'Me iku dhe meraku,e takove cunin' ndonese nuk ndihej nepermjet celularit,Kristi ishte i buzeqeshur.
'Ke cun?'
'Xhulion ,ate doja te te prezantoja ate dite une,po vallaj se dija qe ishte lidh me Aden'
Lere qe u revoltua kur mori vesh se Xhulio ishte mashkulli me te cilin pretendonte te hiqte qafe endrrat, por Kristi ia rikujtonte dhe njehere se ai ishte i Ades. Sigurisht qe nuk ishte i Ades, i perkiste asaj.
'Po varja' mbylli telefonaten e irrituar teksa kujtoi serish naten e mbremshme. Gjithcka e kishte turbulluar Xhulio me shume, a thua nuk ishte mjaftueshem e turbullt. Vetem per te prishur pune ishte nje mashkull si ai. E cuditshmja ishte se ato endrra, ate nate si pa. Nuk vereu asnje fragment, as nje pjese te vogel. Ndoshta nuk kishte fjetur, ose ndoshta Xhulio ishte celesi i shpetimit.
Paster. Bardhe .Bosh. Keshtu ndihej c'do gje ate nate. Kur u kthyen nga mulliri, Iva u ul neper shkalle dhe analizonte Xhulion si aktronte aq bukur perballe tyre si person i shkathet, i gezuar. Po vetem Iva ia kishte cjerre fytyren ate mbremje, pa pjesen e tij te cilen askush s'e kishte veshtruar. Implusivitetin, nervozismin, nuk ishte Sara e hijshme perballe tij ta bente te buzeqeshte, apo ta qetesonte duke i futur duart. Jo, perballe tij gjendej e thyer Iva, e cila nuk donte per asnje arsye te mbante afer ate person te frikshem, prandaj gjithe rruges mundohej te mbante distancen. Sidomos pas asaj puthjeje. Syte e tij te zjarrte thua tregonin se do i sulej e do e sillte prane vetes, por nuk e beri. Rezistoi.
Moren ato cfare moren ne lokal dhe u kthyen atje, Iva e heshtur ndersa Xhulio i ngazelluar. Ajo e mbyllur, ai i emocionuar. Syte e saj vdisnin, te tij ringjalleshin.
Ndjeu celularin te fishkellinte, e hapi dhe u ndesh me nje numer te panjohur. Nuk kishte as nevoje te vriste mendjen per te kuptuar kush ishte. Nuk kishte duruar gjate. E kishte kuptuar qe nuk ishte nje mashkull i duruar.
+3550685567879 : Nuk e perfunduam biseden ne, zonjushe.
Ne dyshime t'i kthente mesazhin apo jo, nuk mund ti shmangej gjithmone, keshtu qe ia ktheu.
Iva : S'quhet bisede kur vetem ti ishe ai qe flisje.
+3550685567879 : Me donte.
Me cfare mesazhi t'i kthente? Xhulio e nderpriste biseden aty, me fjalet e tij te rendomta e serish priste t'ia kthenin pergjigjen a thua ai kishte thene dicka me kuptim.
Iva : Me njeh?
+3550685567879 : Je Iva. Je e imja. Kaq mjafton te dish.
Ngeli me goje hapur, kaq posesivitet ne nje person me te cilin vetem kishte pare endrrat te njejta, nuk e besonte. Sot e cilesonte te tijen, kur dje syte ia nguliste vetem nje femre si Sara. Sillej sikur e kishte nen kontroll, sikur e zoteronte. Nuk e kishte ate te drejte, nuk i kishte aq kofidenca. Ra dakord me veten kur kuptoi se me pare dhe ajo e kishte cilesuar te sajin, jo te Ades.
Iva : Mos u bej skuth,je me Aden.
+3550685567879 : Une me Aden vetem bej seks lal, po se c'derdellit ajo lart e poshte s'di une. Mos me nxirr justifikim Aden tani. Te dy i shohim ato endrra. C'te thote Xhulio ty? Qe jemi shpirtra binjake? Une ty s'te dua, e mos mendo se do te dua me kalimin e kohes. Mos krijo iluzione kot. Po deshe hajde ndonje dite ketej nga apartamenti im kur te mos jete Ada,e largoj per nja dy ore ate une. Po kshu me teper se seksi, mos kujto se kemi gje ne terezi bashke. Kaq te them une, hajde caoo tani se do iki.
I digjte, po, i digjte kur lexoi se kishte fituar ato lloj kofidencash te shperthente ne ate menyre drejt saj. Fale zotit, ishte e duruar. Po te shperthente Iva, seksin me te, Xhulio as ne endrra nuk e shihte. Pra ato endrra kot qe shfaqeshin, kot qe egzistonin. Atij as qe i interesonte Iven, aspak per ato endrra e per ankthin qe kishin ndjere keto muaj. Thjesht kishte fituar nje loder te re. Xhulio shihte punen e tij, qejfet e veta, perpiqej qe c'do gje te shkonte sipas mendjes se tij. Ne mendjen e tij donte te ulte Iven, se mos vertete i interesonte per enderrat qe i shfaqeshin naten. Per te ishte ngjasonte si kinema, se cfare ndjente gjate tyre pastaj ishte pune tjeter. I shmangte ato ndjenja, s'kishte qene ndonjehere besimtar i ndjenjave, filozofite e adoleshenteve.Per te ashtu ishin, per te puthur e te bere marredhenie mund te ndodhte dhe pa dashuri apo duke u lidhur. Sa te gjente nje femer, t'i vardisej dy-tre here, e shihte qe nuk ia varte, ndalonte, zhdukej, nuk luste shume. Nese nuk donte, nuk donte, Xhulio nuk mund ta detyronte per asgje. Do e gjente nje tjeter gjithsesi, po sa ta gjente perfitonte derisa te shuante egon e tij dhe pastaj e leshonte ne udhen e saj. Qofte e lenduar, qofte me lote ne sy. Asnjehere nuk i kishte interesuar Xhulios. Nuk besonte te karma, se nje dite do i ktheheshin te gjitha. Nuk e vriste aspak mendjen, rendesi per te kishte te mbante prane te emen e te motren, per te tjerat nuk e vinte ujin ne zjarr.
As per Iven nuk i dhimbte cikez zemra, ose nuk donte ta zbulonte qe i dhimbte...
YOU ARE READING
I Prangosur Nga TI
ChickLit"Një vajzë këmbëngulëse si Iva, nuk e mendonte si opsion vizitën te një psikolog. Luftonte me ëndrrat e saj që c'do natë i premtonin ngjarje të reja të një cifti te cilin ajo as nuk ia kishte idenë kush ishte. Por, për fat të mirë të saj, doli dikus...