Kishte veshur nje fustan te ngushte pas trupit, jo shume te gjate por arrinte deri ne gjunjte e saj. Ishte klasik, i thjeshte. Ngjyra e zeze i shkonte. Nuk ishte munduar shume me floket e saj, thjesht i kishte drejtuar. Ishte e lodhur, saqe te behej gati per nje ankand te pavlere qe as nuk i interesonte, ishte gjeja e fundit per te cilen mendonte te shqetesohej. Serish, po shkonte per hatrin e Kristit dhe shoqes se saj.
Aq e hutuar ishte saqe kishte harruar te vendoste paksa puder per te mbuluar rrathet e formuar poshte syve, nga pagjumesia. Rrinte me qellim zgjuar, te shihte here pas here ato endrra qe i kepusnin shpirtin nuk mundej. Te veshtronte dramen e tyre e te mos thoshte asnje fjale, sepse nuk mundte te kapercente kufirin e endrres, nuk e kishte ate fuqi.
Therriti nje taksì dhe vazhdoi rrugen per ne sallen ku do mbahej ankandi. Taksisti e vuri re gjendej e saj te keputur teksa e veshtronte nga xhami i vogel varur siper tij. Dukej qe ishte goxha femer, habitej qe e kishte lene veten deri ne kete grade. Por,nuk beri ze. Nuk e dinte se cfare mund t'i kishte ndodhur.
Pagoi parate dhe doli me nje turbullim brenda saj. Po i perzihej stomaku,nuk nidhej mire. E dinte qe nuk ishte semure, ndoshta paksa temperature prej nates se djeshme, por zakonisht i dhimbte koka ne raste te tilla. Nuk priste qe dhe zemra e saj te luante me te, te niste te kerciste me fuqi prej kraharorit. Kishte frike, po po, kishte frike te kalonte pragun e portes dhe te vazhdonte te ngjiste shkallet. Kishte nje parandjenje jo te mire, por te keqe s'mund te thuhej. I vinte te ngasheronte, te shfrynte dhimbjen e stomakut tutje, e ndjente veten pothuajse si femra e cila i shfaqej ne enderr. Perse? Perse, pyeste veten. Nuk ishte e duhura per tere keto drama. Asnjehere nuk kishte qene tipi i tyre. Gati per te goditur muret me grushta nga padurimi dhe nga tortura qe po perjetonte truri i saj. Ndihej e pajete. Syte e saj ishin te pajete, po, ata e jepnin te tere nuancen e nje te mbaruare ne trupin e saj. S'mund te bente asgje per kete, sepse nuk mund ta ndryshonte ndjesine qe mbarte perbrenda. Nuk kishte fuqi, nuk kishte si.
'Genta!' therriti e cliruar kur vereu shoqen e saj te drejtohej perballe portes, ndoshta te mikepriste ate.
'Ca ke bere mi? Ke humbur fare, sa kohe kam pa te pare. Mos me thuaj qe dhe ty te ftoi Ada'
'Ajo me ftoi'
'Te te them nje gje po mos e perhap'
'Fol' priste me padurim pergjigjen e saj, nuk ishte ne gjendje te fliste me shume.
'Ka therritur tere keta te njohur per te na mbledhur pas kaq shume vitesh. E ka bere plan qe kuri'
'Ne nje ankand e gjeti te na mblidhte ajo?'
'S'kishte ku tjeter. Po nejse, mos thuaj gje ti. Eja futemi brenda tani' e kapi Iven prej krahu dhe u drejtuan ne deren kryesore, ku ishte hyrja per ne sallen e ankandit. A thua nuk do e kuptonin njerezit qe ky kishte qene qellimi i Ades.
U ul prane shoqes se saj, hodhi kembet siper njera tjetres. Si per dreq, sot dukej si nje e vdekur mes te gjalleve. Ne mes te atyre buzeqeshjeve vetem Iva qendronte e vrenjtur.
Veshtroi Aden tutje teksa takonte disa persona, ne belin e saj nje mashkull kishte vendosur doren duke e shtrenguar pas vetes, por nuk e dalloi pamjen e tij, po qendronte me kurriz. Duhet te ishte lidhur me dike. Nga levizjet e Ades kuptoi se po drejtohej drejt saj, hapi telefonin per te veryer oren dhe e fiku serish. Ishte merzitur qe tani. Ankandi ishte i bezdisshem.
'Iva!' zeri i holle i shoqes se saj i terhoqi vemendjen. E lodhur, me vetullat e irrituara dhe syte e ftohte, ngriti shikimin lart te perballej me te. Nuk e dinte se me cfare do perballej. Cfare permbysje do i shkaktohej, nje vorbull qe do trazonte te gjitha kujtimet e trurit te saj.
Epo, kjo ishte dicka interesante rreth ankandit. Ne vend qe te fokusohej ne syte mikeprites te Ades, i zune syte nje djalosh, mashkullin i cili qendronte perzemersisht prane Ades. Zemra e saj ndryshe nga heret e tjera filloi te rrihte si e marre, rrahje bucitese te cilat as nuk krahasoheshin me ndjesine e saj te meparshme. Ne momentin kur me ne fund fitoi vemendjen e atij djaloshi te panjohur, tani vertete vinte ne dyshim a ishte e vdekur apo jo. Dora e saj u shtrengua aq fort ne anen e karrikes, saqe pothuajse do te thyheshin kockat e saj te imeta. Do i binin ndjenjat. Per nje moment, vertete mendoi se ishin halucinacione te temperatures. Kishte frike se c'mund t'i shkaktonte vetes ne ato momente. Uli syte per tu fokusuar ne pllaka, por po dridhej. Rrembeu xhaketen me shpejtesi duke lene te gjithe shoqerinee habitur kur Iva u ngrit si e shkare prej karrikes. Ndjeu clirim te largohej prej atij ambienti, prej vezhgimit te tij, deri ne momentin kur nje dore e ashper e terhoqi aq fort, pothuajse t'ia shqyente nga vendi, e perplasi serish ne karrike. Ndjeu sikur e kishte perjetuar me pare kete moment. Ne enderr. Pas disa sekondash turbulloi shikimin paster per te vene re personin e guximshem qe e kishte detyruar te vriste shpirtin e saj duke qendruar serish aty. Ishte ai. Te vetmit qe kishte deshiruar me aq shprese t'ia zbulonte fytyren ne enderr. Tashme i vinte te qante, te plaste ne ngasherime e dhimbsur. Ato endrra, ato ngjarje, tere ato dhimbje te panjohura qe i perplaseshin vetem asaj, ishin te sajat...
YOU ARE READING
I Prangosur Nga TI
ChickLit"Një vajzë këmbëngulëse si Iva, nuk e mendonte si opsion vizitën te një psikolog. Luftonte me ëndrrat e saj që c'do natë i premtonin ngjarje të reja të një cifti te cilin ajo as nuk ia kishte idenë kush ishte. Por, për fat të mirë të saj, doli dikus...