Njerez te mbledhur neper grupe, femije qe luanin ne parkun e vogel vendosur anes godines se larte dhe gota shampanje qe tringellonin teksa perplaseshin me njera tjetren.
Kishin kaluar vite dhe dukej sikur normaliteti ishte bere pjese e jetes tashme. Sikur asgje mos kish ndodhur. Mirepo per ta sishte ashtu. Ulur neper tavolinat rrumbullake, ishte edhe ajo. Ende veshur me te zeza, ende kujtonte djalin e saj, sikur dite qe ai kish ikur te ishte dje. Por, kete here buzeqeshte. Nga ato lloj buzeqeshjesh jo te medha, por te vogel. Te dukshme.
'Je mire?' e veshur me nje fustan te shkurter te bardhe, iu afrua dhe preku supin e saj.
Blerta i vendosi doren mbi te sajen dhe i buzeqeshi pak.
'Jam mire. Per here te pare pas kater vitesh, jam mire'
Lajmerimi kishte dite qe kishte dale neper gazeta dhe lajme, media sociale. Te gjithe flisnin per nismen e re, te ndermarre prej dy njerezve me nje zell e perkushtim te madh per punen. Ata te dy ishin fejuar, prej dy vitesh tashme. Dhe dasmen do e benin tetorin e atij viti, fiks pas tre muajsh.
'Zemer, cdo gje gati?' pyeti Rigersi Darlen e cila shihte rreth e rrotull e kenaqur.
'Gati' nje pergjigje e mbytur, pothuajse e padegjuar. Por ishte nje shtyse qe kishte ardhur koha e lajmerimit.
Mbi podiumin e ngritur ne mes te oborrit, u ngjit Rigersi, veshur me nje pale pantallona te zeza dhe nje bluze te thjeshte te bardhe. Ishte me i pashem se kurre dhe Darla smundej dot tia hiqte syte. Sa me shume kalonte koha, aq me i mire behej. Ai kontrolloi mikrofonin nese ishte ne rregull dhe per pune sekondash filloi te fliste.
'Pershendetje miq, kolege, te aferm. Mirese keni ardhur ne kete event aq shume te pritur prej nesh. Kemi kohe qe punojme, duke kerkuar sponsora, fonde dhe sot me ne fund ne daten 4 korrik, gjithcka merr jete. Ju bejme me dije se ne Shqiperi eshte ngritur nje fondacion i ri. Ne bashkepunim edhe me spitale e mjeke evropiane, boterore, kemi vendosur qe sot te mund te bejme dicka ndryshe per njerezit.
Shpesh, ne takimet tona miqesore flasim per varferine, per mjerimin, per dhimbjen. Sa e sa here kemi thene me njeri tjetrin, sa keq. Por, me tutje nuk e cojme. Nuk marrim iniciativen per te bere dicka. Preferojme rehatine tone dhe problemet tona.
Keshtu isha edhe une, para disa vitesh. Isha mesuar te rroja me te mira, te kisha gjithcka doja, ndoshta edhe me shume. Sme prishej rehati per asgje ne bote dhe per te tjeret nuk interesohesha. Une vija nga Amerika dhe isha mesuar ti shihja njerezit sado pak ne kushte te mira. Kur erdha ne Shqiperi, kuptova cdo te thote te qendrosh pas deres se nje spitali, te bertasesh me te madhe per nje matje tensioni, per nje kontroll te thjeshte. Pashe njerez qe luftonin rrugeve per nje kafshate goje.
Por, prape qendroja tek te mirat e mia. Derisa nje dite, dikush me prezantoi me dhimbjen e vertete dhe me ndryshoi. Ne ankohemi per shume gjera. E kemi huq si shqiptare qe jemi. Ama, cdo gje e kemi te kote.
Mua Alani me ndryshoi jeten. Ishte ajo dite kur mora vesh qe nje djale i ri ishte diagnostikuar me tumor ne tru, mirepo ende sdihej cfare ishte. Rast i rralle e i pashprese me tha doktor Besimi. Nuk ishte ne pavjonin tim, skisha lidhje me te. Por, dicka brenda meje me shtynte qe ta njihja ate djale.
Dhe vendosa qe ta degjoja mikun tim e nje dite ta vizitoja. Cfare mund te them per djaloshin qe vodhi zemrat e gjithe spitalit? Tek ai nuk humbi kurre shpresa, jeta kurre nuk vdiq per te. E deshi deri ne fund, luftoi deri ne fund.
E pyesni veten ndonjehere si do ishte bota nese do kishte me shume Alane? Me e mire? Me e mira do thoja une. Edhe pse shume me i ri se une, ai me mesoi shume gjera. Ne biem shpesh, rrezohemi qe me sfiden e pare. Jemi te paafte te perballojme nje stuhi sepse kurre nuk i mbajme syte pertej horizontit. Fokusohemi vetem tek e tashmja dhe harrojme cdo gje.
YOU ARE READING
Në gjurmët e dritës
General FictionSa dua te ngre krye mbi semundjet e mbi vuajtjet, qe vec ate fytyre mos e shihja te trembur. Te trembur nga vdekja. Sa do doja ta shpetoja e ti jepja pak jete. Sepse me ate bota do ishte me e mire. Por ndersa veshtrova syte e Tij, kuptova qe skish...