'Do dalim per nje embelsire nga Blloku?'deshironte ti ngrinte humorin kushurires se saj e cila dukej qe nuk ishte ne forme.
'Hmm jo rrofsh'
'Eja tani,sdo rrish kycur tere jeten sic rrije me pare se cave koken'kapi doren e saj dhe e ngriti ne kembe.'Per hatrin tim.E ndjej qe kjo dite ka dicka te vecante'
Nuk mund ta refuzonte,ajo e lejoi te qendronte ne apartamentin e saj keshtu qe te pakten duhet ta shoqeronte kur te dilte.
U bene gati shpejt dhe dolen nga apartamenti.
Nuk deshi shume sa te mberrinin ne bllok,gjate ecjes biseduan por Iva nuk foli asgje rreth situates qe i kishte ndodhur disa dite me pare,do vinte dita qe do i tregonte dhe Klivias,duhet te hapej me dike,te ndihej me e cliruar,te kishte mbeshtetjen e dikujt,e dinte qe Klivia nuk do e gjykonte sic bene prinderit e saj.
Kur mberriten ne lokalin ku do te uleshin,ajo u ul me pamje te kundert nga dera,kurse Klivia perballej me deren e tejdukshme prej xhami dhe arrinte te veshtronte personat qe kalonin edhe ti analizonte.
'Do shohesh rrugen ti tani apo do hame e bisedojme ne?'
'Me fal me fal,po shihja pemet'
'Po pemet po shihje'rrotulloi syte Iva duke e ditur se ku e kishte mendjen kushurira e saj.Porositen nga nje embelsire me cokollate dhe filluan te flisnin perreth temave te ndryshme,kishin mjaft biseda per te diskutuar pasi kishin kohe qe nuk kishin biseduar me njera tjetren.Iva ishte e lumtur qe pas tere ketyre ngjarjeve akoma ishte ne gjendje te shijonte nje moment te lumtur me dike.Ndoshta Klivia kishte te drejte,kjo dite ishte e vecante,ishte e qete,e paqte per Iven.
Dera u hap por Iva s'ia kushtoi shume rendesine,nuk do rrinte te kthente koken sa here dera te hapej e te veshtronte personat qe futeshin ne lokal.Por kete pune e bente Klivia,e cila e kishte pamjen e qarte,ajo ngriti syte,i mbajti per disa minuta fiksuar lart e me pas i uli poshte duke shikuar embelsiren e saj.
'Ke pe mi?'
'Nuk e njihja,po se si mu dik si i cuditshem ai djali'
Iva arriti te dallonte vetem kurrizin teksa ai po futej ne vendet brenda te lokalit.Kishte vendosur nje kapele te zeze,e ne dore mbante nje cigare.
Me pas i humbi nga syte,nuk ia vuri me re-ne.Vazhdoi te hante embelsiren e qete me Klivian.Pas disa minutash u ngrit te shkonte te bente pagesen.Ia zgjati banakieres qe ishte ne sherbim dhe u kthye te shkonte te merrte Klivian e te largohej.Ishte ne rregull,deri ne momentin kur buzet e saj u shkeputen ne habi,kur perplasi shikimin e saj te dobet me te tij,kuptoi qe asgje nuk kishte ndryshuar.Ngelej po i njejti person,me te njejten mimike te ashper e serioze,me te njejtet sy te vdekur,floket e tij te erret qe i kishte nxjerre lart me ne pah nga kapelja e tij e zeze,dhe cigarja e demshme qe qendronte ne buzet e tij te plota.Kur tymi qe i mbulonte pamjen para atij;u zhduk,ai menjehere u ngrit ne kembe.
Sapo ndjeu reagimin e tij,vrapoi si e cmendur drejt dyerve te pasticerise duke lene Klivian mbrapa.Jo,s'mund ta kishte pare qe ne ditet e para qe kishte ardhur ne Tirane.Kjo i mungonte sot,te kthente pas te shkuaren nderkohe qe po ne ate te shkuar kishte gerrmuar lumturine qe kurre nuk mundi ta gjente.
'Iva'rendi edhe ai pas saj aq zellshem per te mbeshtjelle trupin e tij me te sajen.Ishte veprimi me i cuditshem qe kishte bere ne jete,por e ndjente ta bente kete gje.I kishte munguar aq shume dhe e dinte qe s'kishte shpresa me prej saj.Ajo mund ta kishte harruar fytyren e tij,mund ta kishte share,plagosur me fjalet me te ndryshme ne mendjen e saj.E zuri dhe Iven ne habi me ate sjellje.Ishte vertete Xhulio,apo ndonje djale qe i ngjasonte atij?Ai s'mund te kishte ndryshuar,ndoshta kishte ndryshuar vetem per ate e jo per te tjeret,por s'mund ta pranonte kete sjellje pas tere atyre qe kishin ndodhur.Sigurisht qe s'kishte ndryshuar,por kishte shfaqur veten e tij para se ti vdiste shpirti...
'Largohu Xhulio'nuk ishin fjalet qe e vrisnin Xhulion,pasi e ndjente qe ne kujtimet e Ives ai ndodhej po aty.
Zgjati doren e tij te ashper per t'ia rrembyer doren e vogel te saj,te bute pa asnje bizhuteri.Asaj iu duk sikur ajo prekje e dogji,e terhoqi me shpejtesi doren e saj.
'Pas kaq shume muajsh,kujton se do te flas?Ne jemi thjesht te panjohur'dhe ne fund kur ajo u be gati te zhdukte silueten e saj prej asaj pasticerie,ai mbeshtolli trupin e saj serish prane tij duke menduar se ndoshta ajo mund te ndjente serish ate ngrohtesi,por zemra e saj ishte ftohur.U perpoq te cikte buzet e tij me te saj,kurre nuk e kishte guxuar ta provonte kete eksperiment tek ajo ne kete menyre te tille e ne nje vend kaq te bollshem me njerez,por u pendua.Ajo vendosi te dyja duart perpara buzeve te tij dhe u zberthye prej shtrengimit te tij.U largua me vrap.Ai s'mund te hapte gropen e saj te kujtimeve,sepse muaj me pare ne momentin kur ajo i deshmoi qe ata do te ngeleshin thjesht te panjohur,ajo e varrosi Xhulion ne ate grope.
YOU ARE READING
I Prangosur Nga TI
ChickLit"Një vajzë këmbëngulëse si Iva, nuk e mendonte si opsion vizitën te një psikolog. Luftonte me ëndrrat e saj që c'do natë i premtonin ngjarje të reja të një cifti te cilin ajo as nuk ia kishte idenë kush ishte. Por, për fat të mirë të saj, doli dikus...