XIV

1.5K 126 54
                                    

U ngrit ne mengjes me qellimin t'i kerkonte falje Kleos, e dinte qe kishte bere gabim qe nuk ishte shprehur me te, kishte qene shoku i saj me i ngushte, tek Kleo ishte mbeshtetur gjithmone, tashme e kishte zhgenjyer ne nje menyre apo tjetren.

Therriti sa iu ngjir zeri,nderisa doli mamaja e tij ne dere.

'Miremengjesi teta ,doja te takoja cik Kleon a i thua pak te dali?'

'Iva, Kleo ka ikur cik ne Tirane me ca miq se do takonte nje shok' shok. Kujtimi i mbremshem, e goditi.

Momenti kur u trondit, ia shokoi dhe mendjen. I  kishte hapur pune jo vetem vetes por dhe djemve. Kleo duhet ta kishte marre seriozisht, kishte shkuar ne Tirane per te diskutuar me Xhulion dhe madje kishte marre nje grup me vete. Perse nuk u keshillua me te? Tashme do shperthente nje zenke e madhe sepse e njihte shoqerine gjigande te Xhulios neper Tirane.

'Kur u nis?' ndoshta mund ta arrinte e te ndalonte gjithcka. Nuk e kishte ate lloj fati.

'Para nje gjysme ore'

Vrapoi per ne shtepi, mori disa para dhe shkoi drejt fugonave qe te dergonin ne Tirane. Cfare gafe kishte bere te ngaterronte Kleon me Xhulion.

⏳⌛

Arriti ne Tirane per pune ore. Ndihej e humbur, e harruar, e kishte lejuar vete veten te kthehej e tille. Sikur nuk kishte qene vendi i saj jave me pare. Sikur nuk e njihte me, me Tirana s'e njihte ate.

U nis me shpejtesi dhe filloi te priste nervoze ne stacion. Dridhej e tera dhe perplaste kembet hera-heres nga frika dhe ankthi. Shtrengonte canten e dores gati te shqyente copen e saj. Provonte t'i binte telefonit te Kleos me qindra here por ai as nuk mundohej t'ia hapte. Kishte marre shoket e lagjes me vete dhe ishin nisur me makinen e njerit per ne Tirane. Kleo nuk lejonte njeri te sillej me Iven e tij ne kete menyre, por se e kujt ishte Iva ne kete mes, nuk dihej. Kur Kleo thoshte dicka e kishte seriozisht, mund te sillej mire po ne moment qe dicka e tija, nje person i rendesishem per te cenohej, linte dhe koken.

Kur vereu qe Kleo nuk kishte ndermend t'ia hapte, do thyente premtimin e saj sic iu thye zemra. Preku kontaktin e tij dhe teksa futej ne autobuz, priste te degjonte zerin e tij e rende.

⚠️
'He? Ke derguar dashnorin kurvar per te bere te fortin me mua?' egersia e tij e lendonte, ia kriste akoma me shume ate zemer te dobet qe kishte, po nuk ankohej. Duronte.

'Jeni jashte bujtines?' pyeti Iva duke injoruar ofendimet e pavlera te tij. Ishte si nje femije, donte te luante dhe njerezit t'i vinin pas valles. Nuk i kishte Iva ato luks nervash tani ne keto momente.

'Hehehe, tani ke filluar na ben dhe interesanten, na i anashkalon pytjet' me nje mashkull si Xhulio nuk mund te merrej dot vesh, e me te vetmin qe mund te kuptohej, nuk ia hapte celularin .'Jemi te tuneli perball cirkut, po prit te dashurin ne darke te vije tere plagosje aty'

'Jam ne Tirane' mjaftoi pergjigja e saj te ndizte per disa sekonda serish zemren e tij te fikur. Por kur ne mendje i kaloi mendimi se per dy jave Iva e kishte zevendesuar, se cfare mund te bente me te, veprime te cilat ai nuk kishte patur mundesi t'i bente, torturohej.

'Na plasi trapi' eger mbylli telefonin, Ives e vetmja shprese u shua.

Zbriti nga autobuzi dhe u drejtua per te shkuar nga cirku, ecte me shpejtesi. Nuk donte te vraponte, te dukej sikur kishte dicka vigane per tu shqetesuar ne sy te njerezve. Me e trembur se sot nuk kishte qene asnjehere.

Ndaloi dhe e kuptoi se kishte arritur ne vendin e duhur kur vereu nje grup personash, grup vertete i madh personash. Ne mes te tyre njoftoi dy fytyra te njohura te cilat ndodheshin perballe njeri-tjetrit. Dreq. Dukej qe ishin mbledhur jo vetem per tu zene por kishin mbledhur dhe te tjeret per te vezhguar sherrin, ndodheshin dhe femra te cilat qendronin ne anen e Xhulios. Maskilist i ndyre, i bertiti me mendje Iva nga larg. Aty ne mes te turmes dalloi dhe ate, femren qe Xhulio zgjodhi ne vend te saj. Femren per te cilen Iva ishte e bindur se Xhulio do e largonte per dy-tre dite. Qendronte aty, krenare qe kishte pothuajse kater jave perkrah tij. Ndoshta po dilnin fjalet e asaj adoleshenteje. Fjalet qe dikur ata qeshnin. Ndoshta per Xhulion e per vajzen dashurise vertete nuk i interesonte per moshen.

Vrapoi drejt tyre pa kujdes prej makine, per te arritur prane shkolles se te dashures se Xhulios, ku ndodhej cirku. Ne momentin kur  mundohej te kalonte nje per nje aty ne ate turme te stermadhe, djemte e vajzat filluan te brohorisnin. Po humbiste durimin.

Ngriti koken aty mbrapa disa djemeve te gjate te shihte c'po ndodhje, ndonje pamje. Zemra gati sa nuk iu ndal kur dalloi gjakun te rridhte nga buzet e Xhulios. I rrihte sikur ia godisnin me cekic here pas here, nuk ishte ndjesi e mire.

'Per naj kurve po zihen' prej djemve ku po mundohej te vezhgonte, degjoi ofendimin ndaj saj.

'Cuni hapu cik se jam ajo kurva per te cilen po zihen' rendshem me mimike te irritur kerkoi teksa i shtyu tutje te kalonte permes tyre. Djaloshi e veshtroi i fajesuar dhe rrudhi vetullat.

Doli perpara tyre dhe ishte ai moment ku Xhulio ia ktheu ate grusht te fuqishem Kleos. Kleo iu hodh ashper si ndonje tiger prese se tij duke perfunduar ne toke duke goditur njeri-tjetrin. Femrat brohorisnin 'Xhulio, Xhulio' se nuk ishin ato te cilat mbanin nje gur te rende ne shpine si Iva. Vetem sa veshtronin shfaqjen se si mashkulli me te cilin ato flinin sa here donte ai, po zihej me dike, me shpresen qe do fitonte.

U turr dhe Iva ne mes te tyre duke lene friken pas se mund te goditej fuqishem dhe ajo. Nuk mund t'i linte ata te ziheshin aty si te ishte nje egoiste, apo krenare se dy meshkuj po ziheshin per te. Nuk donte askend prej tyre, nese do vazhdonin te luanin per te sikur ishte ndonje loder e cila deshironte pronesi.

'Kleo po e vret!' ia terhoqi vemendjen dhe teksa Kleo me syte e zbutur tashme, qe vereu Iven krah tij, Xhulio perfitoi, e gjuajti furishem e tashme ishte Kleo i cili qendronte i shtrire teksa Xhulio e godiste me fuqi, me terbim.

'Xhulio dreqi ta haj, zihu per femren tende c'pune ke me mua?' nje ulerime shkau prej buzeve te tij. Mjaftoi per Xhulio te ndalonte dhe te hidhte syte nga shikimi i saj i lodhur, shkelqimi ishte zhdukur dhe e dinte qe ai ishte fajtori, por nuk do e pranonte fajin.

'Ti je femra ime' e veshtroi me sy te egersuar dhe sapo deshironte te godiste dhe njehere Kleon, Kleo e gjuajti me te gjithe fuqine qe inati dhe xhelozia ia kishte mbire.

'Pederast muti, merru me ato kurvat e tua, Iven mos e fut ne ate thes' trupi i Ives nuk e perballonte dot me nxehtesine nga ankthi, nga frika. Kraharori po i digjte, uleritjet e njerezve duke mbeshtetur Kleon pas ofendimit qe tha, e bene me keq gjendjen.


I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now