V

2K 140 60
                                    

'Iva cfare ndodhi?' kurioze si gjithmone Ada nuk mund te linte pa pyetur. Por a ishte ajo ne gjendje te formulonte dot dicka ne mendjen e saj ne keto momente? A ndihej si vete ajo, kur perballe kishte nje iluzion, nje enderr qe se dinte a po e shihte vetem ajo. Jo, te ngrinte dhe njehere koken nuk ia mbante. Nuk guxonte, nuk deshironte te shihte nje fantazem. Nje fantazem te shpirtit, mendjes se saj. Mendja e saj po luante me te, por ajo asnjehere nuk i kishte pelqyer lojerat. Sidomos prej mendjes se saj.

'Nejse' shfryhu tutje Ada kur pa se Iva as qe po mundohej te ngrinte syte, jo me te pergjigjej. Ndersa sesi ndihej Ive e shkrete, askush nuk e vriste mendjen. Se i dridhej zemra e i pergjerohej mendja te ndalonte shkaterrimin e saj me ato qe mendonte, as qe behej fjale ta imagjinonte njeri. 'Ju prezantoj me te dashurin tim, e gjeta dhe une nje ' Ada qeshte e gezuar, po nuk e dinte qe perballe gjendeshin dy te panjohur, te prangosur ne dashuri e cila nuk ishte as e tyre. Nuk ishte i Ades, ishte i saj.

'Xhulio takoi gocat'

Emri trokiste, cukiste rende ne kujtimet e saj per te hapur deren e per te ftuar me shume kujtime brenda. Pas asaj fjalie nje dore mashkulli iu afrua prane ballit, ndjeu ngrohtesine qe leshonte, por nuk ishte gati te ngrinte zemren ne kembe e ta pershendeste. Me syte, pothuajse te lotur, ngriti koken dhe i dha doren. E ndjeu si Iva dridhej, kur ndjeu prekjen e tij, mendoi se i ngiste ne duar. Ishte i revoltuar. Tere ato nete pa gjume, ta godisnin me ne fund me nje siluete qe kishte muaj qe e kerkonte, keshtu papritur.

'Iva' leshoi me ze te lehte emrin e saj, a thua Xhulio nuk e degjonte, nuk e ndjente.

'Gezohem' i vinte te qeshte perbrenda, sepse nuk gezohej aspak. As  nuk i vinte t'i buzeqeshte asaj femre. Vetem gezim nul kishte kur veshtroi Iven ne sy. I afroi dhe doren Gentes, u takua me tere miqte e Ades aty, serish mendja nuk iu shkeput nga ajo femer atje tutje e cila rrinte kokeulur, trokiste vazhdimisht takat e saj ne toke, sa e nevrikoste me shume.

⌛⏳⌛

'Doja te dilnim me ndonje vend, kemi kohe pa u mbledhur' per qejf e para u hodh Ada, shpalosi qellimin e vertete per cfare i kishte sjelle deri ne ate ankand.

'Ku?' te levizte e te ishte ne te njejtin vend me ate mashkull nuk donte, ideja me e mire te largohej.

'Ku thua ti Krist'

'Hajde ulemi te shkallet e Politeknikut, bojm cik muhabet' te lumte, Krist. 

'Eshte nate' nxorri justifikim te gatshem Iva, gati per te rendur drejt e ne shtepi.

'Ec mi ec ti'

'Te con Xhulio me makinen e vet po deshe' kur vereu si ngriti vetullat ne shenje mosbesimi, vazhdoi. 'Ki besim te Xhulio'

Po normal qe do kishte, e kishte pasur dashnor, ne mos bashkeshort, ne ato endrra nuk arrinte te kuptonte as cfare ishin. Kishin jetuar ne te njejten shtepi bashke, e se ne c'dreq shtepie nuk ia kishte idene. Dicka e dinte, qe ishte i njejti bastard si ne endrra, ishte. 

'Jo, faleminderit' refuzoi kerkesen haptas, i mjaftonte kjo drame per sonte.

U ulen e sistemuan, vazhduan te flisnin e te qeshnin, te diskutonte ne menyre paqesore, por Iva as qe e kishte mendjen. Perhumbur ne takat e saj te zeza, kafshonte buzen ne ankth. Pak me larg saj, ne shtrengimin e te qeshuren e Ades, ndodhej Xhulio i cili hidhte syte nga Iva here pas here, i interesuar. Gjithcka ishte ne qetesi per Iven dhe Xhulion deri ne momentin kur dy femra goxha te mbajtura, simpatike, penguan biseden e shoqerise se tyre. Zili. Kur dalloi se ne cfare klasi dhe dukej qe ishin pasanike, ndjeu zili.

'Ome Sara' zeri burreror i tij, e goditi si ndonje shuplake ne fytyre. 

Cdokush e kishte mendjen ne temat e tyre, por vetem Iva e vereu sesi kur Xhulio e perqafoi tere deliresi femren, perplasi paturperisht shuplaken e tij ne prapanicen e saj. Te mendonte se asaj me fjale i dhuronte vetem shuplaka ne fytyre. Sara vetem u ngerdhesh, iu perkedhel prane qafes, si ndonje kotele lozonjore e cila priste ndonje fjale prej Xhulios ta llastonte.

'Ckemi dhe ti Anxhi' si duket ishte shoqja e kesaj te fundit.

'Ca beni ktej nga Politekniku?' se mos nuk e dinte Xhulio, vete i kishte ftuar diten e shkuar kur Kristi i kishte thene se vetem pak pune do kishin ne ankand dhe e dinte lokacionin e Sares dhe Anxhit, te perhershmin.

'Ja sa kaluam njehere ktej' i shkeli djallezisht syrin. Tere keto skena rrinte i vezhgonte Iva, padyshim nuk i pelqente marredhenia me perfitime e atyre te dy. Nuk e pelqente fare.

'O Sara dhe Anxhi hajde uluni cik ketu sa te shkoje pak Xhulio me Iven te Mulliri te na marrin ndonje gje. Ketu do jemi ne tere naten'

'Ca mi?' e tronditur u hodh menjehere Iva, sa degjoi emrin e tij ne te njejten fjali bashke me te sajin. Duart filluan t'i dridheshin. As qe behej fjale. S'mund te qendronte nen auren e tij kur ishin rrethuar me aq shume njerez, te priste te qendronte ne te njejtin ambient vetem me te.

Pas kaq shume oresh me ne fund Xhulio arriti t'ia degjonte dhe njehere te vetme zerin.

'He mi se me Xhulion je, ste gjen gje' nuk eshte se e bezdiste frika ne ato momente, por ankthi.

'Mire' u pendua me pohimin qe dha.

Ecen e ecen, derisa i humben ata nga shikimi. Menjehere filloi pjesa ku Xhulio po e veshtronte i etur, aty filloi dhe pjesa ku ajo pendohej si dreqi qe e kishte lene veten te lire te pranonte ate oferte te rrezikshme.

'Robt!' Iva u hodh perpjete kur e berititura e tij e kapi pa mendje. Ishte ne terezi? Ndodhehsin ne mes te rruges. 'Te marrte dreqi' iu referua Ives. 'Kush mutin je?'

'Iva' po ia humbiste durimin me ato pyetje te pakuptimta. Deri tani nuk kishte bere asgje qe te bertiste si ndonje budalla ne mes te rruges dhe te perdorte fjale si mut apo robt, per te rene ne sy.

'A me mo' godiste tere acarim guret e rruges, mundohej mos t'ia shfrynte inatin asaj femre qe kishte afer. Nuk do e godiste, nuk ishte i perbere prej brumi te tille. Nuk kishte guxim e zemer te hidhte dore mbi te.

Por dicka qe nuk do e lendonte, e beri. E shtrengoi lehtshem nga krahu dhe e futi ne nje rrugice te shkurter.

'Jam kaq i acaruar' thua e pyeti Iva ate se si po ndihej, nuk donte te kishte te bente me te ne asnje lloj aspekti. Me nje mashkull aq bipolar dhe gjaknxehte si Xhulio.

'Nuk te pyeta' pafajsisht ktheu pergjigje. Pa ironi apo djallezi. Vertete nuk i interesonte.

Veteviu, pa e ditur as vete ai, ndjeu buzet e tij te gjenin udhen te të sajat, ne menyre aq te bute saqe Iva do betohej se nuk ishte personi i zemeruar me te cilin sapo foli. Buzet e tij ishin te embla, te buta, e puthnin me aq deshire saqe nuk kishte fuqine te pendohej per veprimin qe po bente.

Kur i therriti mendjes, u shqit prej, duke leshuar dhe doren prej shtrengimit te tij gjithashtu.

'Sa bukur e shpreh inatin ti'

'Mos me bej te te puth prape, e kesaj rradhe te detyroj per dicka me shume se puthja' deshmoi dicka te vertete tashme qe perbrenda vetes, kishte filluar t'i zhdukej irritimi ndaj asaj femre, te zevendesohej me deshire.

'Kafshe' e vetmja gje qe mund t'i pershperiste. E kishte lene pa fjale.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now