'Une..une'
'Ti e kupton qe mund te kishe vdekur nese une nuk do te kisha ardhur ne kohe apo jo?'syte e saj te lotuar nuk qanin vetem prej frikes qe kishte,por mbase dhe qe ajo lidhje shpirterore qe ata te dy kishin,kishte mbaruar.Kapitulli i tyre i fundit kishte perfunduar.Ai s'mund te dallonte qe ato lote nuk ishin vetem per gjendjen e saj.Ajo mbylli syte lehte,mbuloi fytyren me floket e saj te dendur per te penguar Xhulion te mos shihte rrekete qe rreshqisnin ne syte e saj.Ndihej e dobet,tashme e vetme.
'Faleminderit'degjoi nje pershperime nga ana e Xhulios por asaj nuk po i bente pershtypje.Ashtu me ze te dridhur e lote ne sy qe Xhulio s'arrinte ti veshtronte,ia ktheu dhe ajo me nje pershperime.'Ska gje'
'Je mire?'u shqetesua kur degjoi zerin e mbytur te saj.Keto dite e kishte cjerre masken e seriozitetit te tij,duhej.Sigurisht qe nuk ishte mire,kur ishte me Xhulion ajo te pakten kishte dike qe domosdo do ishte prane per te.E lendonte,por serish e kishte ndjesine qe kishte dike prane.Dike qe s'mund ta linte dot vetem e nese donte.E tashme,qendronte e shtrire duke thithur ajrin e mbytur te spitalit,prane jo me ate partner te dashurise,por me nje te panjohur.Nje djale te quajtur me emrin Xhulio,i cili e kishte gjetur ne shtepine e saj prag vdekjes.
E cliruar ndihej,me e lenduar nga ai s'ndihej.Por ndihej nga vetja.Serish ngelej po ajo Iva,po me ato gabime edhe pas shkeputeje.Asgje nuk kishte ndryshuar,pervec Xhulios,ajo serish ndihej e ndyre.
Thithi lotet,i fshiu dhe ktheu koken nga i panjohuri i cili po qendronte prane per t'a ngushelluar.Nje buzeqeshje e embel u krijua nga buzet e saj,e vetmja buzeqeshje e vertete dhe e lumtur qe doli per here te pare dedikuar atij.Ishte buzeqeshje jashte asaj marredhenie-je qe kishin patur ata te dy.
'Pra,ishte kenaqesi te shijoja kete aventure me ty'
'Jo nuk ishte'syte e saj te dobet nga ditet qe kishte qene ne spital flisnin.'Ti mezi e prite te shpetoje e tashme thua ishte kenaqesi'
'Epo ishte kenaqesi te perjetoja njehere te vetme ate ndjenje ku une nuk besoj'te dy moren fryme thelle dhe nje heshtje e kaploi ambientin.
'Do te vazhdojme te dy jetet tona tani heh'ai pohoi me koke.'Besoj se do ikesh jashte shtetit apo jo?Sic kishe deshire'
'Ndoshta'ferkoi mjekren e tij.'Po ti?Ti,ti ku do shkosh?'
'Une do kthehem ne Durres,Kleo i kishte trilluar mamase sime qe ishim lidhur,tani jam e sigurt qe do e dramatizojne aq shume situaten sa do e cojne me lart'
Fatkeqesisht,me kur degjoi emrin e Kleos nuk e ndjente me ate djegien e meparshme qe kishte perbrenda vetes,ndjesine te godiste Kleon apo ta kercenonte qe t'i rrinte larg Ives.
'Martese?'pyeti pafajsisht ai,tashme me fytyre neutrale,nuk eshte se i interesonte me per Kleon.
'Jo jo.Ndoshta nje fejese'fytyra e saj nuk dukej e lumtur qe do kurorezonte dicka kaq te shenjte e te bukur me Kleon.
'Kur nuk do pse e detyron veten?'i kishte lexuar fytyren,e tani donte te shuante kureshtjen.
'Mamaja ime gjithmone ka dashur qe te martohesha me te kur te rritesha,ai eshte djali perfekt per te,biles,mendoj se ka ardhur fundi i lirise time,duhet te krijoj nje familje'
Pohoi serish ai me koke.U pane per disa minuta kur papritmas ai u ngrit ne kembe.
'Epo,me duhet te shkoj.Shpresoj te sherohesh sa me shpejt dhe faleminderit edhe njehere.Na shpetove te dy,jo vetem mua.Tani mund te kemi nje jete te qete,jo te kemi shpirterat e dy personave qe as nuk i njihnim si barre.Por,serish mendoj qe nuk duhet te kishe rrezikuar veten,me ngrive gjakun.Ndihem ne faj qe edhe kur supozohet te te doja,nuk arrita te te mbroja.Mund te kishim gjetur dhe nje zgjidhje tjeter por ti veprove menjehere,e mua..mua nuk me le asnje shans,nuk me pyete.Kurre nuk do te kisha zgjedhur qe ti te ishe sakrifica ne kete mes.Dua te them,jam treguar nje egoist,nje trap gjate kohes qe ti pretendoje te beja romantikun dhe te dashurin,por une..une sjam i tille,Iva.Mund te rikthehesha sic isha me pare,por ai seriozitet ka zene aq keq rrenje mbi mua saqe dhe tani,po mundohem shume te mos shfaq edhe ne kete moment te keq per ty,ligesine time.Te kerkoj te falur'pas kaq shume kohesh,pas kaq shume vitesh,ai e perdori serish ate fjale.E perdori per femren qe kishte demtuar gjithe keto kohe,ndoshta ate falje e meritonte,pas tere atyre ndodhive e drame qe i kishte shkaktuar,pavaresisht gabimeve qe ajo kishte bere,ajo e meritonte nje falje.Te pakten,largimi perfundimtar nga njeri-tjetri te ishte me paqe.Do ishte absurde qe kete largim prej njeri-tjetrit qe e kishin dashur kaq shume kohe,ta kthenin ne lendim sic e kishin kthyer gjithmone situaten.
'Me fal gjithashtu,kam vepruar gjithmone pa menduar.E gjithmone mendoja se vetem une isha e lenduara ne kete mes,sikur bota rrotullohej rreth meje.Te dy jemi treguar egoiste ne kete lidhje,qe nuk ishte as lidhja jone,prandaj e lendonim aq shume njeri-tjetrin.Ndoshta sepse e dinim,kishim besim se nje dite do te shpetonim nga njeri-tjetri.E keto lendime,nuk do kishin me vlere.Sepse do te ngeleshin kujtime,kujtime me nje te panjohur.Nje te panjohur qe perjetova mijera ndjenja,qe kurre nuk i dihet nese do mund ti perjetoj me'
Me te mbaruar ato fjale,te dy i dhuruan nje buzeqeshje te sinqerte njeri-tjetrit.
E ashtu papritmas,ai u afrua prane saj.Afroi buzet ne faqet e saj te kuqta dhe i leshoi nje puthje te vogel,e me pas u largua serish.
'Ishte bukur te te dashuroja Iva,me teper te te lendoja'qeshen te dy me fjalet e tij.Tashme ato lendime i hodhen pas,gjithcka ishte ne te shkuaren e tyre.
ESTÁS LEYENDO
I Prangosur Nga TI
Chick-Lit"Një vajzë këmbëngulëse si Iva, nuk e mendonte si opsion vizitën te një psikolog. Luftonte me ëndrrat e saj që c'do natë i premtonin ngjarje të reja të një cifti te cilin ajo as nuk ia kishte idenë kush ishte. Por, për fat të mirë të saj, doli dikus...