XX

1.5K 127 58
                                    

Aura e Kleos tashme nuk dukej me dhe aq bindese dhe qetesuese si me pare kur ajo shtrinte koken ne shpatullen e tij per tu mbeshtetur. Nuk i besonte mendjes se saj sepse e dinte qe nuk ishte ne vete.

'Hajde ikim' prekjet e tij provokuese ishin te tejkaluara. Iva ia largoi doren te cilen Kleo po shetiste paturpesisht ne trupin e saj dhe kthente koken per te veshtruar Xhulion, thua ishte shpetimi i saj ne keto momente. Po luante jo vetem me mendjen e saj por pa dashur dhe me Xhulion.

Kleo e vendosi ne sendilen e perparme dhe nisi makinen per te shkuar ne shtepine e saj. Iva i kishte bere nje pyetje diten e kaluar, tani qe te dy ata ishin sheruar plotesisht perse nuk u rikthyen ne Durres? Kleo ngurroi te pergjigjej dhe ndryshoi menjehere temen. Ne syte e saj ndihej dyshimi, deshira per te marre pergjigjen e asaj pyetje menjehere por Kleo e anashkaloi.

'E teprove sonte' serioziteti ne fjalet e Kleos teksa veshtronte rrugen perpara, ishte frikesues. Po ku njihte frike tashme qe ishte e dehur? Ktheu koken nga dritarja dhe dritat ndricuese te nates ne Tirane ishin fryme-marrese. Cukiste xhamin me gishta sikur po prekte dritat.

Derisa ndjeu nje dore te ftohte t'ia kapte me shpejtesi doren dhe t'ia nguliste ne preher.A ty qendroi dhe dora e tij, ne prehrin e saj. Prekja e tij i leshonte dritherima, por po levizte pak si shume, Iva e dehur plotesisht sa c'ishte me pare nuk ishte, e kuptonte mjaft mire qellimin e tij. Efekti s'ishte larguar i gjithe por e ndjente qe prekjet ne trupin e saj ishte perfituese. Nuk po i pelqente, pavarsisht momentit qe kishin kaluar ate nate.

Ishte ajo tanime qe largoi doren e tij prej trupit te imet te saj.

'Cke?' syte e tij te mbushur me pasion, nuk fshiheshin ndjenjat qe po perjetonte ne ato caste. Por nuk ishin ndjenja te zakonshme. Po trembej.

'Snuk..sme..kshu dmth..sme..pelqeu'

'Mendova se do ishte e kunderta e kesaj qe the, heres se fundit te pelqeu, u kenaqe' kritikonte ate ne fshehtesi me syte e tij te zjarrte.

'Ajo ishte hera e kaluar' i vinte te villte, aq mendime, pendime per kete nate e per naten qe kishte kaluar me Kleon, veprimet qe po bente Kleo, po e vinin ne pozicion te veshtire. Nuk deshironte te fliste, te diskutonte me te. Kleo do gjente pretekst ate nate per te perfituar. Nuk duhet te ishte Kleo, ishte shendrruar ne nje version me frikesues se te Xhulios.

'Kleo..Kle..me vjen per te vjelle, nuk dua te flas' nderkohe Kleo hapi dritaren qe Iva te merrte ajer te paster e te qetesohej. I vetmi veprim i duhur qe kishte bere sonte.

Kjo nate ishte supozuar me te qeshura dhe gezim, Iva traumatizoi veten dhe jo vetem. Xhulio priste diellin dhe Iva shkaktoi nje stuhi. Zemra e tij kishte mbetur me plage.

'Je me mire?' i terhoqi vemendjen.

'Po' u mundua te bindte veten dhe te, por ne te vertete, nuk ishte aspak.

'Atehere vazhdojme'

'Vazhdojme cfare?' prania e tij tashme po e trembte. Po strukej nga Kleo i saj, shoku i saj i ngushte ne femijeri, ai qe gjithmone e mbronte, tani Iva po kerkonte mbrojtje nga dikush tjeter per tu perballur me Kleon.

'Ate qe lame pergjysme'

'Une nuk dua' pak nga pak po fitonte imunitet. Dehja po i zhdukej nga frika qe i kishte kapluar. Kishin kaluar ore, shume ore qekur e kishte pire ate pije.

Kleo stopoi makinen.

'Iva cke?'

'Si ckam?' ndjesia per te vjelle nuk i ishte larguar akoma. Ishte e renduar nga koka.

'Po sillesh ftohte e ndryshe. S'te pelqekan prekjet e mia tani?' ishte i nevrikosur edhe pse nuk kishte arsye te ishte i tille.

'Ti po sillesh ndryshe Kleo, po me trajton si ndonje...' nuk u permbajt me. Hapi deren e makines dhe volli, syte i ishin mbushur me lote. Tani e cilesonte veten nje  te perdale nga veprimet qe kishte bere. Lote per zhgenjimin qe do ndjenin prinderit e saj per te bijen si ishte kthyer. Nuk kishte faj Kleo qe guxonte ta prekte ne ate menyre, e kishte lejuar vete. Si nje naive rrembyer nga deshira kishte rene pre dhe tashme kujtonte se mund te bente cfaredolloj veprimesh me Iven, ta prekte sepse Iva eshte nje e perdale e s'do beje ze. Keto mendime i kishin krisur mendjen e ia shtonin me shume ngasherimin. E meritonte, e meritonte te cilesohej si e tille kur vete kishte gabuar. Tashme le te vuante pasojat,s epse i meritonte.

Mori celularin ne duar dhe pa menduar klikoi kontaktin e Xhulios, vendosi ta merrte ne celular.

'Xhulio' zeri i saj i mbytur percillej ne bokset e telefonit te tij dhe menjehere u kuptoi qe kishte dicka qe nuk shkonte. Te ishte per te do ia mbyllte ne moment, por deshironte cfare fjalesh do nxirrte goja e saj tashme.

'He cfare do? Fol shpejt'

'Me duhesh' e dinte qe po tregohej servile ne keto momente por me Kleon nuk mund te qendronte me asnje minute, kete nate do te perfitonte me siguri. E priste brenda ne makine dhe s'ia kishte idene se me ke po fliste Iva ne keto momente.

'Une? Te duhem une?' nje e qeshur ironike doli nga buzet e tij. 'Per cfare te duhem? Te vi te shoh si beni ju seks?'

'Boll' e ndaloi Iva me vokalin e dridhur dhe lotet qe me zor po mbante i leshoi. Po qante me te madhe, shtrengonte krahet ne kraharor dhe zeri i saj i keputur degjohej pertej telefonit. Atij i keputej zemra ta degjonte ne kete menyre, godiste cdo karrike e mobilje qe i dilte perpara teksa degjonte ngasherimat e saj te larta pertej telefonit. Perse kaq e komplikuar? Iva nuk mund te ndalonte me, iu kujtuan momentet kur pafajsisht i kishte treguar per ndodhine me Kleon, ai pseudonim ne fund qe doli nga buzet e Xhulios, e godiste mendjen e saj mijera here se si ishte kthyer. Cdokush e trajtonte si te perdale, tashme dhe ai qe supozohet ta donte e urrente ate si femer.

'Me fal qe te bezdisa' kaq e vuajtur e kaq e mposhtur degjohej aq sa ia shkermoqte te gjithe zemren Xhulios. Krenaria nuk e lejonte te hidhte ndonje hap, priti ta mbyllte por Iva deshironte te thoshte dicka, lotet nuk e lejonin. 'Femra qe ti doje dikur, sot do te ndyhet me zor. Po nejse, kush do donte ta ndihmonte nje kurve? Ajo ate meriton'

Rrahjet e zemres se tij ishin te furishme. Ngasherima e saj pushoi, ne ate moment kuptoi se kishte mbyllur telefonin. Kur Xhulio i therriti mendjes, ishte shume vone.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now