I fiksuar? Tashme po, mund te quhej, kur qendronte duke veshtruar foton e saj te profilit meqenese vete e kishte hequr nga instagrami kohe me pare, tani vuante te veshtronte foton e saj mikroskopike te profilit ne instagram.Apo fotot qe kishte Kristi me te, apo shoket e tjere te perbashket qe kishin.
Me as gjumi se zinte, me duar mbas kokes rrinte veshtronte tavanin, e kur kujtontet momente kur syte e saj te cilter celnin lotet, ai buzeqeshte sesa e pafajshme dukej ajo ne ate pamje. Kujtonte buzeqeshjet e pakta qe kishte marre prej saj, e duke veshtruar tavanin sikur prane kishte ndonje video-projektor qe i shfaqte ne nje figure te madhe fytyren e saj shendritese.
Ne keto momente ashtu ndodhej, si nate per nate ashtu pa gjume rrinte duke veshtruar tavanin, duke menduar momentin kur e veshtroi sot,ajo kishte rritur floket e saj te dendur, dukeshin me te shendetshem, ajo dukej me e bukur. Tashme edhe detajet e saj i dallonte.Si ishte kthyer ne kaq i fiksuar pas saj keto muaj? Ajo ishte larguar e supozohej te largohej edhe ai jashte shtetit pasi e kishte mundesine. Por ishte fiksuar pas saj, tashme pa detyrim, i cuditshem ishte. Kujtonte se do e hiqte qafe lehte nga mendja.
Por as asaj shoqes se saj, Klivias nuk do ia linte me kaq. Me Iven vertete mund te sillej ngrohte sic nuk ishte sjelle asnjehere tjeter me dike tashme qe ishte rritur, por shoqen e saj as qe nuk e njihte, e per te ishte ai Xhulio fytyre-ngurti, i ftohti dhe fjale-ashperi.
⏳⌛
'Iva une po iki ne kurs. Shih ndonje film, ha ndonje gje derisa te vij une. Ose e di ca, bej punet me mire'u tall ajo me kushuriren e saj.Dite per dite qendronte e mbyllur dhe nuk pelqente ta veshtronte Iven ashtu, nuk bente asnje aktivitet, e burgosur ne dhome, madje disa here e degjonte te qante por nuk i bente ze.E linte te qete.
'Do te vish me mua ne kurs'donte te thyente rutinen e monotonise se saj.
'Kurs boksi?'hapi syte.
'Kercimi!Hajde regjistrohu me mire,do jete shume me mire per mua te te kem edhe ne kurs. Mos u nervozo, seshte ndonje gje e madhe, pastaj mesa di une, ti je e mire ne kercim, te kam pare shume here te kercesh dhe do ia dalesh te mesosh dhe llojin e kercimit qe bejme ne. Para se te pyesesh, ne mesojme 'street dance' kshu thuhet, ka raste kur mesojme edhe kercime me te sofistikuara, vals a ku di une. Eja te lutem, do jete qejf'i dha te tera shpjegimet qe Iva te mos bezdisej duke pyetur mijera here.Me nje buzeqeshje te cilter ne fytyre ia mbushi mendjen Ives.
'Sot do shkojme te te regjistrojme, ne rregull? 'rrezelliti fytyra e Klivias kur kuptoi se Iva pranoi.
Rruges nuk biseduan shume, Iva kishte vendosur kufjet e kishte vemendjen ne rruge.
Po ecnin ne qetesi kur papritur nje djalosh po vraponte drejt tyre me shpejtesi dhe i kishte ngulur syte Klivias,po vinte jo me qellim te mire, dukej.Por ne momentin kur pa Iven prane saj, ndaloi menjehere perballe tyre.U kthye mbrapsht. Ketu kishte te bente dicka.
'O cuni! Cuni mos ik!'e ndoqi nga pas Iva por ai nuk kishte ndermend ti pergjigje.Klivia pas Ives e cuditur qe kushurira e saj po i shkonte nga mbrapa atij djali. Ishte tere surpriza.
Shtrengoi krahun e djaloshit edhe e ktheu me fytyre nga ajo. Dukej me i vogel se ajo nga fytyra, por ishte me i gjate se ajo.
'Pse ndalove menjehere sa me pe mua?Ckishe ndermend te beje?'
'Asgje, me ler rehat tani'
'Jam e sigurt qe e kishe nje qellim, me thuaj,nuk do i tregoj askujt'djali dukej se nuk bindej. U mundua shume e shume por atij nuk i mbushej mendja, derisa ajo i dha disa para e mesa dukej u zbut.
'Xhulio.. Donte qe ta trembja Klivian, mire qe nuk zgjodhi vellain tim se ai eshte kafshe.Por me tha qe nese je ti me te, te mos bej asgje.Te largohesha menjehere'dorezoi veten perpara atyre,i tha te gjithe te verteten.'E po te vete tani tek ai e ti them qe nuk funksionoi, nuk i dihet se cfare zgjedh te beje heres tjeter'
'Epo ti ke per ti thene qe e trembe dhe e kercenove, ne rregull?'nuk mund ta besonte se ku kishte arritur Xhulio, vetem per te kenaqur egon e tij.
Deshironte te hapte celularin e ti
bertiste me te madhe, ta shante e ta bente te ndihej keq, por do kuptonte gjithcka. Do e kuptonte qe ishte ajo qe e kishte bindur djaloshin e panjohur te thoshte te verteten e me pas te genjente Xhulion, keshtu qe shoi deshiren per ti folur atij ne celular dhe u perpoq te qetesonte veten. Dhe Xhulio i mungonte tani, mendonte se e kishte hequr qafe me pare, e tashme u shfaq serish. Me ndryshe se kurre, me te i bute si asnjehere me pare.'Mos guxo ti thuash te verteten se te tremb une ty pastaj!'u mundua ajo te kercenonte djalin e shkrete dhe ai pohoi me koke. U largua e ato vazhduan rrugen.
'O ca qejfi do ishte! Po ndaloi ai debili se ishe ti, pse te mora me vete xhanem! Do kisha kaluar goxha aventure sot'vazhdonte te tallej me kushuriren e saj.Ne fakt ishte me bukur te veshtronte kushuriren me nerva teksa i bertiste nje djaloshi te pafajshem qe ndoshta do e kishin paguar te bente ate veprim te papjekur.
Por e dinte qe do ia merrte hakun atij Xhulion per iniciativen qe mori ndaj saj, te trembte ate ne ate menyre, ishte e pamundur.
YOU ARE READING
I Prangosur Nga TI
ChickLit"Një vajzë këmbëngulëse si Iva, nuk e mendonte si opsion vizitën te një psikolog. Luftonte me ëndrrat e saj që c'do natë i premtonin ngjarje të reja të një cifti te cilin ajo as nuk ia kishte idenë kush ishte. Por, për fat të mirë të saj, doli dikus...