'Futu brenda, futu' duke pare Brisilden e gjakosur, bertiti i bezdisur. Gjithcka kishte marre te tatpjeten diten e sotshme. Zor se kishte fuqi dhe fjalet e renda qe i hidhte Xhulio gjate rruges nuk ia benin me te lehte. Ndonese i acaruar dhe i gjakosur per vete, vrapoi te grabiste kutine e ndihmes se shpejte dhe te drejtohej nga Brisilda.
'Mjekohu'
'Po ti? Me ler te te ndihmoj'
'Mjekohu njehere vete thashe' priste te mbaronte e te mjekohej, te ndihej pak me mire dhe do te diskutonte me te dicka per te cilen kishte kohe qe e mendonte. Vertete mund t'i kishte qendruar prane, kishte mbushur boshllekun e tij ne ditet ku vuante me veten per Iven, ishte Brisilda e cila i fali ngrohtesi ne kohen ku Iva e ngriu me acarin e saj, ishte Brisilda e cila i falte perqafime te sinqerta kur Iva as nuk i fliste. Ndoshta po perfitonte, ndoshta po ndjente.
'Nuk duhet t'i kishe kthyer Ives dore' me shume shpertheu si qortim sesa nje keshille.
'Ajo me gjuajti' merzitur, justifikoi veten Brisilda. Kishte te drejte, Iva ishte ajo e cila e kishte goditur ne vendin e pare.
'E mban mend c'i thoje? Ti je a ben vete? Dhe mua te me kishe folur ashtu do ta kisha kercitur ndonje. Po nuk e bej' sepse nuk ishte i tille. Kurre nuk do guxonte. Jo, kur me pare jetonte ne nje familje te zymte ku prinderit e kishin shtreruar dashurine e tyre per njeri-tjetrin dhe e zevendesonin me diskutime, me goditje. I ati godiste te emen, per faj te nje femre tjeter e cila ia kishte mbushur mendjen me iluzione a ku dihej c'i kish thene. Kishte ndikuar ne familjen e tyre dhe ajo keshtjelle e tyre familjare u kthye ne nje rrenoje. Babai u largua me ate femer qe ndoshta do e bente te lumtur per dy tri dite, i la femijet me zemrat qe i qanin per ikjen e nje prindi, e nje heroi. I la te vetem me mamane e cila me zor e kishte dhe ate pune qe e rraskapitur dhe e nxire nga goditjet e te shoqit nuk i dihej a do ia dilte mbane ta mbante ate shtepi gjalle.
'Kisha te drejte' me ne fund, u degjua zeri i saj.
'Ku? Pa he me thuaj' priti Xhulio, priti t'i jepte nje deshmi te bindshme.
'Ti nuk e ke dashur ndonjehere ate, ta kishe dashur nuk do rrije me mua, do te thote qe e ke harruar ate, ndoshta te eshte fiksuar kot ne mendje. Ndoshta e kam zevendesuar une'
E futi ne mendime, jo, sigurisht qe Iva e tij nuk mund te zevendesohej. Nuk mund ta linte te shkonte, te arratisej serish, madje me nje tjeter. Po sikur ai mashkull te ishte zevendesuesi i Xhulios? Kishte arritur Kleo ta bente te ndjente sic bente Xhulio? E trajtonte me mire, ia kishte nxjerre ne pah sjelljen e poshter te Xhulios? Nuk mund te ndryshonte dot, nuk ndryshonte per nje femer.
'E di, kur u bashkova me ty mendova dicka me ndryshe'
'Pretendoje te te sillja lule cdo mengjes? Ushqim ne tabaka? Te te pergatisja darke? Shih Brisilda, ndodhesh ne Tirane e c'do djale nuk lidhet me ty se do te marri nuse, per qejf te do, kalim kohe, po ta them sinqerisht, je e vogel, e papjekur. Ke rene pre, e sheh gjendjen tende? Ke hequr virgjerine qe ne moshen shtatembedhjete vjecare, madje me nje mashkull njezete e kater vjecar. Une perfitoj nga ty, e ti se kupton. Une per kete jam krijuar, te perfitoj, te mashtroj. Ju te gjorat hani gjithcka. Sot kuptova qe ishte sikur ne shtepi mos te kisha te dashuren, por nje femije. Nje femije qe e rris vete ne apartament, epo bej dhe seks. Qe ne momentin qe ti godite Iven, gjithcka mbaroi. Aty u shkeput dhe lidhja jone e 'shumefolur' nga shoqet adoleshente te tua. Ato shohin mjekren time dhe u bie te fiket, ti shkoje u mburreshe dhe beje sikur kishe cliruar Shqiperine vetem se dilje mua. Ti e di qe me ate gabim qe bere sot, te prekje Iven me dore, i ke kushtuar vetes shume. Une mund te te le ne c'do moment, e ti do kthehesh kokeulur te shoqet e tua tutkune' per here te pare ishte munduar te fliste me qetesi dhe t'i shpjegonte gjithcka asaj vajze te imet. Ishte perpjekur goxha te zbuste tonin e tij te ashper per t'i treguar se ato fjale ishin te sinqerta, ia donte paksa te miren.
'Por une te dua' me syte e lotuar, pershperiti e thyer.
'Te dua eshte fjale e madhe, te jam fiksuar ne mendje, me ke xhan' perseriti fjalet e saj kur i kishte treguar se cfare ndjente ai per Iven.
'Po shkoj te bej ca petulla' ndryshoi temen menjehere, sepse nuk donte te arrinte ne piken ku Xhulio do shprehte fjalet te cilat do e godisnin me shume se shuplakat e Ives.
'Mos u mundo, do ndahemi. Shko kalo kohe me familjen, i ke lene pas dore duke qene me mua'
Hoqi dore nga gjithcka, hoqi dore nga Brisilda e cila e bente te ndihej mire, e cila nuk e linte vetem, e cila i gjendej gjithmone prane. Hoqi dore nga Iva, e la te largohej serish tutje me ate qe do e bente te gezuar, dhe e dinte se me nuk do kthehej. Kishte gjetur te duhurin. Me ne fund nuk do ndihej ne presion e egersise se tij. Zemra i ishte gerricur nga kthetrat e saj, e tashme nuk do sheroheshin kurre.
YOU ARE READING
I Prangosur Nga TI
ChickLit"Një vajzë këmbëngulëse si Iva, nuk e mendonte si opsion vizitën te një psikolog. Luftonte me ëndrrat e saj që c'do natë i premtonin ngjarje të reja të një cifti te cilin ajo as nuk ia kishte idenë kush ishte. Por, për fat të mirë të saj, doli dikus...