Ne kishte dicka qe Rigersi e bente gjithmone te mundur, ishin qellimet e tij. Keshtu kish qene gjithmone. Qe i vogel spikatej per aftesite e tij drejtuese e bindese, mjeshterine qe zoteronte per te bere gjithcka ne menyren e tij. Dashuronte artin e heshtjes, per te mbytur fjalet e per te folur vec me shikime, gjeste.
Ate mengjes, moti ishte ne anen e tij, gati-gati perfekt. Ashtu sic ai shpresonte te ishte ajo dite, perfekte. U zgjua me buzeqeshje, ndryshe nga ditet e tjera qe mundohej te shuante gazin e buzeve te tij. Jetonte vetem ne nje apartament te madh, teper i madh per te, ne afersi te qendres te qytetit. Atje ku edhe pse mund te punoje me vite te tera, sia dilje dot ta perballoje. Por Rigersi kish luksin e te paturit gjysher e stergjysher vendalinj, biznesmene e tregtare me kohe, e prinderit te dy mjeke. Parate si kishin munguar ndonjehere.
Para se te nisej ne pune, beri nje telefonate te shpejte, ama te rendesishme. E me pas, hipi makinen e shtrenjte dhe u drejtua drejt unazes se qytetit. Per here te pare, nuk e pati problem trafikun e qytetit, as ato zhurmat e borive te njerezve te paduruar. As nuk shau nen ze njerezit qe kalonin rrugen larg vizave te bardha. Cuditerisht ishte i qete, ndersa mbante syzet e diellit, gishterinjte e tij godisnin lehte timonin, ne sinkron me kengen e radios ne sfond.
Parkoi makinen perballe spitalit, atje ku me pare kish qene tregu i te perdorurave, ose sic njerezit e quanin "5", pershendeti rojen, duke i rrahur shpatullen dhe u fut ne spital. Atje ku cdo dite ndodhte pothuajse e njejta gje. Familjare qe vizitonin te aferm, miq apo kolege, raste te reja shtrimi, e kishte dhe here, te rralla keto, kur dikush nderronte jete.
Me te shpejte ngjiti shkallet, u fut ne dhomen e tij, veshi perparesen e bardhe, qe aq shume i kish hije dhe doli prej saj. Si fillim, shkoi tek Alani, shoku i tij i ri, per ta pershendetur e per te pare nese kish ndonje shqetesim.
E gjeti me Darlen, tek luanin nje loje ne celularin e saj, loje nga e cila Alani po kenaqej shume. Sic dukej ai ishte duke fituar, ndersa ajo, edhe pse sdonte ta jepte veten, po plaste nga inati i humbjes.
'Miremengjesi' zeri i tij i thelle mbushi dhomen duke terhequr vemendjen e tyre.
'Gerso, o me' nuk mbanin formalitet mes tyre, i kishin lene me kohe. Ishin miq tashme.
'Ca po luani keshtu?' u ul ne cep te shtratit te tij, duke ruajtur njefare distance prej Darles.
'Ludo King. Ama te rrahur qe po i bej Darles. 12 me 3. U cmend fare'
'Si gjithmone cunat jane me te zgjuar'
'Ou, e kush e tha kete?'
Po te mos ish per Alanin, diskutimi i tyre i sapofilluar do vazhdonte gjate, e skish per te perfunduar mire. Ata te dy nuk shkonin aspak mire me njeri tjetrin.
'Mos i nxeh gjakrat mor burre. Ne ca si kemi mire punet me femrat, ca i hedh benzine ti zjarrit dhe e rregullon muhabetin fare. Pastaj ti shikojme me dylbi'
Darlen ai e mahniste me cdo fjale. Shpesh i thoshte 'Nese do ishe me i madh, do dashurohesha me ty' e ai i pergjigjej 'Nese do isha me i madh, sdo te te lija te me shpetoje. Femrat si ty jane si gjilpera ne kashte, rralle se gjenden'.
'Si je sot Alan? Ke patur shqetesime naten?' nderroi teme Rigersi.
'Cuditerisht jam mire. Kam fjetur gjume shume rehat dhe dhimbje koke skam patur. Po me rrallohen keto dy ditet e fundit. Me duket se do ia hedh paq' beri shaka djaloshi e ata te dy pane njeri tjetrin ne sy. Sa ishin shanset e nje regresi?
'Darla, mund te bisedoj pak me ty, te lutem? Vetem'
Per nje moment, mendoi se ndonje lajm i keq e priste dhe me zemer ne dore, e ndoqi ne korridor, ne nje cep te thelle, aty ku askush si shihte e askush si degjonte.
YOU ARE READING
Në gjurmët e dritës
General FictionSa dua te ngre krye mbi semundjet e mbi vuajtjet, qe vec ate fytyre mos e shihja te trembur. Te trembur nga vdekja. Sa do doja ta shpetoja e ti jepja pak jete. Sepse me ate bota do ishte me e mire. Por ndersa veshtrova syte e Tij, kuptova qe skish...