdukte nga vetja e saj me te vertete.
Taashme kishte filluar te ndihej pasion mes tyre dhe aq deshironte Kleo. Ndaloi dhe e pa njehere ne sy. 'Je e sigurt?'
'Ehe'
Kleo nuk mund te kishte qene kaq i ngazellyer ndonjehere. Iva e dinte qe do te pendohej me vone, po a nuk ishte mire ta provonte se pari? Ndoshta vertete kjo nate do e shuante Xhulion nga kujtimet, nga zemra e saj. E donte, por pas kesaj nate nuk do te kishte me rendesi.
YOU ARE READING
I Prangosur Nga TI
ChickLit"Një vajzë këmbëngulëse si Iva, nuk e mendonte si opsion vizitën te një psikolog. Luftonte me ëndrrat e saj që c'do natë i premtonin ngjarje të reja të një cifti te cilin ajo as nuk ia kishte idenë kush ishte. Por, për fat të mirë të saj, doli dikus...