Part 19

739 80 137
                                    

E shtrengoi fort ne krahet e tij dhe e solli me prane vetes. Ashtu mund te ndjente zemren e saj tek rrihte si e cmendur, gati per te dale prej kraharorit. I pelqeu ndjesia ta kishte aq prane, te shijonte buzet e saj mishtore e te harronte njehere te vetme ate boten e tij. Boten e pandjeshmerise, boten te cilen ai vete e kish krijuar.

E Darla su shkeput prej tij, por iu dorezua momentit, do jetonte pa menduar. Leshoi veten e saj dhe skishte me kontroll, ndjenjat dhe adrenalina e atij casti e udhehiqnin. Rreth vetes kish patur shume here djem te mire, nga ata djem per te cilat cdo nene do ndjehej e kenaqur per te bijen. Por Darles asnjeri si kish hyre ne sy. Dicka tjeter kerkonte te njerezit, e sic dukej Rigersi zoteronte ate qe ajo kerkonte. Copen e humbur per te plotesuar qenien e saj.

Casti i tyre mbaroi shpejt, kur ajo u shkeput prej tij por vazhdoi te qendronte ne krahet e tij. Frymemarrjet degjoheshin te renduara dhe ne syte e tyre dukej zjarri ende i pashuar, pasioni per njeri tjetrin, qe zor se fshihej.

'Cpo bejme?' peshperiti ajo, fare prane buzeve te tij dhe ai donte kaq shume ta merrte ne nje puthje te dyte, si per ti treguar qe nuk kish te ngopur.

'Se di' pranoi sepse per here te pare ai kish ngelur pa pergjigje. Ajo e linte ate pa pergjigje, i dorezohej spontanitetit dhe e linte veten te lire.

'Eshte gabim' mirepo thelle brenda vetes, donte kaq shume te gabonte. Te gabonte me te.

'Gabimi me i embel i jetes time' dhe e afroi serish prane vetes, kete here duke ia rrembyer puthjen.

'Por ti do kthehesh po njesoj te nesermen, e une sdua te ndodhe keshtu' ishte serish ajo qe nderpreu gjithcka, sepse e nesermja e frigonte, e trembte.

'Le te shijojme te sotshmen'

'Por une se shijoj dot, jo kur mendoj se ti do kthehesh po ai arroganti i pashpirt me mua'

'Sdua ta bej' trishtueshem pranoi.

'Atehere pse e ben? Cfare te shtyn te sillesh keq me mua?'

'Vetja ime, mendimet e mia, principet e mia'

'Atehere me mire tia mbath sa jam ne kohe'

'Tia mbathesh nga cfare?' i ledhatonte fytyren, ashtu sic kurre me pare, se kish bere me dike. Ajo kalonte pertej pritshmerive dhe asaj qe ai donte.

'Nga ajo cfare pres dhe dua'

'Qe eshte?'

'Sekret i imi' buzeqeshi dhe e veshtroi.

Ishte aq terheqes nen driten e henes, me terheqes se kurre. Erresira mbulonte floket e tij, sterre te zinj dhe e bente me enigmatik. Dhe kjo Darlen e bente kurioze. Te zbulonte te fshehtat e tij, e ndoshta te behej pjese e botes, ne te cilen ai slejonte askend. Donte te ishte ajo qe i sillte drite dhe hidhte poshte gjithe muret e ngritura.

'E di cmendoj shpesh?' ishin ulur duke u mbeshtetur te muri, mbeshtjelle me nje batanije.

Ajo ktheu koken drejt tij dhe me sy e lejoi te vazhdonte.

'Si ka mundesi qe bota ka ende njerez si ty? Te mire, te dhembshur, te dashur'

'Ka plot te tille. Sjam vec une. Dhe nuk jam e mire' te mburrte veten, nuk e kishte zakon. Qendronte ne nje hije, fshehur, per te mos rene ne sy te te tjereve.

'Jo kushdo do bente ate qe ti po ben per Alanin. Je e vecante, Darla Methasani'

Me faqet e skuqura, uli koken dhe buzeqeshi. Fjalet e tij e benin te ndjehej si adoleshente, dilte nga vetja.

'Edhe ti po ben te njejten gje'

'Mendoj se kjo qe po ndodh, nuk eshte rastesi. E di qe une sbesoj te rastesite? E cuditshme, me kane thene. Besoj se cdo gje e ka nje arsye. Si te thuash, cdo gje eshte e shkruar. Dhe rruget tona jane bashkuar per nje arsye. Ndoshta per ti shpetuar jeten Alanit, ndoshta per te ndihmuar njeri tjetrin. Ose ndoshta per te zbuluar vetveten'

Në gjurmët e dritësWhere stories live. Discover now