'Ku je?' zeri i tij i trashe lundronte duke u perseritur me mijera here ne mendjen e saj ne ate ore te vone te nates.
'Ku pretendon te jem ne mes te nates dreqi ta haje?' nevrikosja e saj e pergjumur e qetesoi kur e kuptoi se ishte e sigurt ne shtepi, ne gjume. Tashme ndihej i qete.
'Po kishte feste sot te Folie dhe si dihej'
'Me thua mua ti kur ndihet fare mire kenga e Ences aty ku je. Nejse naten se do fle'
'Kujt i thua ashtu ti moj?'
'Ik o Xhulio na ler rehat' nuk priti pergjigjen e tij me teper sepse nuk ishte ne gjendje te degjonte ndonje te bertitur apo fjale te marra prej tij. Ne fytyre i mbylli telefonin. U shtri me zemren qe i buciste nga kraharori sepse e kishte ate prane, kur Xhulio shqetesohej per te. Kaq mjaftonte te dinte, nuk deshironte me asgje tjeter. Nuk donte nje marredhenie, nuk donte as ndjenja prej tij. Kaq ishte mjaftueshem. Ra te flinte e qete.
Po a ishte ne kendveshtrimin e Xhulios realiteti me i bukur se endrrat si c'ishte per Iven? Nuk dihej, se mendja e tij aq e turbulluar nuk dihej se cfare mbarte brenda. Iva e lejonte t'i thoshte c'te donte, te tregohej aq posesiv, aq impulsiv, ta mbante ate nen kontroll pa asnje arsye, epo jo plotesisht e serish nuk ndihej gati te pranonte ndjenjat per te, ndonese nuk i kishte nisur asnjeri prej atyre te dyve. Iva rradhe ia kthente fjalen, jo se nuk dinte, nuk donte. Xhulio as nuk ia jepte shansin te cilesohej i saj. Ate se dinte te sigurt, sepse Iva e cilesonte plotesisht te tij kur eger e terhiqte prej Ades dhe Sares ne mendje. Iva gezohej ne ate strehe te mbyllur qe jetonte me te vetmen shprese se Xhulio shqetesohej per te, ndersa atij nuk i mjaftonte as ambienti i hapur, ato klube, ato femra.
Me ne feste nuk i rrihej, nuk kishte as ate pasaniken afer, Saren, te shtynte kohen, po se c'i ishin afruar disa te dehura dhe perkedheleshin. Si ta kalonte kohen nuk kishte, keshtu qe perfitoi, si gjithmone, zgjodhi me simpatiken. Kishte sy te thelle jeshil, floket i kishte brune te erreta por pija me nuk e lejonte te analizonte me shume. Vetem sa te mbaronte pune e te kenaqte deshirat.
⏳⌛
Femra te ciles nuk i njihte emrin qendronte perqafuar me te, floket e saj te dendura ishin shperndare ne trupin e tij, teksa flinte qete ne kraharorin e tij. Xhulio u zgjua, i bezdisur zgjoi dhe femren ne krahe. Ajo i buzeqeshi paster ndersa Xhulio as qe ia ktheu syte. U mundua te gjente celularin neper sirtar dhe menjehere telefonoi kontaktin e pare ne liste. E kishte kthyer ne prioritet.
Vajza perkedhelej ne shpatullen e tij, por Xhulio nuk donte te humbiste vemendjen nga telefonata keshtu qe per momentin nuk iu drejtua me ndonje fjale.
'U zgjove?' te degjonte zerin e Ives ne mengjes, do e qetesonte nga ajo dhimbje e padurueshme e kokes.
'Me zgjove ti' i vinte te buzeqeshte kur degjoi pergjigjen e saj. I vinte mire qe ishte zeri i tij qe Iva degjonte ne mengjes.
'Mire, ku do dalesh sot?'
Sapo Iva nisi te fliste, qete pa ndonje mendim te nevrikosur drejt tij, nje ze femer shkaterroi gjithcka.
'Me ndonje kusherire po flet?' pyeti vajza ne shtrat pafajshem, e folura e tij posesive nuk mund t;i drejtohej nje te dashure ne ate menyre, prandaj u habit dhe nxorri fjalet.
'Do e mbyllesh ti?' ashper, iu kthye kunder.
'Une kam per tu lare' rendshem ne vokal, mbylli telefonin Iva me gryket qe sekond pas sekondi i shtrengoheshin me teper nga ndjesia e te qares. Nuk do qante. Xhulio te kenaqej teksa ajo thyhej? Nuk e ulte veten ne ate menyre.
Xhulio ia beri te qarte qe ne fillim qe nuk do kishte asgje midis tyre, ndersa Iva pretendonte. Tashme ishte kthyer kushurira e tij, keshtu mendonte vajza me te cilen ndante shtratin. Po cfare t'i bente? T'i bertiste? Do i klithte me teper. T'i gjuante? Nuk ia mbante. Ta shante? Nuk ofendohej.
Thirrje e thirrje te humbura ne celularin e saj, por Iva vetem sa i veshtronte me percmim, asnje nuk hapte. E linte ate te prishte e shkaterronte touch-in e telefonit e vete per tu pergjigjur, s'kishte per t'iu pergjigjur.
Nderkohe Xhulio nuk ishte vetem inatosur prej injorimit te Ives, ishte i zemeruar me femren e cila qendronte disa centrimetra larg tij, e zhveshur, perpiqej te mbulonte turpin me ndonje carcaf te holle.
'Me fal' ne lote pershperiti per nje falje. Falje? Xhulio kurre nuk dinte te falte.
'C'te te fal? Nuk te rri rehat ajo goje. Hajde dil tani, se shume ta zgjata'
'Si?'
'Dil pra, ca kujtove ti se do te merrja per nuse?'
'Po une..une..ajo ishte hera ime e pare..mos me perze ne menyre te tille. Jam vetem tetembedhjete vjec,nuk u deha me qellim' e kapi ne habi. Per Xhulion nje tetembedhjete vjec ishte e vogel, gjimnaziste, por si gjithmone, nje mashkull si Xhulio vetem dinte te perfitonte.
'Tallesh ti tani? Te dukem gje vullnetar per dashnor?'
'Po te kesh nje te dashur nuk te gjen gje..Ndoshta mund te krijojme ndjenja per njeri tjetrin me vone' e qeshura ironike e tij, fitoi te gjithe vemendjen e mureve te dhomes. Adoleshente tipike, besonte ne dashuri.
'E forte ti, shume gallate' vazhdonte te qeshte me stil, por vajza qendronte e palevizur, neutrale ne mimike. Po ide e keqe per Xhulion nuk ishte. T'i ofrohej ne pjate dhe te refuzonte, Xhulio nuk ishte mosmirenjohes. 'Nejse, keq nuk e ke. Per e dashur ben ti, gjoks ke, bythe po. Fiks'
Fytyra e vajzes u ndricua kur mendja e tij ishte gati te mbushej. Naive, kujtonte se djemte deshironin nje lidhje te qendrueshme per vite me rradhe, deri ne momentin deri sa te binin brenda. E genjyer nga endrrat, nje perde imagjinate e pengonte te veshtronte realitetin.
'Mire' deshmoi Xhulio vendimin perfundimtar. Iu hodh ashtu e zhveshur ne perqafim, duke i shtrenguar kraharorin e tij te ngrohte. Te veshtroje nga larg, ngjasonin si nje cift i lumtur, ne ndjenja. Nuk i dihej nese nje mund te shendrroheshin vertete ashtu.
YOU ARE READING
I Prangosur Nga TI
ChickLit"Një vajzë këmbëngulëse si Iva, nuk e mendonte si opsion vizitën te një psikolog. Luftonte me ëndrrat e saj që c'do natë i premtonin ngjarje të reja të një cifti te cilin ajo as nuk ia kishte idenë kush ishte. Por, për fat të mirë të saj, doli dikus...