XII

1.6K 129 89
                                    

Ishte pasdite, po qendronte ulur ne shkallet e shtepise se saj teksa shihte Kleon te luante futboll me djemte e tjere te lagjes. Dukej ne harmoni, i lire.

Ndersa Iva, akoma qendronte ne boten e perhimet ku egzistonte vetem Xhulio dhe kujtimet e tyre. Perseriteshin ne menyre aq te bezdisshme si nje kasete e prishur, nuk kishte asnje fuqi ta ndalonte. I torturohej truri prej tij, serish nuk mund te gjente dicka te humbiste mendjen. As bisedat e gjata me Kleon, as te dalurat pasditeve duke bere shetitje, as deti, as vendi.

'Dalim per nje akullore?' i terhoqi mendimet Kleo me pranine e tij neper shkalle. Kaloi nje fije te balukeve te saj pas veshit, i ishte bere fiksim kohet e fundit. Te prekte ate i dukej sikur te prekte me duart e tij nje engjell te gjalle. Iva nuk e kundershtonte. Perfitonte nga perzemersia e Kleos per te hequr qafe Xhulion.

'Ne rregull' u ngriten te dy nga shkallet, vazhduan te ecnin ne pranine e njeri-tjetrit. Gjithsesi, Iva mbajti distancen. Nuk e dinte a ishte gati te qendronte afer nje mashkulli serish ne ate menyre kur ne mendje kalonte momenti i pare kur kishte dale diku vetem me Xhulion.

Ndaluan te blinin dy akullore shije cokollate, me pas vazhduan rrugen derisa te arrinin ne bregdet. Vendi ate pasdite ishte i populluar, plot me cifte, pleq, adoleshente me shoqerine e tyre teksa qeshnin e lodronin me njeri-tjetrin. Cdokush buzeqeshte, pavarsisht problemeve cfare kishin mbi supe. Vetem Iva nuk ishte aq e forte sa te linte problemet menjane ne nje pjese te trurit e te shqetesohej kur duhej. Prishte gjithcka dhe te vetmet momente te bukura qe kalonte, i shkaterronte duke lejuar kujtimet e pavlera t'i merrnin kohen. 

Diku prane detit, nen prekjen e valeve, u ulen ne rere.

'Shiko bukuroshe, e kam vene re keto kohet e fundit qe je treguar shume e humbur' serish kaloi disa fije pas veshit te saj te vogel. Prekja e tij i falte dritherima. 'Ti e di qe mund te me thuash gjithcka'

Iva mori fryme thelle, ne dyshime per t'iu shprehur Kleos apo jo. A do ishte i afte per ta kuptuar?Ajo nuk ishte e afte te kuptonte veten, pretendonte ta kuptonin te tjeret.

'Xhulio...ai djali qe kishte cuar mesazh...' vazhdoi te tregonte. 

'E do apo jo?' zeri i tij nuk doli aspak i bute, sepse nuk kishte qellim te tille me ate fjali. Priste mohim ndaj saj, lutej. Nuk mund t'i kishte lene te shkonte te dikush tjeter.

'E doja' perdori kohen e shkuar, per te treguar se tashme, nuk ndjente me per te. Genjeu veten, genjeu Kleon, per me teper, genjeu boten e saj te rrethur kudo nga Xhulio.

'E doje heh bukuroshe?' mendonte se Kleo nuk do e kuptonte se po genjente? Kleo dinte ta lexonte ate, gjithmone kishte ditur. Gjithmone donte te ishte i vetmi qe e lexonte ate. Tani, e dinte shume mire qe ajo genjente veten. Sigurisht qe e donte serish, edhe pse Kleos i dhimbte kur e mendonte. Leshoi nje buzeqeshje te vogel. 'Pa me thuaj cik sa endrra sheh ne dite me te?'

Rendshem iu kthye Iva me fytyre kur degjoi fjalet e tij.

'Asnje' me kembengulje iu drejtua Kleos.

'Po pra, fiks' leshoi nje ngerdheshje te lehte. E dallonte ne syte e saj sesi shendrisnin kur flisnin per ate mashkull. Kleos brenda i digjte, qe ne jeten e saj ishte shfaqur nje mashkull tjeter i cili kishte vepruar me heret se ai duke ia marre nga duart. Me e keqja, e kishte lenduar. E kishte zhgenjyer, e kishte detyruar Iven te genjente veten. Nuk duronte gjendjen e saj ne kete menyre te qendronte perballe tij. Sa shume deshironte Kleo qe ta bente te ndihej e lire, larg prej atyre ndjenjave vetevrasese, Iva nuk e dinte. 

'Pa me fol cik per te' ndonese i ziente gjaku kur e pyeste te fliste per ate mashkull per te cilin deshira me e madhe ishte t'ia shkermoqte fytyren, deshironte besimin e Ives qe te shprehej hapur me Kleon. Serish ishin si me pare, vetem se tashme ishin me te rritur. Nuk deshironte ta humbte perseri.

'Eshte egoist, i poshter, mizor. Nje kafshe! Ah, dhe perfitues. Ah, po, dhe pedofil' pas cdo cilesie te tij qe eger shtonte, perplaste dhe ndonje tjeter paturpesi te tij. Te gjitha cilesite te cilat Iva urrente, ishin te mbledhura ne lemsh ne vetem nje person, mashkullin me te rendomte. Perfundoi me vetullat e irrituara duke luajtur me reren, e hidhte perpjete derisa te krijohej nje pluhur gjithekund.

Duhet te shihte faqet e skuqura te Kleos kur degjonte Iven te pershkruante Xhulion. Vetem prej saj nuk e priste te binte brenda me nje zhigolo te tille.

'Te ka bere gje ty?' zemra buciste nga mendimet e paskrupujta e nese Iva do pohonte, nuk e dinte cfare do shkaktonte mllefi qe rritej brenda tij. Iven nuk duhet te kishte guxuar ta prekte.

Iva ndihej bosh, e lodhur dhe e pambrojtur ne mendime, nuk e dinte se jashte mendimeve te saj nervoze ndodheshin dy meshkuj te cilet linin koken per te.

'Jo sigurisht qe jo, nuk do mund ta bente kurre dicka te tille...domethene ato qe mendon ti' kafshoi buzen nga turpi por kishte folur tere bindje per Xhulion. Nje pjese e vetes, dhimbte, nga ideja se nje dite Xhulio mund te shkallohej dhe vertete te vinte dore mbi te.

'Nga e di ti per ca e pata fjalen une ,bukuroshe?' gjithmone ia kthente pergjigjen me nje buzeqeshje. Kleo ishte nje mashkull gazmor.

'Une..ku di une, besoj se per ato e ke patur llafin'

Nga buzet e tij u leshua nje e qeshur e gjate, simpatike.

'Po te provokoja' ne ate moment, papritur ndjeu prekjen e tij ta mbulonte perreth qafes. Ngrohtesia e krahut te tij qe i kishte hedhur permbi supeve te saj, ishte cliruese. Kur nuk mori asnje mohim prej Ives, e shtrengoi me shume prane vetes. Iva u rehatua nen prekjen e tij, qe prej atij momenti asnje fjale nuk u shpreh me.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now