III

2.2K 151 89
                                    

'Hej' mendimet u shformuan kur Kristi paraqiti veten e tij ne tavoline.

Qendronte me duart shtrenguar ne cajin e ngrohte, per te marre ndonje cikez ngrohtesi prej nxehtesise se filxhanit.

'Ca bere?' urrente te fliste me nenkuptime, sidomos ne kaq fjale te thjeshta. Padurim priste pergjigjen e tij, ndihej nerzove.

'E di c'po mendon, por nuk u be gje'

'Pf, ca flet? Sikur e kisha mendjen atje une,' mos-interesimi i saj deshtoi, kur u mundua te tregonte se nuk ndikonte ne humorin e saj. U zhgenjye perseri. Donte te tregohej e veshtire heren e pare, ndersa me vone u tregua egoiste. Donte te njihte dike vetem sa per interes te saj, te hiqte fiksimet e veta.

'I thashe, iu luta, s'pranoi'

'C'i the?' ngriti syte e lenduar drejt Kristit, per te marre nje pergjigje.

'I thashe qe je goce per se mbari, po s'degjonte. Zari i asaj jam une thoshte? Nxorra justifikime, sikur te kishte vdekur kushuriri. Larg qofte ee' preku qafen me gishta, i penduar qe e kishte futur ne kete mesele Iven qe ne fillim.

'Prape s'pranoi domethene'

'Me vjen keq'

'S'ka gje jo, do e gjej nje dite nje une' hidhur i buzeqeshi atij. Nuk e meritonte nje te tille, por nuk e detyronte dot veten te ndihej e gjalle, kur nuk ishte. S'i shpetonte dot te vertetes. Me ato endrra sigurisht qe nuk mund te jetonte nje jete normale.

'Po jo mi se me vjen inat, shkoni bashke'

'Krist..' vazhdoi ankimin e saj. Dicka qe nuk u be, nuk kishte nevoje te ngacmohej me shume.

'Shh, mos me kundershto kesaj rradhe. S'mund te rrish ashtu e mbyllur ne shtepi tere jeten'

'Une s'rri e mbyllur ne shtepi, c'ja fut kot ti tani. Shkoj ne universitet, dal ne kafe'

​'Vetem'

'Pse me ke do ti? A s'te mjafton qe dal me ty?'

'Se del dy-tre here s'do te thote se nuk je e izoluar brenda ne shtepi. E dashuron shume veten dhe vetmine ti'

'Fundja,ne kete bote vetem ngelesh apo jo? Veten duhet te ngushellosh' ktheu nje gllenjke nga caji i saj tashme i ftohte. Kujt i interesonte, rendesi kishte se kishte ndjere ngrohtesine paksa.

'U bere serioze ti tani, po te drejte ke se' pohoi nje te vertete te hidhur. Kaperceu dhe ai nje gllenjke nga smothie i tij, brenda tij paksa i merzitur per shoqen e cila dihej qe s'mund te ndihej mire ne keto momente.

'Serio Iva, si ndihesh? Mos u ofendove?'

'Po c'e vret mendjen, sikur do te martohesha me ate une,' perseriti fjalet e tij te djeshme. Sigurisht qe nuk ndihej mire. Ishte refuzuar. Por fundja, ashtu duhet te ishte ndjere dhe djaloshi ne fillim kur e kishte refuzuar ajo per here te pare. 'Gjithsesi me duhet te iki' embel e puthi ne faqe, u drejtua per t'u larguar.

'Mos ke lene ndonje film pergjysme ne shtepi ee?' i vuri serish ne dukje qendrimin e shpeshte te saj ne shtepi.

'Ndoshta' i buzeqeshi ne porten e barit. Eci kokeulur gjate gjithe rruges, ne mendime te shkonte diku per tu qetesuar. Vendosi liqenin. Nese do te ulej ne ndonje stol mund te humbiste mendjen me gjelberimin perballe. Po si mund t'i humbiste mendja kur kishte tere ato gjera per te menduar?

U ul ne nje nga stolat bosh dhe as nuk u shqetesua te veshtronte njerezit qe kalonin perballe saj, syte i kishte fokusuar ne kater-pese pemet gjigande te cilat zinin pamjen e liqenit. Si per cudi,  dita ishte e vrenjtur, nuk kishte as cader me vete, por vetem disa cerka shiu po binin. 

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now