XXXIX

1.4K 120 62
                                    

'Sot do te praktikojme cha-cha-cha.Anita me Endrin,Xhulia me Mateon,Xhensila me Luisin,Klivia me Xhulion..'mesuesi vazhdonte te fliste e Iva ndiqte me sy ata qe qendronin si te peshtire kur shtrenguan duart,u afruan prane njeri tjetrit.I rrihte zemra fort kur i veshtronte ne ate menyre,kur ai kishte perqendruar shikimin ne syte e Klivias dhe me nga ajo nuk kujtohej te hidhte syte.Sa shkonte ai me Klivian,ndryshe nga si ishte dikur ai me Iven.

'Iva xhan'i terhoqi vemendjen mesuesi kur preku shpatullen e Ives.Ajo ktheu dhe pa mesuesin i cili ishte nje djale rreth te 27-tave por ishte i fejuar,nuk kishte ato qellime me Iven.E kur ajo nuk kishte vemendjen te Xhulio,atehere ai dergoi shikimin e tij pervelues tek ajo duke injoruar veshtrimin e ashper qe i dhuronte Klivia.Ishte zene duke u perhumbur teksa buzet e Ives hapeshin duke leshuar flutura teksa fliste.Por ajo dore ne shpatullen e saj e provokoi Xhulion,shtrengoi nofullat por me shume shtrydhi doren e bute te Klivias e cila po luftonte te lironte paksa doren e tij te forte.Ai e vereu dhe e veshtroi ne sy,e dalloi vertete qe ajo nuk po shtirej,po i dhimbte vertete,e ia shtrengoi me teper.Nje pasthirrme lendimi u leshua nga buzet e saj dhe shikimi i saj dukej sikur ishte gati ne te qare,e dinte qe e kishte tepruar edhe ia liroi doren vajzes.

'Ke partner Albanin,po te pret'i tha mesuesi.Ajo pohoi dhe u ngrit menjehere  dhe preku doren e Albanit i cili i buzeqeshi paster,nuk kishte ku te shkonte me mire me partneren qe i kishte zgjedhur mesuesi.

Ajo as nuk mundohej te levizte shikimin drejt Klivias e Xhulios,e dinte qe kur ti veshtronte do ndihej keq,do veshtronte ciftin e duhur qe ata te dy kurre nuk e kishin arritur te beheshin.

'Filloni me kembet tuaja se bashku.Kembet tuaja duhet te jene se bashku kur te filloni, kemben tuaj te majte cojeni para pak ne menyre qe ju te jeni balancuar në topin e kembes tuaj. Shumica e peshes tuaj duhet te  mbeshtetet me kemben tuaj te djathte. Kuptuat?'te gjithe tunden koken dhe kryen detyren sic u tha mesuesi.Ne vend qe te perparonte levizjet,Xhulio vazhdonte veshtronte cfare bente Iva.Nje dhimbje e pershkoi te gjithe kur ndjeu kemben e Klivias te perplasej ne kemben e tij,po nuk beri zhurme,nuk donte te ndihej edhe pse dhimbte vertete.

'Do te ta marr shpirtin degjove?'afroi buzet e tij ne veshin e saj dhe leshonte frymen e ngrohte e cila e bente Klivian te dritherohej.

'Në të majtë. Mbani këmbën tuaj të drejtë në të njëjtin vend, dhe dilni në të majtë, sapo keni kaluar gjerësinë e shpatullave tuaja. Ndërsa kaloni në të majtë, lereni belin të ndjeke këmbët tuaja'ndoqen cfare udhezimi mesuesi u dha dhe ashtu vazhduan te benin deri ne fund. Kishte arritur ora gjashte dhe kursi do te mbyllej. Klivia u shkeput nga ai duke hedhur floket tutje. Ai e vereu dhe rrotulloi syte, e kerkonte Iven me sy dhe nuk po e gjente.Vete nuk do i thoshte gje, por e kishte marre Klivian me te mira teksa benin provat ti jepte nje mesazh Ives. E ndiqte me sy Klivian teksa vraponte per te kushurira e saj, priste veshtrimin e frikesuar te Ives te rendohej mbi te. E njihte Iven dhe e dinte qe ajo fjali qe kishte porositur Klivian ti thoshte, ajo do trembej. Tip i tille ishte. E nuk kishte nga te shkonte me i lumtur sec ishte, te shikonte fytyren e saj te cilter te sillte diellin ne kopshtin e tij te ndjenjave. Ajo vazhdonte ta refuzonte e ai vazhdonte provonte.

'Iva moj'

'Cfare?'

'Hm sesi ta them... '

'Thuaje' luftonte me veten si e si te mos i kthente asnjehere te vetme syte nga ai, nuk duhej. Ai do e kapte duke veshtruar. Duhej te largohej, kursi do te mbyllej e ai akoma po qendronte atje tutje me nja dy shoke.

'Xhulio me tha te te thosha qe... 'zemra e saj filloi te godiste me shpjetesi nga ankthi. Xhulio ishte kujtuar per te?

'Cfare tha, he fol?'pyeste e paduruar.

'Eshte icik si..'

'He moj thuaje'

'Pa ta prekur fytyren, nuk e shuaj mallin'

Mimika e Ives ndryshoi menjehere dhe u kthye per te veshtruar e tmerruar Xhulion i cili i buzeqeshur, ndihej i kenaqur qe rezultati doli sic e priste.

'Uneee.. Po sikur te me puthe me zor ai? Ai... Une.. Nuk e di. Kam frike!'mendonte gjera te paqena dhe imagjinonte skena qe nuk i dihej nese do te ndodhnin ndonjehere ne jete. Me mendjen e Xhulios edhe po, tashme qe ishte kthyer i tille, nje i fiksuar i papare, do kthente te pamunduren ne te mundur.

'Edhe sikur te te puthte me zor ti sdo qaheshe'tallej Klivia e cila here pas here i hidhte syrin Xhulios i cili nuk rrinte pas me shikimet.

'Une skam te bej me me te, se di ce ka gjetur qe kaq papritur mendon kaq shume per mua, ndjek kudo, qe e ka nje qellim e ka e di une, po kesaj rradhe nuk do e lejoj une veten te bie ne gracken e tij'

E tani qe ai ishte i pafajshem e pa asnje djallezi ne mendje, pervec faktit qe e donte te gjithen per vete, ta mbeshtillte ne krahet e tij e kurre me mos ta leshonte;Iva nuk e besonte, kujtonte se ishin aktrimet e manipulimet e tij. E vendosur per ti qendruar larg,e ai i vendosur per ta afruar ate prane tij.

I Prangosur Nga TIDonde viven las historias. Descúbrelo ahora