XIX

1.6K 126 59
                                    

Qellimi i tij dhe i saj ishte i paster qe ne momentin kur veshtrimet e tyre u perplasen ne ate lokal ku i kishte ftuar Kristi. Mbushur  me njerez  aty pertej disa mimikave ndodhej dhe Iva, ajo e cila e fuste ne kurthin e ndjenjave me prezences e saj. Perse pikerisht aty? Perse pikerisht ajo? Ndersa Xhulio ishte me dike tjeter, dike me te rendesishem se ajo mund ta cilesonte kur e shihte aq te ngazelluar ne krah te tij. Vetem nje shikim duhej dhe e zbuloi nese ishte e vertete. Gjithmone e kishte ditur rrezikun qe i kanosej me pranine e Sares, por nuk kishte pse te qahej tani qe kishte marre vendimin te rrinte prane Kleos? Ishte kaq e hutuar per te gjetur nje zemer qe do e donte aq thelle sa c'jepte nga vetja dhe largonte  te duhurin prej vetes..

Ajo nuk ishte me Iva, nuk ndihej me si vetja. Qekur kishte dhuruar veten te Kleo, nuk ndihej me qete, e paster. Tani dhe kjo i duhej, iku Brisilda, u shfaq Sara. Prej Sares kishte pasur gjithmone frike, frike se si do ia trulloste trurin Xhulios, po vete Iva ia kishte sjelle mendjen verdalle saqe tani ai po humbiste ndjenjat. Nje dashuri te pamundur ai s'do e mbronte, nje dashuri qe s'donte ta pranonte qe e ndjente.

'Dhe njehere faleminderit qe u shfaqet ne ditelindjen time, shpresoje qe cdokush prej jush te kaloje nje kohe sa me te mire dhe me shoket tuaj. Eshte nje dite e vecante per mua dhe ngrohtesia juaj e ben akoma me te shtrenjte. Hajde pra kalleni' buzeqeshi Kristi dhe la skenen plot harmoni. Qeshi dhe Xhulio kur vereu se shoku i tij ishte i lumtur, luftonte me veten per te kthyer koken nga Iva por krenaria e tij nuk e lejonte. Le te ishte Iva e cila thyente krenarine e saj per te veshtruar ate. Sot jo se donte te merrte Saren me vete, ate instagramaxhien qe merrte mijera like neper foto e lloj lloj djemsh qe e hiqnin veten si te forte i komentonin tere embelsi per t'a kapur, por e takoi teksa po shkonte drejt lokalit. I vinte peshtire, por per t'iu lepire Sares si te tjeret per ta fituar nuk i lepihej. Prandaj sillej keq, nuk e kuptonte se nga dreqin terheqeshin nga ajo sjellje nuk e kishte zbuluar kurre.

Nje muzike e kercyeshme u vu ne sfond dhe te gjithe filluan te hidheshin me zell, vetem Xhulio qendronte fytyre vrazhde e shikonte si te tjeret kenaqeshin. Sara i lutej te kercenin por Xhulio as e vinte ujin ne zjarr t'i plotesonte deshiren. Syri i kapi trupin e saj te hijshem teksa qendronte prane trupmadhit Kleo, ngjitur me te, rriste pasionin e kercimit, po me shume rriste nervat e Xhulios.

'Hajde' shtrengoi belin e Sares me shikimin e ngurte nga ata.

'Kujdes, me vrave' pershperiti Sara ne menyre mos ta degjonin te tjeret por te kote e kishte pasi muzika ishte e larte. E perplasi pas vetes dhe Sares nuk po i pelqente ky kontrollim i tij kundrejt saj.

'O, ca te duket vetja ty?' ankimet e Sares nuk do te kishin fund po te mos ishte per Xhulion t'ia mbyllte gojen me nje puthje. Puthje qe nuk e dinte a e deshironte apo e bente nga xhelozia. Donte te besonte se e donte vertete puthjen me Saren por thelle, thelle e dinte mjaft mire se po linte gjest per ta veshtruar Iva, e pse jo, te lendohej. Sic kishte dashur gjithmone ta lendonte.

Nata kaloi e zhurshme, me muzike dhe plot buzeqeshje. Edhe Iva kete nate kishte lene gjithcka ne nje cep te mendjes dhe leshoi vend per te bere qejf vetem kete nate, te nesermen serish te vriste mendjen duke menduar per gjithcka. Te pakten Xhulio nuk e kishte marre vesh se kishte fjetur me Kleon, per kete s'kishte pse te shqetesohej. Sot e kishte leshuar veten dhe kercente tere kohes me Kleon e buzeqeshur, e hidheruar brenda saj.

'Uo uo kujdes bukuroshe, je dehur' kembet e saj vardiseshen kudo ne menyre te c'rregullt e fliste shkarazi.

'Une? Pf, nje gote piva pf pf pf pf' dhe me te vertete nje gote kishte pire. Nje vajze i dha pijen, iu duk fytyre e njohur, po e kishte maskuar veten mjaftueshem me tualet per Iven qe ta njihte. As dritat nuk e lejonin te perceptonte kush ishte. Se c'kishte pasur ne ate pije, tani po e mendonte. Me nje  pije te dehej menjehere, ishte  e dyshimte.

Filloi te ecte drejt Xhulios duke kenduar, nuk ishte ne vete. Por Kleo nuk e ndaloi. Perse nuk e ndaloi, pyeste Iva veten. Kete nate cdo njeri po sillej cuditshem. Mendjen e kishte aq te trullosur saqe nuk dinte c'thoshte.

'Xhuliosita' i perkedheli faqen e tij mbuluar nga mjekra. Prekja e saj ishte shpetim, aq e bute por dhe djegese ne te njejten kohe, nuk e kuptonte a e donte prane vetes apo ta zhdukte tutje.

'Je dehur Iva, thuaji Kleos te te dergoje ne shtepi' kur se nuk donte ta kishte prane, nuk mund te rezistonte dot kur kishte Iven afer. Aq afer.

'Ncuq' vuri gishtin e imet ne buzet e tij simetrike dhe sikur jo vetem ai, por dhe Iva u ringjall nga ajo prekje e vogel. E anashkaluan. 'Nuk iki me Kleositen,s e pastaj nenene'

Xhulio dyshoi, Iva deshironte te thoshte dicka por nuk po e thoshte sakte. Thonin se fjalet e te dehurit jane te verteta, sekretet qe ata mbanin kur ishin esull. Do perfitonte tani per te zbuluar c'kishte dashur te thoshte me ate dhe nuk i interesonte. Ishte mesuar duke perfituar.

'Ca domethene nenene Iva? Si them kujt'

'Kam besim te ti Xhuliosita, dumdumdum' ra ne krahet e tij ashtu e perhumbur.

'Mund ta thuash'

'Se di ti ca eshte nenene-ja' hapte syte duke qeshur si e marre. Ajo buzeqeshje i kepuste shpirtin Xhulios duke ditur se nuk e kishte me ne zoterim, por dikush tjeter.

'Jo ma thuaj ti' e merrte me te mira duke buzeqeshur lehte, donte vetem te nxirrte fjalet e saj nga vendi. Po nuk e dinte kush si ndihej Xhulio perbrenda me zemren qe i digjej e i rrihte nga frika prej fjalive qe mund te shkiste ajo.

'Une kam bere ashu me Kleositen' zemra e tij sikur do dilte nga kraharori nga momenti ne moment.

'Cfare?'

'Ashtu qe behen bebet'

U ngurtesua,u peshti. E la Iven ne nje nga karriket ashtu duke qeshur me veten. Ah, si ndihej ne keto momente, nuk donte ta donte ate femer. E theu ne mijera nga ajo fjali, e lendoi me shume sec e kishte lenduar Xhulio ate. Ia kishte punuar bukur. Gjithmone e kishte menduar si trillim te mendjes se tij se cfare mund te bente Iva me Kleon, por sot e kishte vertetuar qe mendja e tij s'genjente.

'Me vjen keq qe je shendrruar ne nje...kurve' i dhembi zemra t'ia perplaste ato fjale ne fytyre, por Iva i kishte perplasur nje thyerje. I dhimbte te shihte ate qe deshironte te kthehej ne kete menyre.

Na falni per llafin ee xp me vjen turp kur i shkruaj :P

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now