IX

1.7K 134 72
                                    

'Ia kaluam shume mire ate dite,takohemi prape?' Ada nuk e linte ndonjehere qejfin te shkonte. I ofroi Ives. Jo, nuk ia kishin kaluar bukur dhe jo, nuk deshironte te takoheshin serish. Boll dem i kishte e shkaktuar, me nuk kishte cfare te priste.

'Po si te duash' te humbiste mendjen do bente mire. Po harronte se Xhulio do e ndiqte ne cdo hap.

'I lajmerova te tjeret une, keta thane takohemi te sheshi, behu gati cik shpejt'

E bezdisur, pohoi. Nuk e ndjente veten gati. Më, nuk e ndjente veten gayi per asgje ku kishte te bente dhe prania e Xhulios. Me ate veshje te pashme e elegante qe kishte zgjedhur, e dinte se Xhulios do ia fitonte vemendjen, edhe pse jo per mire. Deshironte qe Iva te vishej thjeshte, por ajo nuk vishej per te. Vishej per veten, si te deshironte.

U largua nga shtepia me ate zemer te imet e cila i rrihte fuqishem, ndoshta as nuk do e takonte fare Xhulion, mire nuk i vinte, por ishte e kote te vriste mendjen per te. Dihej qe Xhio nuk do i falte vemendje, sidomos ne pranine e shoqerise se tyre.

Nga larg dalloi ku ishin mbledhur, vereu dhe floket e zinj te Xhulios te cilet vertiteshin ne drejtimin e eres se forte, kete pasdite ishte paksa fresket. U afrua dhe Iva prane tyre. Shikimi i Xhulios nuk ishte aspak mireprites. Jo me ate veshje. Shume here i kishte rene rasti te takoheshin keto kohet e fundit, ndonese asnjeri prej tyre nuk e pranonte, iu behej qejfi qe kishin mundesine te veshtronin ndonjehere njeri-tjetrin.

Nuk u ndje me mire kur i hodhi dhe njehere syte ne veshjen e saj per ta analizuar. Mori fryme thelle, e kuptoi, po mundonte te qetesonte veten. Kishte shtrenguar fuqishem grushtin e tij te djathte nga nervozismi. Ne ate marredhenie, nuk do ishte i vetmi qe do e bente te ndihej keq. Nese nuk kishte besuar ndonjehere te karma, tashme duhet te fillonte te merrte mesime.

'Ca shoqeje paske dhe ti Ada' pa pritur gjate, hodhi kunjen Xhulio, nderkohe Iva po shihte se ata te dy më nuk qendronin aq prane njeri-tjetrit, por vereu nga rrinte Xhulio, trupi i vogel i nje cupeline prane tij, i mori mendjen. Pak me e imet ne trup se Iva po ishte goxha e lezetshme, binte ne sy simpatia e saj. Nuk mendoi menjehere dicka jo te duhur, priti se pari. Mund te kishte llojshmeri shpjegimesh.

'Uu une te kam pare ty' Iva nuk e priste te degjonte prej vajzes, sidomos ne tonin e nje te njohure. 'Te kam pare kur vije ne Sinan, ke takuar nja dy here vellain,eshte ne vit te trete tani ai'

'Je ne Sinan ti?' kafshoi buzen pasi leshoi pyetjen. Bente mire te mos ishte dicka me shume se shoqe me Xhulion, do zhgenjehej nga limitet e pasjellshme te tij.

'Po' buzeqeshi paster ajo, ndonjehere Ives i dukej vetja shemtaraqe perballe asaj vajze, me e vogel mund te ishte por serish mjaft here me e bukur. Ashtu mendonte Iva, ne kendveshtrimin e saj. Xhulio ia admironte bukurine, por as diskutohej t'ia thoshte ne sy. Donte me shume krenarine e tij. 'Mbaroj vitin e trete sivjet'

'Aha suksese, po Xhulio.. Yt vella?' pyetjen te cilen duhet t'ia kishte drejtuar Xhulios, ia drejtoi vogelushes naive, do ia tregonte ne moment te verteten. Nuk i interesonte shikimi i Xhulios ne keto caste.

'Avash la, eshte e dashura' papritur vajzen te pergjigjen, te parralliste dicka iluzionare, u hodh vete Xhulio. I inatosur i hodhi Ives nje buzeqeshje te pashme, me shpresen se do verente menjehere trishtimin ne syte e saj. Deshtoi plani i tij, kur ne vend Iva i perplasi nje buzeqeshje te cilter nga ana e saj. E marrte dreqi me buzeqeshjet e tua frymemarrese, mallkoi me vete Xhulio.

Iva ktheu shikimin nga Ada, priste ndonje pergjigje si kishte mundesi te ndodhej ne nje marredhenie me nje gjimnaziste kur deri dje ishte i lidhur me te.

'U ndame, e pame qe nuk funksionoi'

Mund te funksionte dicka me nje maskara si Xhulio?

Tani Ives, pa lejen e saj, i shkelqenin syte. Ndriconin prej ujit te kriper qe kishte marre guximin t'ia lotonte syte. Jo, nuk ishte e tille. Nuk mund te qante perballe shoqerise. Nuk do lejonte nje vogelushe te fitonte vend me te vecante se endrrat e saj qe kishin luajtur me te per muaj me rradhe.

'Po si cik e vogel' shpertheu me ne fund Iva, brenda ndihej e dobet, gati te dridhej. Te leshonte veten. Ishte e tepert, mund te perballonte Aden, por jo te kryente veprimin aq te pamatura me vajza adoleshente. Ketu nuk nderhynin marredheniet midis tyre aspak, ishte vertete e tepert qe nje mashkull i pjekur te lidhej me nje gjimnaziste. Nuk mund te ishte pedofil, per ate zot!

'Dashuria nuk ka moshe' fjalet e vajzes ishin te pavlera. Aty jo vetem Xhulios, por dhe Ives i vinte te qeshte ironikisht. Ajo adoleshente nuk bente pjese aty, mes tyre. Ishte e vogel, e pambrojtur, akoma e paprekur nga realiteti. Dhe Xhulio mesa dukej do e terhiqte ate ne realitetin e tij, ne momentin qe do i thyente zemren e saj te vogel picirruke. Ives i vinte keq per ate vajze, mendonte se djemteishin te perbera nga fjalet dhe regjizimet e filmave a librave. Kur Xhulio thyente zemren e asaj qe supozohej te dashuronte, c'bente ajo adoleshente akoma ne loje per t'u demtuar?

'Merre ne shtepi rrite vete' eger, iu kthye Xhulios. As ai nuk pertoi t'i dhuronte nje veshtrim te acaruar. Iva ia kishte zgjatur pak si shume se c'meritonte. Teksa duronte, ai perfitonte. Sa here vdiste dhe ringjallej serish, nuk arrinte te mbijetonte. I perplasej zemra kudo, therrmohej e ne vend te ishte Xhulio, ishte ajo e cila ulej me durim te fillonte t'i mblidhte nje nga nje.

⌛⏳

'Te vi aty thua?' 

'Na ke munguar shume'

Te pakten prinderit e benin te ndihej me mire, te kuptonte senuk ishte vetem. Serxho as qe kujtohej ndonjehere per te, shkonte ne shkolle dhe pa pershendetur merrte fugonin per te shkuar direkt ne Durres te prinderit, nuk kishte pranuar te jetonte me Iven, ndjente turp.

Paketoi ne valixhe disa pale rroba dhe kyci shtepine. Ndoshta te linte pas Xhulion, do shuhej gjithcka. Ato endrra, ato kujtime, ato copeza ndjenjash te cilar vetem Iva i ndjente. Le te digjej e vetme ajo ne flaket e zjarrit qe i kishte ndezur ai dhe ishte larguar. Kishte rene pre, tani ishte koha te mbronte veten, te largohej.

Vuri kufjet duke veshtruar pamjen jashte teksa largohej nga Tirana, kishte shprese se ne Durres do e zhdukte Xhulion nga mendimet, edhe pse do qendronte pak muaj. Duhet te ishte mjaftueshem.

Xhulio do ta harronte, ta hidhte ate ne te vorbullen e se shkuares bashke me kujtimet.

Ndoshta kur te kthehej pas disa muajsh, gjithcka do te kishte ndryshuar. Ndoshta ai mund te donte dike tjeter, ndoshta ata nuk do njihnin me njeri-tjetrin. Ke genjente? Xhulio nuk vriste krenarine e tij per te dashur dike.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now