XI

1.6K 129 49
                                    

'Iva po te bie telefoni' degjoi zerin e mamase ta nderpriste prej perhumbjes. Leshoi patatet qe po qeronte, fshiu duart dhe vrapoi ne dhomen e ndenjes te merrte celularin.

Zemra e saj pesoi nje tronditje kur veshtroi emrin e skalitur ne celular. Kishin kaluar pothuajse 2 jave qe ishte shkeputur nga Tirana, ishte bindur se e kishte lene te shkonte.

'Alo?' mati zerin para se te fliste, tashme i ngjasonte si nje i panjohur.

'Iva' zeri i tij burreror ishte dobesuar. Me nuk e genjente dot veten, e kishte marre malli.

'C'do?'

'Iva me ke po flet?' pyeti mamaja pafajsisht kur u shfaq dhe ajo ne sallon.

'Me nje shok'

Xhulio degjonte nga ana tjeter e telefonit dhe shtrengonte i lenduar, doren e plagosur. Pra Iva kaq kishte dashur, sa te largohej prej tij, ta bente te lutej per rikthimin e saj. Sepse ajo e dinte shume mire qe ata te dy ishin plotesimi i njeri-tjetrit. Ishin te detyruar. Por ai ishte Xhulio, ai kurre nuk kerkonte falje. Nuk e ulte krenarine as kur zemra e tij copetohej. Per te ishte akoma heret, e dinte qe nuk ndjente aq thellesisht per te, vetem fiksimi se ishte e tij i kishte bllokuar pamjen.

'Ku je?' pas asaj heshtjeje, me ne fund, pershperiti.

'Diku'

'Ku?' kerkonte te dinte.

'Po ty c'te duhet?' te merrte nje shije nga vete ilaci i tij. Perdori fjalet e tij kunder tij tashme. U largua per ne dhomen e saj qe mamaja mos te degjonte gje. 'Tu merzit ajo e vogla ty qe me telefonon mua? Te dukem qe idiote te me vish serish mbrapa te me kontrollosh e te sillesh nje budalla posesiv? Me mbaje si nje femije, kujdeseshe per mua sikur nuk dija te hapja syte vete, sikur nuk dija te jetoja dot jeten time, por ishe ti qe do me tregoje si duhet te hidhja hapin. Me tere respektin qe kam per ty si shok, mos me merr me ne telefon'

Mjaftoi fjala shok, te shkaterronte gjithcka, as Xhulio me nuk do leshonte mendjen pas saj nese per te ngelej vec nje shok. Shoket nuk i shkojne shoqeve nga mbrapa si kelysh i lutur per vemendje.shoqeve.Le te shkonin ne djall ato ndjenja me te cilat e kishin mallkuar te zoteronte, tanime as qe nuk kishin rendesi. As qe i interesonte, as qe do vuante, as qe do kujtohej me per te. Do ishte Xhulio tani qe do shkeputej prej saj, deri ne momentin kur Iva te kthehej e vuajtur si Xhulio, t'i lutej dhe ajo per pakez vemendje, te ktheheshin bashke, te rikrijonin kujtimet. Por te vetmen gje qe nuk do bente, ishte t'i shkonte nga mbrapa. Kishin gjithcka ne duar dhe e humben.

⌛⏳

'Rregullo shtepine shpejt se po vine njerez'

'Kush moj ma?' pyeti teksa po sistemonte pak jastiqet ne divan. Nuk priti pergjigje prej te emes kur ne prag te deres dalloi te hiqnin kepucet familja e Kleos. Aty mbas tyre qendronte Kleo, gjatoshi i cili sapo vuri re buzeqeshjen e Ives i rrezelliti fytyra. Ia ktheu buzeqeshjen me ngazellim dhe u ul prane saj.

'Morem vesh qe kishte ardhur Iva, thame te vinim njehere per vizite' e ema e Kleos nisi te fliste e gezuar.

'Shume mire bete se ishit harruar fare' filluan te bisedonin perreth punes, femijeve e temave te tjera. Iva ishte absolutisht e shkeputur nga biseda e tyre, rrinte e fokusuar me syte e saj ne tavoline e Kleo e vereu ate gje. Sa i kishte munguar Iva e tij vogelushe, e vetmja shoqe me te cilen luante kur ishte femije, vetem ate mbante prane, askend tjeter, nuk lejonte asnje t'i afrohej asaj. E mbante vetem per vete, ishte egoist. U rriten dhe shkuan ne shkolle se bashku,ne nente-vjecare qendronin bashke, ishin te lumtur e mjaftoheshin me shoqerine e njeri-tjetrit. Gjimnazi ishte periudha ku marredhenia e tyre e cilter u ca, kerciti. Iva sa vinte e shtonte me shume numrin ne shoqerine e saj, domosdo Kleo duhet te levizte perpara. Ate beri, formoi nje shoqeri te madhe, madje njehere u lidh pa ia bere te ditur Ives. Aty filluan perplasjet e para, zenka e pare e vertete, i perplasen deren ne fytyre njeri-tjetrit, shiheshin si te panjohur e prap e ndjenin veten serish si shoke te ngushte, por asnje nuk e merrte guximin te jepte shtysen qe te pajtoheshin. Me pas erdhi dita kur Kleo do te shkonte ne France me familjen, nuk i dihej a kthehej me. Iva nuk dinte asgje, per te fituar faljen e saj, i la amanet Serxhos ne duar nje kuti cokollatash, te preferuarat e Ives, bashkangjitur me nje leter shfajesimi. E porositi t'ia linte Ives ne shtrat, kur te zgjohej, te pakten te zgjohej me nje embelsi. Ndoshta te zhdukte hidherimin kur te kuptonte se shoku i saj i ngushte i vetem, ishte larguar.

Kleo e shperqendroi kur ndjeu prekjen e tij ne floket e saj. I kaloi disa fije pas veshit.

'Cik si e hutuar dukesh' persheriti embel Kleo dhe uli pak koken drejt saj.

'Jo, thjesht jam pa gjume'

'Ah bukuroshe ah, nuk di as te genjesh' dalloi ne syte e Ives sesi i trembej pergjigjes. E njihte, edhe pse kishin vite qe nuk ishin takuar me njeri-tjetrin, ndoshta ishin harruar si pamje, por Kleo nuk mund ta shuante plotesisht Iven prej tij.

'Nuk po genjej' nje tjeter buzeqeshje u leshua nga buzet e tij, dhembet e tij te bardhe ia shtonin akoma me shume simpatine. Bashke me mjekren e zeze qe kishte lene te rritej, nuk dukej me si Kleo me te cilin ishte rritur.

'Heh cupeze' tundi koken i buzeqeshur dhe u kthye nga e ema e Ives.

'A ju kishte marre malli per Iven o teta?'

'Po c'eshte ajo fjale mor bir,nje vajze kemi ne,mos te na marre malli dhe per ate qe kemi,per ke te na marre malli?'

'Po une ca jam?' u hodh i revoltuar Serxho.

'Ty surrat ne shtepi te kemi patur po mbylle' i hodhi nje shikim e ema Serxhos dhe kaq mjaftonte t'ia mbyllte gojen. Nje cike sa te ndalonte biseden me te emen e Ives dhe kishte kthyer menjehere i buzeqeshur vemendjen te Iva. E dalloi dhe mamaja e Ives se si i ndriconin syte kur veshtronte Iven, apo kurIva ndonjehere qeshte me shakate e tij.

A ishte nje fillim i ri per te? Apo vetem sa te mbulonte plagen e dhimbjes se asaj zemre te gjymtuar me nje likoplast te zakonshem, me nje lumturi e buzeqeshje te perkohshme?

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now