Kishin kaluar dite. Jo shume dite te kendshme jo vetem per Iven, por vertete dhe per Xhulion. I merakosur ne palce vetem se si gjithmone, nuk e shfaqte, ndoshta e kishte tepruar, por te kerkonte falje e pengonte egoja e tij mashkullore.
Me stil kishte pyetur ngado, nga Kristi, Ada, nga cdo kontakt te mundur qe kishin te perbashket. Ku ishte zhdukur? Nuk mund ta linte vetem tashme qe moren vesh se ishin te dy pergjegjes per zhdukjen e atyre enderrave. Askush nuk e dinin ku kishte humbur Iva. Iva e tij...Pinte. Inatosej pa arsye, ndersa Brisa duronte me buzeqeshje dhe i falte perqafime. Perqafime te cilat atij i duheshin, por nuk ishin te duhurat. Vetem se Xhulio kurre nuk e dinte kush ishte i duhuri perqafim, kur kurre nuk kishte perjetuar nje perqafim prej saj. E kishte marre qindra here ne celular dhe i dilte i mbyllur, mbyllur sic ndihej dhe shpirti i tij tashme. Kur nuk e dinte se ajo nuk qendronte e sigurt ne shtepine e saj, ulur duke pare ndonje film, nuk guxonte te qetesohej.
(Brisa-adoleshentja)
'Na pije kete lengun' ofroi me kujdes Brisilda. Rendshem perplasi goten tere mllef goten ne mur, i nervozuar, i etur vetem per qetesi. Per syte e saj. Brisa vrapoi menjehere te merrte lecken te pastronte murin, kujdesshem filloi te mblidhte copat e xhamit derisa e nderpreu zeri i Xhulios. Ajo vajze nuk e meritonte te qendronte prane tij.
'Leri, i kap une,se vritesh' edhe kur shqetesohej mbante nen zoterim tonin e ngurte, e rende. Nuk donte te binte pre e merakosjes se tij dhe te mendonte se kishin filluar te krijonin ndjenja.
'Mire' buzeqeshi embel ajo. Lau duart dhe hodhi canten ne shpine.'Ika une'
Iu afrua dhe i leshoi nje puthje te vogel nder buzet e tij te ashpra.
'Shpresoj te ndihesh me mire sot' ndonese Xhulio nuk ia tregonte arsyen e dobesimit te zemres se tij keto dite, Brisa serish nuk e shtynte te tregonte gje.
U largua, ndersa Xhulio akoma qendronte ulur ne kolltuk me syte fokusuar ne toke. I perhumbur.
Papritur u ngrit te shkonte ne tualet. Veshtronte veten e tij i peshtire perballe pasqyres. Si nje i marre, lejoi inatosjen te fitonte mendjen e tij, filloi te godiste pasqyren me grushta, godiste eger edhe pse xhamin i futej nen lekure, godiste me fuqishem edhe pse gjakun rridhte pa pushim, godiste edhe pse i dhimbte. Godiste se më ate nuk e kishte prane, e kishte marre te garantuar dhe e humbi ne momentin e pare sapo e kishte gjetur. Më nuk gjente dot qetesine.
Shfryhu i lenduar duke u ulur ne nje karrike te vogel aty prane, me duart e gjakosura e copetuara, veshtronte copat e thyera pertoke, ashtu vazhdoi te qendronte per minuta te tera. Nuk i interesonte per gjakun qe rridhte. Ishte ne dijeni. Nuk donte te mjekohej. Ndoshta me te vertete e kishte tepruar. Po sikur Iva te kishte lenduar veten? Jo, nuk ishte person i tille.
Nderkohe ajo kishte gjetur shpresen, nje copez shprese per te ndricuar jeten e saj, pa nje Xhulio ta kontrollonte. E dinte, per disa muaj nuk mund te harrohej kujtim i tille e ato dite ishin te veshtira dhe per te, por Durresi do e ndihmonte.
Shetiste me Serxhon dite per dite ne plazh pasditeve, por fundja, me shume dilte me te per te gjuajtur vajza sesa te kalonte kohe me te motren.
Madje dhe telefoni se c'kishte pesuar nje difekt, i ishte bllokuar numri pa shpejgim, do e dergonte ne nje servis se shpejti. Po edhe te mos e rregullonte nuk do ishte gje, e dinte qe Xhulio as qe ishte kujtuar per te. Duhet te ishte ndjere i lire, me i qete kur aura e saj nuk ndihej rrotull.
'O Iva ta rregullova numrin meduket' papritur, nga askundi, therriti Serxho.
'Si? Ti e rregullove?'
'Jo mi po jashte isha me nje shok dhe meqe isha fut ne facebook nga telefoni yt dhe i tregova problemin qe ka'
'A i the faleminderit?' serish mundohej ta edukonte te vellain sadopak, nuk kishte aq norma sa dukej.
'Harrova'
'Si mor harrove?' u ngrit nga divani ashtu shtrire sic ishte dhe doli perjashte ne lagjen e zhurshme ku jetonin aty ne Durres. 'Ku e ke shokun?'
'Ja' drejtoi gishtin Serxho. Iva i kerciti nje shuplake dores se tij, te ulej poshte. Nuk duhet t'ia bente me gisht njerezve.
'Ah' nuk e priste qe shoku i vellait te saj adoleshent te ishte nje mashkull pothuajse njezete e pese vjecar. Pretensonte moshatar te Serxhos.
Ngriti doren qe te fitonte vemendjen e djaloshit te panjohur, mesa duket ia arriti shpejt qellimit. Paksa i humbur nga arsyeja perse nje femer e panjohur duhet t'ia bente me dore.
'Faleminderit shume' ngriti telefonin si shenje per te shpjeguar per cfare po e falenderonte.
'Ckemi njehere' djaloshi i zgjati doren ne shenje respekti. Iva iu pergjigj, shkundi doren me te, i dhuroi dhe nje buzeqeshje te ngrohte. Ishte hera e saj e pare qe ne mendimet e saj nuk ndodhej Xhulio. 'E re je ketej nga Durresi?'
'Jo, jo. Jam motra e Serxhos. Kam jetuar ketu me pare'
'Iva?' tronditur hapi syte ne pabesim me ke ishte perbaur serish. 'Iva!'
'Po?'
'Pra nuk me mban mend' qeshi ne siklet.
'Kleo?'
'Dora vete' ishte Iva e cila ishte habitur ne kete cast, pa pritur me gjate iu hodh duke perqafuar kraharorin e tij bute, kishin kaluar tere ato vite pa folur me te. E kishte marre malli.
'Po ti sikur ike ne France'
'Na mungonte Shqiperia, erdha me shpresen qe do te gjeja ketu po ti kishe humbur andej nga Tirana, kishe shkuar ne universitet'
'Ah, po e mbarova kete vit'
'Per cfare mbarove?'
'Juridik'
Kleo i buzeqeshi, gjithmone kishte dashur te kishte bashkeshorte nje vajze qe studionte drejtesine, por nuk pershperiti gje. Nuk deshironte ta vendoste ne siklet.
'Nje Xhulio ta kishte care telefonin me thirrje'
'Lere se nuk eshte shume i rendesishem' i dhimbte zemra ta mohonte ne kete menyre, por nese deshironte ta hidhte kujtimin e tij tutje, duhet t'i mbyste, t'i vriste kujtimet e endrrave te saj.Te vriste shpirtin per te mbajtur veten gjalle.
'Epo i parendesishmi ishte cik si super protektiv'
'Pse?' zemra nisi t'i rrihte fuqishem nga ideja se c'biseda mund te kishte lexuar Kleo.
'Erdhi nje mesazh nga ai kur zhbllokova numrin, me duket se te bezdiska, po i kaloi limitet me thuaj mua se merrem une me te'
'Faleminderit, po nuk ka gje'
Mundohej ta harronte, e serish ai do e gjente nje menyre te nderhynte ne mendjen e saj. I bertiste here pas here vetes, mos te mendonte, te ndjente meshire per te, sidomos te lexonte njoftimet prej tij. Ia bente me te veshtire, duke i treguar se nuk do e linte kurre te lire, do e burgoste gjithmone pas vetes.

YOU ARE READING
I Prangosur Nga TI
ChickLit"Një vajzë këmbëngulëse si Iva, nuk e mendonte si opsion vizitën te një psikolog. Luftonte me ëndrrat e saj që c'do natë i premtonin ngjarje të reja të një cifti te cilin ajo as nuk ia kishte idenë kush ishte. Por, për fat të mirë të saj, doli dikus...