XXXVIII

1.4K 128 34
                                    

Dy dite me pare ishte regjistruar te kursi i Klivias e sot do ishte dita e saj e pare atje. Ishte paksa e emocionuar, ishte nje eksperience e re per te qe kurre nuk e kishte provuar. Te praktikohej e kercente perpara njerezve nuk ishte dicka qe ishte shume e qete, kishte turp e mendonte se do te linte pershtypje te mire duke bere levizjet e saj amatore.

Hapi deren shoqeruar me Klivian dhe veshi nje buzeqeshje te dukej si nje njeri i dashur dhe gati per te krijuar shoqeri te re.

'E sheh nuk eshte aq e veshtire  te shfaqesh veten tende'

'Ishte buzeqeshje fallso'shkaterroi endrrat e Klivias duke i ulur buzeqeshjen poshte. Por kur Iva filloi te veshtronte rreth e rrotull e duke pare personat qe po ia ngulnin syte, nuk do ishte vetem Klivia ajo qe do ulte buzeqeshjen poshte.

Menjehere kur pa dike,fytyra e saj u zbeh kompletesisht. Nuk mundte me, jo. Ishte e tepert.

'Une ika prej ketu'hapi deren dhe vrapoi jashte e drejt per ne shtepi. Klivia e ndoqi, keto dite e kishte ndjekur shume.

'Iva cpate, cfare ndodhi? 'u shqetesua perse ajo ndryshoi menjehere gjendjen duke lene skene ne kurs.

'Ai.. Ai ishte atje. Si dreqin mund te ishte atje? Qekur ka qejf kercimin ai? Nga e mori vesh qe do te futesha ne kurs kercimi?' e dinte qe nuk mund te kishte qene me pare sepse Klivia do e kishte dalluar menjehere.'Me vjen keq nuk mund ta vazhdoj kursin,kot qe u regjistrova, e dija qe nuk do funskiononte ne nje menyre apo tjetren'

'Ti do lesh kursin prej atij? Cfare thua Iva, kaq e varur prej tij je? '

'Jo! Absolutisht jo, ti nuk e kupton. Nuk mund te qendroj me te me, asnjehere me'

'Kuptoj,paska qene e forte ajo qe ka ndodhur mes jush'

'Eshte e shkuar, e parendesishme tashme'

'Nuk eshte e parendesishme perderisa ju ndjek te dyve'kishte te drejte edhe Iva e dinte, por vertete nuk donte me te merrej me Xhulion. Ishte lodhur.

'Ske perse te largohesh nga kursi, eshte avantazh, beja te qarte ne kurs qe nuk do me te kesh te besh me te. E di qe do gjesh shume menyra, madje atje ka dhe shume djem simpatike.Me keq per Xhulion'ajo dinte si te bente Iven te buzeqeshte. E pasigurte per kete vendim, pranoi. Pranoi te vazhdonte edhe njehere rrugen drejt kursit me mendimin se do e injoronte ate dhe ai do e kuptonte qe do ishte e kote te merrej me te. Por Iva nuk e dinte, qe ai tashme ishte kthyer ne nje i fiksuar. I shtrenguar pas saj dhe i verbuar. Kishte ndodhur ne nje kercitje gishtash, ai buzeqeshte sapo mendonte per ate. E ajo kujtonte se ai donte te luante, ta bente per vete me sjellje te bute e te lezetshme. Gabonte.

Hapi edhe njehere deren per tu perballur me syte e tij gjykues qe vrisnin mendjen perse ishte larguar me aq ankth. Per faj  te tij?

Ajo uli syte dhe nuk i kushtoi me vemendje.Por ai shikimin prej saj juk e hiqte,deshironte te buzeqeshte kur veshtonte fytyren e saj te skuqur nga sikleti prej pranise se tij.

Ndjesia per te buzeqeshur iu zhduk sapo pa Klivian prane saj,edhe ajo e veshtroi eger,ai akoma me keq.E Iva qe qendronte me koke ulur ne mes te asaj lufte shikimesh,ku nuk dinte asgje se kushurira dhe Xhulio po diskutonin e haeshin me sy.

'Eja'kapi doren e Ives dhe shkuan te uleshin ne stola.Larg Xhulios,larg ngrohtesise qe ai shperndante edhe pse ndonese nuk ishin afer me njeri tjetrin.

'Mos ia var me qafsh, ai ate do, te konfuzohesh ti'

Iva pohoi me koke por as qe degjoi fjalet e te kushurires kur nuk e kishte aspak mendjen aty.Nuk e dinte se aty tutje, jo shume larg stolit ku ishte ulur ajo, buzeqeshte nje djale si i cmendur vetem se arrinte te veshtronte floket e saj te dendur qe vallezonin sa here ajo tundte koken, e bente djalin e shkrete te kerkonte me shume se veshtrimin e flokeve te saj, ajo mbante koken perballe Klivias e nuk ia jepte mundesine atij te shikonte fytyren e saj, e cila do ia zgjeronte buzeqeshjen akoma me shume.

'Kemi nje vajze te re ne mesin tone te kercimtareve'e kjo i terhoqi vemendjen Ives duke bere qe te ngrinte koken lart e te perballej me mesuesin. Kaq donte Xhulio te tregonte dhembet e tij shendrites sapo vereu tiparet simetrike te fytyres se saj, buzeqeshte si e marre,me zemren qe i rrihte duke kerkuar ta kishte prane. Tundi koken ulur duke buzeqeshur sesa e cilter ishte ajo dhe e ngriti serish kesaj rradhe duke veshtruar mesuesin. Nuk ia hodhi me syte se e dinte qe do behej i bezdisshem.

'Eja prezantohu'

Ne siklet u ngrit me ngadale dhe detyronte veten te mbante koken ulur e te mos kthente koken nga ai. Perse e ndihem? Me ata nuk duheshin, cdo gje kishte mbaruar.Ci duhej te merrej perseri me te?

'Une quhem Iva dhe...'levizja e Xhulios i terhoqi vemendjen dhe e frikesoi kur ai u ngrit drejt saj, por syte nuk ishin fokusuar tek ajo. U tremb. Po tani c'do te ndodhte?

Ne duar kishte camakun e nxorri paketen e tij, duke marre nje cigare dhe duke e ndezur ne vend. E futi ne goje dhe ne momentin kur Iva po vdiste nga ankthi qe ai po drejtohej nga ajo, ai i kaloi prane duke i leshuar te tere tymin e thithur ne fytyre. Parfumi i rende i pershkoi hundet por u shua kur ndjeu tymin te pengonte te ndjente ate ere parfumi qe sigurisht ishte me e mire se i duhanit.

Ashtu duke e vene ne pozite te veshtire u largua duke larguar dhe ate ngrohtesine qe ndjeu sapo ai u afrua. E la aty te menduar dhe me fjalet e ngecura ne goje. Ai nuk duhet te merrej me me te, ishte marre dikur e nuk i kishte pelqyer. Ajo ishte e njejta, por ai kish ndryshuar.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now