Mori fryme thelle para se te ngrinte doren e saj dhe te trokiste ne deren e blinduar te apartamentit te tij. E priste se cfare do i thoshte, ama, kish bere gati nje fjalim te gjithin pse ajo sdo binte dakord me te. Kishte nje jete qe me padurim priste castin kur ajo te ishte me te. Dhe nje specializante pa eksperience, sdo arrinte ta ndante nga Rigersi.
Dera u hap dhe ne anen tjeter, qendronte ai. Me shikimin e akullt dhe fytyren e vrenjtur.
'Zemer, ja ku jam. Cfare kishe per te me thene?' leshoi canten ne parketin e dhomes se ndenjes dhe u ul. Fshihej pas zerrit cjerres e mjaullites, kur ne te vertete, donte kaq shume ti bertiste dhe ti tregonte qe ajo sish nje lecke, me te cilen ai mund te luante.
'E jona kaq ishte'
Fytyra e saj u skuq dhe fjalet smundi ti mbante me.
'Po tallesh a si? Ci ke keto qe thua? Kemi vetem dy jave me njeri tjetrin e ti po me jep duart si te isha ndonje e perdale. Kush.....'
'Nuk doja te te krijoja me shpresa. Dhe nese vazhdonim me tutje, do ishte me keq per ty' e nderpreu ai.
'Pse tani nuk eshte keq? Zot, do cmendem. Kjo seshte e drejte. Po e ben per ate apo jo? Ta ka mbushur mendjen? Fol' bertiste dhe takat e saj kercisnin si te marra, duke ia kacurrelosur dhe ato pak nerva qe i kishin ngelur prej asaj dite.
'Ate mos e perfshi' foli i nxehur sepse per te ish gati te bente gjithcka.
'Cte duhet ajo? Me ke mua, te mjaftoj. Kam menduar per ty gjithe vitet e gjimnazit dhe ne universitet. Erdha nga New Yorku vetem per ty, lashe gjithe biznesin e vellait atje vetem per te qendruar afer teje'
'Ste tha kush te vije prane meje. E ke ditur gjithmone qe per ty nuk ndjeja asgje'
'Po kjo cfare eshte?' dhe me gisht tregoi hapesiren midis tyre, ndersa lotet filluan ti rridhnin, per te zhdukur ate makijazhin e rende.
'Sdua ta quaj aventure, sepse ke qene mikja ime dhe smeriton te quhesh e tille. Dhe smund ta quaj nje aventure. Por, e di qe bashke nuk kemi asnje te ardhme, madje as nje muaj sdo e mbushnim dot'
'Ka dicka qe nuk shkon tek mua? Ma thuaj dhe une do e ndreq menjehere. Do beja gjithcka, vetem ti te mos hiqje dore prej meje. Vetem te mund te te kisha ty' i shkoi prane dhe tentoi ta prekte, sepse ashtu mendonte se do e infektonte me helmin e saj dhe ai do binte pre e gjithckaje.
Fundja, ishte mashkull!
'Po te them qe ska per te patur me asgje mes nesh. Cdo gje mbyllet ketu. Nese ti deshiron te qendrojme miq, sdo e preferoja une ne fakt. Ti i di parimet dhe rregullat e mia' largoi duart e saj qe dukeshin sikur po e ndotnin.
Sa me shpejt te largohej prej saj, aq me shume do lejonte driten ti prekte shpirtin.
'Ajo cfare fshihet prej teje, mbetet ne te kaluaren' citoi hidhur fjalet e thena prej tij shpesh.
'Pikerisht' pranoi i ftohte para saj.
Jo se nuk i vinte keq, por nese do sillej sado pak mire me te, ajo do e keqinterpretonte dhe atehere do jetonte nje enderr, nje iluzion.
'Te intereson vec vetja, egoist i poshter. Maskara. Gjithmone duhet te luajme sipas rregullave te tua' turfullonte dhe syte i ishin ndezur, ishin veshur me nje te kuqe dritheruese.
'A sishe ti ajo qe vrapoje pas lojes time?' e sfidoi ai dukshem me vetullen e ngritur lart, si per ti treguar qe fjalet me te ishin te pamundura.
Ai gjithmone fitonte, gjithmone ia dilte. Me te, te gjithe i humbnin argumentat pa i nxjerre mire si paranteze. Rigersi kishte fuqine qe ti shkrumbonte fjalet e te tjereve me nje shikim e ndonjehere me nje fjale.
YOU ARE READING
Në gjurmët e dritës
General FictionSa dua te ngre krye mbi semundjet e mbi vuajtjet, qe vec ate fytyre mos e shihja te trembur. Te trembur nga vdekja. Sa do doja ta shpetoja e ti jepja pak jete. Sepse me ate bota do ishte me e mire. Por ndersa veshtrova syte e Tij, kuptova qe skish...