Ne momentin kur hapi syte u perball me silueten e Xhulios, me nje shprehi te merakosur. E perhumbur sic ishte, nuk arrinte te ndante realitetin nga iluzionet.
'Pashe serish...'
'Ata' perfundoi Xhulio i bezdisur. Me nuk mund t'ia dilte mbane ne kete marredhenie kaq jo-reale mes tyre. E kishin dashur ndonjehere njeri-tjetrin me te vertete? Apo vetem enderrat pergenjeshtronin realitetin e tyre ne nje menyre te bukur.
'Ajo u largua prej tij' prandaj Ndiheshin sikur lidhja e tyre ishte shkeputur, por serish ato ndjenja qendronin varur, te burgosura. Kjo situate duhet te kishte marre fund qe ne momentin qe kishte njohur Iven, te gjenin shpetimin nga kjo lidhje shpirterore dhe as mos te flisnin me njeri-tjetrin. Te mendonte per te tere naten dhe diten tjeter ta shihte ne krahet e nje tjetri, ishte dhimbje te cilen nuk e kishte kerkuar. Te mendohej se ishte vetem nje iluzion ne mendjet e tyre, asnje prej tyre nuk ndjente per njeri-tjetrin.
'Ironike ajo endrra' pas asaj fjalie, Xhulios i shpetoi nje nenqeshje e lehte.
'Pse?'
'Ajo u largua nga gabimet e shumta te tij, vras mendjen pse nuk largohem une nga gabimet e tua. Kur me genjen e pret te te fal' pergjigja e tij e vrau. E vuri me shume ne siklet se c'ishte, me fajtore dhe me te piset.
'I vetmi gabim qe bera e ti ma ve ne dukje perhere, me thua kurve. Nga ajo dashuria e madhe shume, vetem disa copa kane ngelur. Une te largohem dy hapa, ti dy me shume. Kur mundohemi cdo dite te lendojme njeri-tjetrin perse dreqin ankohemi, perse perpiqemi te afrohemi me te tjere kur kerkojme njeri-tjetrin? Largohu, je ti ne pozicionin e vajzes ne kete mes. Se vetem nje gabim timin ti e ben gjigand, ndersa une mijera te tuat t'i falja, ti me dilje me Saren e Brisilden perpara e une mundohesha te mbaja veten e ty ste bente pershypje. Kur prane meje kisha Kleon, ti shkalloje, ti me impulsivitetin tend u drejtove per te bere sherr. Sikur ai sherr do me kthente te ty. Kam duruar gjithmone sharjet e tua, kurre nuk e dija si ta bente ajo zemer t'i drejtoheshe 'asaj qe doje' me titullin kurve, si me doje kur e dije qe isha kurve, kur dije qe isha e felliqur, kur Sara e Brisilda jote ishin me te mira se une? Ketu vetem une jam fajtorja apo jo, sepse une jam nje kurve e ndyre qe ty te vjen anash e te perdridhet. Keshtu jam une per ty apo jo? Je i detyruar te duash nje femer te perdale e ske cfare te besh per kete. Nje femer qe me te perfitojne dhe ajo ska fuqi te beje asgje, sepse nese te perdorin je e tille apo jo? Te mos te te lene opsion per dicka je e ndyre apo jo? Nje lecke. Te mundohesh te largohesh prej lendimeve te tua Xhulio, e te gjesh qetesi te te tjeret je nje e perdale. Te kercesh me dike ne sy e tu, je po ashtu. Por ti, te besh mijera veprime qe edhe nje njeri i panjohur ti shohe do thyhet, ti , ti je i pafajshem. Te lendosh dike sepse te kenaq egon, je i pafajshem apo jo? Te shohesh ate qe do te shperthej ne lote e ty te behet qejfi sepse tani ajo cileson veten fajtore dhe nje kurve, ti je i pafajshem si gjithmone. Ti te zgjohesh ne krahet e nje tjetre dhe ti perkedhelesh floket ne vend te asaj qe do, ti je i pafajshem. Diten tjeter, te zgjohesh ne krahet e nje tjeter femre e kesaj rradhe ti dhurosh puthje qe supozohet te leshoheshin ne trupin e asaj qe ti do. Kur shoh syte e tu dhe e di qe me thua genjeshtra, por asnje nga keto nuk ka rendesi. Nuk ka rendesi kur keto fjale i thote nje kurve, sepse nje kurve nuk ka asnjehere te drejte, gjithmone deshiron te te mashtroje e te aktroje para syve te tu. Sepse te gjitha keto fjale jane skenari qe kam shkruar une para disa minutave per te ti thene ty apo jo? Une jam genjeshtare, e pavlere, mashtruese per me teper, me e rendesishmja jam nje kurve tjeter e rendomte ne Tirane'
Ra nje heshtje vetevrasese, ndihej vetem fryma e rendshme qe leshonte Xhulio pasi kishte degjuar fjalet e tij. Do genjente po te mohonte se nuk ia kishte thyer zemren me ato fjale. Lotet e saj ishin thare.
'Thjesht dua te zhduket kjo lidhje shpirterore mes nesh, nuk dua te jem gjithmone i prangosur nga ti' te tera fjalet e saj i injoroi e kishte ngelur vetem te imagjinohej se sa keq u ndje Iva kur fjalet e saj ia cilesoi aq te pavlera sa nuk i kushtoi aspak vemendje.
'Nuk do jesh me kurre i prangosur nga une, neser do nisim kerkimet si te shpetojme nga kjo situate. Naten' i dhuroi nje buzeqeshje te trishtuar dhei perplasi deren ne fytyre.
⏳⌛
Takohemi tani te Lulishtja, merr laptopin me vete.
Vereu mesazhin qe i kishte derguar Xhulio. Ishte e sigurt qe do fillonin kerkimet per te perfunduar gjithcka. U fut ne autobuz e qete, ne ate moment e mori mamaja.
'Alo ma?'
'Bije si ia con?'
'Shume mire po ju? Si jeni me shendet, Serxho ca ben?' e kishte marre malli per familjen e saj.
'Mire, mire. Kur do ktheheni ju?' ne zerin e saj dalloheshin emocione dhe entuaziasem.
'Cne kaq e lumtur sot?'
'Kleo na tha qe ishit bashkuar, jeni lidhur. Zot sa e kam pritur kete dite, qe kur ke qene e vogel e kam pasur enderr te martoheshe me Kleon. Djali i sjellshem, i pashem, te mbron ne cdo cast, protektiv sic duhet.J am krenare per ty bije'
'Te martohem me Kleon? Ma c'thua! Ti e di qe une dua ti kushtoj vemendje karrieres, jo marteses'
'Avash avash kto pune moj bije pa merak, rendesi ka qe jeni bashke. Po kur do ktheheni me thuaj?'
'Skam bateri po e mbyll' tere inat i mbylli telefonin te emes. Cfare kishte katandisur Kleo kesaj rradhe? I kishte falur shpresa prinderve te saj se ata do martoheshin se bashku. Kjo i duhej tani pas tere ketyre dramave. Deri mbreme perfitonte nga Iva dhe tashme e cilesonte si nusen e tij.
Arriti ne stacionin ku duhet te zbriste. Kur shkoi te lulishtja, takoi Xhulion dhe u ulen ne nje tavoline.
'Pyete cik per wifin' me mendjen ne celular, i kerkoi Ives.
'Kam turp'
'Si ke turp?' u ngrit dhe prekja e saj ne parakrahun e tij e uli serish ne vend.
'Seriozisht e ke ti?' pyeti serish.
'Jo. Nuk do e pyesesh. Do hap hotspotin e telefonit tim'
E injoroi sjelljen e saj dhe pse e bente te qeshte. Kur hapen google-in, u menduan te klikonin dicka qe pershtatej me situaten e tyre.
'Kliko njehere A takohen shpirtrat e te vdekurve pas vdekjes'
'Mendoj se me mire do ishte a futen shpirterat e te vdekurve ne trupat e njerezve' shtoi Iva.
Xhulio e shihte tere adhurim teksa floket e saj binin perballe syve te saj kur kishte perqendruar vemendjen ne laptop. Ne momentin kur Iva ktheu koken per tu perballur me shikimin e tij, Xhulio hohdi buzeqeshjen dhe mori ne pamje serioze.
'He ca ke?' per te mbuluar buzeqeshjet e tij, pyeti rendshem Iven.
YOU ARE READING
I Prangosur Nga TI
ChickLit"Një vajzë këmbëngulëse si Iva, nuk e mendonte si opsion vizitën te një psikolog. Luftonte me ëndrrat e saj që c'do natë i premtonin ngjarje të reja të një cifti te cilin ajo as nuk ia kishte idenë kush ishte. Por, për fat të mirë të saj, doli dikus...