XXXIV

1.3K 120 36
                                    

I kishte dhene lokacionin e drejtimet per ne apartamentin e saj,Iva i kishte ndjekur por shumicen e kohes ishte ngaterruar.Gjithsesi ishte munduar te gjente adresen e sakte e me ne fund ia doli.Apartamenti i saj ndodhej ne katin e trete te nje pallati ngjyrosur me roze te lehte,kishte ngjitur shkallet e trokiti ne dere.Klivia e priti krahehapur,e perqafoi me tere zell,e kishte marre malli shume,ishte kushurira e saj e preferuar.Ndonese tezja e saj e mbante Iven te shtrenguar,ajo e dinte qe edhe Iva brenda vetes mbante ate shpirtin aventurier qe kurre s'kishte dale mbane ta nxirrte ne pah.Ishte e detyruar te ishte nje tjeter person nga e verteta e saj.

Edhe Iva e perqafoi fort,duke ndjere ate dashuri qe kishte kohe pa e pare.E shtrengoi fort,nuk donte te humbiste edhe nje person tjeter ne jeten e saj qe e bente te ndihej mire.Disa lote i rreshqiten kur kujtoi te gjithe ngjarjen e sotme,ajo ngrohtesi e paqte qe po i dhuronte Klivia,i kujtonte sesa shume kishte humbur ne vetem nje dite.

Kur u futen brenda,u habit nga pasteria.Klivia nuk dukej si tipi qe do preferonte te bente punet e shtepise dhe priste rremuje,por kishte gabuar.C'do gje ishte ne vendin e saj,e rregulluar edhe e paster.

'E di qe u habite nga tere kjo pasterti'i buzeqeshi Klivia,e njihte mjaft mire ate,i lexonte fytyren.'Dhe e di qe je e lodhur edhe do te flesh gjume,prandaj sa te futesh te korridori,ne te djathte ke dhomen ku do te flesh'

'Shume faleminderit'sinqerisht u shpreh Iva.Te ndjente perkujdesje ne kete dite te tille,ishte shpetim.Shpetim qe ia dhuroi Klivia,pa dashur asgje ne kembim,vetem buzeqeshjen e kushurires se saj e zhdukej e loteve nga syte.

Para se te shtrihej,u fut ne tualet te bente nje dush.

'Po lahem njehere'bertiti ta degjonte Klivia.Po behej gati dhe sapo hapi ujin,Klivia u gjend me shpejtesi aty.

'Te duhet..'

E nderpreu.

'Do marr nje gje qe kam harruar ketu'dukej ne ankth.U afrua prane lavamanit dhe kapi me kujdes dhe ngadale nje pale mbathje djemsh ne duar.

'I harroi nje cun mbreme'foli tere siklet.Ishte skuqur plotesisht.Iva leshoi nje te qeshur,e vetmja e qeshur qe kishte dale nga buzet e saj sot,e vetmja e qeshur e vertete qe e kishte bere shpirtin e saj te buzeqeshte vetem per pak minuta,e me pas te thyhej kur kuptonte se cfare fatkeqesie ishte krijuar ne jeten e saj.Dashurine e prinderve sdo e fitonte me kurre,me as dashurine e dikujt qe do kalonte jeten sdo e kishte,e ishte e dhimbshme.Ishte e dhimbshme te kishe tere boten ne duar,e vetem ne disa minuta ajo te shkermoqej ne copa.

'Okej po iki tani,larje te mbare,hiq zhulin'u largua ashtu e sikletosur edhe la Iven te qetesohej ne ndjesine e piklave te ujit teksa godisnin lekuren e saj te bute.Uji i ngrohte ia humbiste mendjen nga te gjitha ngjarjet e sotshme,por sapo shkeli jashte,u perplas serish me realitetin.E vuajtur,e dhimbsur,e shkaterruar.Ashtu ishte ajo.Hapi njehere telefonin edhe pa serish ate mesazh.

Kohe te bukura.Ai tallej,ai e vinte ne loje.Ai qe me pare mezi priste te largohej prej saj,ai qe e urrente ate dashuri joreale,ai qe ndonjehere urrente edhe Iven.Ai qe e shante,e perdorte,por qe kurre nuk arriti deshiren me te madhe te tij.Ndoshta prandaj i kishte shkruajtur,te permbushte misionin qe kurre nuk mundi.Kohe te bukura.Tani kthen koken mbrapa e dallon qe s'mundi t'a shijonte sic duhet e tani e kerkon prape?Kohe te bukura.Te ndiheshe i dashuruar e te dashuroheshe nga dikush,vecanerisht nga ajo per te cilen ti ndjeje.Ah,po ishte kohe e bukur.Kohe e bukur ku gjithmone ata ankoheshin perse ndodheshin ne kete mesele.Tani donin te rikthenin kujtimet,ai,jo ajo.Por ishte vone,qe ne momentin kur ajo kishte pire ato ilce,me asnje prej tyre nuk do ndjente ate ngrohtesine e dashurise qe tani te vuajtur prisnin ti dhurohej nga dikush qe smund ti falte dot as buzeqeshjen.Tani kerkonin njeri-tjetrin,afer me fizik,por larg me mendje.Ne te njejtin qytet,por me shpirt ne vende te ndryshme.

'Iva?Sikur do flije ti debile?'i terhoqi vemendjen Klivia e cila rrinte qendronte aq minuta sa Iva po veshtronte ngultazi dyshemene.

'Po mendoja'

'E kuptova.Do te flasim?'

Iva tundi koken.Deshironte te fliste me veten se pari,te mbushte mendjen qe mund tia dilte mbane dhe e vetme,donte kohe,por ajo mund tia dilte.Klivia e kuptoi,nese do te ndodhej ne gjendjen e Ives,edhe ajo ashtu do te sillej.

I buzeqeshi edhe u largua.E Iva,akoma veshtronte dyshemene a thua po i tregonte gjera interesante.Si nje statuje ulur ne krevat,mendonte.Nga ai burg kujtimesh kurre nuk mund te shpetonte.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now