Part 1

1.3K 110 110
                                    

Te lutem me shpeto, gjej nje shprese te hedhur ne ndonje shkemb e ma sill mua. Vec kaq te kerkoj. Jeten qe kjo bote ma mohoi.

E djersitur nga makthi i asaj endrre, hodhi veshtrimin drejt liqenit te vdekur ne ate ore. E kerkoi diku nje reflektim drite, por vec terri ishte pjese e tij. Shtrengoi syte fort si per tia mbathur nga ai imazh, nga ato fjale, qe e perndiqnin si te ish nje kriminele. Shfryu me veten dhe u mundua te shtrihej ne shtratin e saj tashme te ftohte, mirepo dicka e terhiqte ose e shtynte, diku tjeter.

U ul ne tavolinen e saj te studimit, aty ku kish kaluar nete te tera zgjuar, dhe vec nje fjale kerkonte. Me te shpejte iu fut kerkimeve dhe faqe pafund servireshin para saj. Si mund te zgjidhte ne mes te gjithe atyre? Ishte njesoj si te gjeje daljen ne mes te nje oqeani, e rrethuar vec me uje. E ashtu ndihej ajo. E rrethuar me zera dekurajues, mposhtes, mosbesues dhe askund nuk gjente driten e forcen per te ecur para. Por ishte mesuar ti tregonte te tjereve qe e vetme mund tia dilte. Gjithmone ia kishte dale ti bente balle stuhive te forta e te qendronte sepse keshtu mund te demaskonte boten. Keshtu mund te ishte vetvetja, ashtu mes librash fshehur, ishte heroina mbi gjithcka.

E ashtu ne kerkim e siper, spikati nje prej klinikave me te mira ne Amerika, qe kish trajtuar raste pafund dhe ia kishin dale mbane, kishin korrur sukses. Nuk priti me, menjehere i dergoi nje leter dhe priti para ekranit, me durimin sa nje fije, e ne fund asgje. Kish shpresuar me kot.

Nuk mundi te flinte me ate nate, si nje refren perseriteshin ato fjale e me po ate refren u nis dhe per ne pune. Per here te pare, ate mengjes cdo gje iu duk ndryshe. Shihte njerez neper korridore, qe qanin, bertisnin e ulerisnin, kerkonin vec meshire, dhe ate ia mohonin. Te ishte keshtu mjekesia, kaq pak humane dhe kaq shume e ftohte?

Trokiti lehte ne deren e bardhe te atij pavioni, sikur te merrte leje, ose ndoshta, kishte frike. Frike se edhe nje dite tjeter kish ikur dhe ende nuk kishte gjetur arsyen per ta bere ate te lumtur. Koha ia mbathte si per qellim, e ajo fuqine ta ndalte, nuk e kishte. Priti per pak, ndersa brenda vetes deshiroi qe mos kishte njeri. Qe ata te kishin ikur.

Por ata ishin me te forte se aq. Nuk hiqnin dore aq lehte, cdo dite e me teper rritej ajo shkendija e shpreses ne syte e tyre, shprese te cilen e kishin vendosur tek ajo, nje barre e rende, e cila i peshonte zemren kaq shume. Dhe ja tek ishte ajo, Blerta, qe hapi deren dhe e ftoi perzemersisht brenda, duke i thene qe sish nevoja te trokiste.

E pa ate te shtrire, me shikimin nga dritarja dhe brenda tyre per here te pare, pa zhgenjim. Sikur kishte humbur, sikur asgje skishte me vlere. U be kurioze dhe pa fjale, mori drejtimin per te dritarja, ndersa shihte njerez qe qanin dhe shtriheshin pertoke. E te tjere njerez te veshur me te zeza, disa te mpire e disa te shokuar.

'I vdiq i biri. Sot' degjoi zerin e tij te dridhej, sikur ai te ndjente fort dhimbjen e tyre. E ne te lexohej frike.

'Si ndodhi?' pyeti ajo ndersa ulej ne karrigen krah shtratit te tij, tashme nje gje e perditshme dhe normale.
Aq normale jo, nje mjek kurre smund te krijonte nje afrimitet me nje pacient. Por ja qe ai ishte ndryshe, me te ajo donte te rrezikonte. Sepse atij ajo donte ti jepte pak shprese, tia mbushte zemren me motivim, tia mbushte zbrazetine e shpirtit te tij me jete.

'Kancer ne tru' aq e ftohte ishte pergjigjia e tij, sa percoi te dridhura ne trupin e saj dhe ajo forca qe ajo kish, iu venit ngadale dhe donte kaq shume te shperthente ne lot.

Hoqi veshtrimin prej tij, sepse sguxonte ti thoshte qe edhe nje nate tjeter kishte deshtuar. Edhe nje dite kish kaluar kot, ndersa tik-taku i asaj bombe ecte drejt fundit.

Ndjeu syte e tij qe percellonin fytyren e saj, por ajo perseri refuzoi te kryqezonte shikimin me te. Ndihej e pavlere dhe e dobet, ashtu si te tjeret ne ate spital mendonin per te. Por vetem ai i kish besuar, vetem ai i kish dhene kurajo dhe i kish dorezuar zemren ne duar dhe priste nga casti ne cast nje pergjigje.

Në gjurmët e dritësNơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ