Part 15

686 79 132
                                    

Dite te tera neper reanimacion. Lote te derdhur plot. Lengime shpirti. Te njejtat fytyra, te njejtat shprehi.

'Blerta ke nevoje te qetesohesh. Do ndonje kafe apo uje?' dora e ngrohte e vajzes qe kurre skish pushuar se qenuri krah tyre, u mbeshtet ne supin e dobet te nenes qe vuante.

'Faleminderit doktoresha. Por sdua asgje. Dua vec Alanin tim'

Darles iu mbushen syte me lot dhe thjesht i dha nje perqafim te perzemert gruas qe vajtonte per te birin.

Shtate dite me pare, Alani kish pesuar nje krize dhe kish rene pa ndjenja ne toke. E kish gjetur i ati dhe te gjithe ishin tmerruar. E shtruan menjehere ne reanimacion, por gjendja e tij vazhdonte po njesoj. Pavaresisht dozave te larta te mjekimit, ai ende nuk kish reaguar. Kishte hyre ne nje gjendje komatoze te perkohshme, pa asnje lloj reagimi. E te tjeret prisinin pas deres se tij, se ndoshta, ndoshta do hapte syte dhe atehere dielli do shndriste serish.

Por jo...kishin dite qe prisnin dhe pergjeroheshin me gjunjet perthyer e syte e ngritur lart. Nje deshire. Nje enderr. Nje shprese. Nje jete. A po kerkonin shume? Donin Alanin prane vetes, djaloshin me energji qe infektonte dhe zemrat e te panjohurve me dashurine e tij. Ishte i vecante, ia thoshin shpesh dhe shkelqimin e syve te tij, zor se e gjeje gjekundi tek te tjeret, qe kishin te veshur perden e trishtimit dhe pesimizmit.

'Si eshte?' iu drejtua Rigersit, te cilin kishte kohe pa e pare.

E kish bindur veten qe larg tij do ishte me mire. Endrrat Alanit do ia plotesonte vete, aq sa te mundej. Dhe kur te mos mundej, do kerkonte ndihmen e miqve te saj.

'Po njesoj' u pergjigj ne mendime ai, sikur njekohesisht te donte ti thoshte asaj qe kishte frike. Frike per Alanin, qe ndoshta vdekja po e therriste shume shpejt.

U ul ne karrigen ngjitur afer tij, pa i interesuar cfare ai do thoshte. Kishte nevoje qe nje mjek te kuptonte brengen e saj, te clironte gjithe barrat qe kishte. Sepse vetem ashtu do mund te flinte e qete, neteve te vona, atehere kur mendime e perndiqnin dhe e akuzonin.

'Kam frike' psheretiu dhe u mundua te ndalte lotet, te cilet ishin me te forte se vullneti i saj.

Rigersi sdinte si te vepronte ne situata te tilla, kur nje femer qante. Ama, kjo ishte e vetmja gje qe ai se duronte. Nje femer qe qante, e kjo e prekte. E bente pak njerezor, pervec Alanit, qe ia kish rrembyer zemren qe diten e pare. Vendosi te tregohej i mire me te, duke sheshuar ato konfliktet e tyre, e me kontaktin e pare, ndjeu serish ato emocionet qe donte ti debonte prej vetes. Mirepo, nuk ndaloi. Vazhdoi ti jepte force prej vetes, duke mbajtur te shtrenguar doren e saj.

'Do shkoje mire. Thjesht duhet te kemi durim' mundohej ta bindte e ta qetesonte.

'A je i sigurt? A jemi te sigurt qe nje dite Alani do jete po njesoj?'

Dhe aty Rigersi nuk diti cte thoshte. Sepse nuk e dinte. Nuk ishte i sigurt. Ishte i dobet perpara Genesis te Alanit. I mposhtur.

'A thame qe shpresen sdo e flakim por do e rrokim?'

Ajo tundi koken ne shenje pohimi dhe filloi ti nguliste vetes idene qe cdo gje do ishte si me pare. Gjithcka do i rikthehej fillimit.

'Ketu qenkeni ju?' skish si te mungonte ai, energjia e spitalit dhe shpirti luftarak.

Armandi ish i lumtur ato dite, pavaresisht se i dhimbte te shihte Alanin ashtu. 'Jeta po me buzeqesh serish' thoshte. Mirepo, asnje se kuptonte ckish ne mendje. E gjenin te qeshte shpesh me telefonin neper duar ose fishkellente neper shkalle.

Rigersi shkeputi doren e tij prej Darles menjehere. Thjesht instikti.

'Si eshte Alani?'

'Ashtu'

Në gjurmët e dritësWhere stories live. Discover now