Part 16

618 83 126
                                    

'Doktor ejani menjehere. Pacienti i dhomes 37 po reagon' ishte infermierja e turnit te nates ajo qe informoi Rigersin rreth ores 4 te mengjesit.

Vrapoi drejt Alanit. Sdinte si te ishte. I gezuar qe me ne fund reagoi apo i frikesuar qe zgjimi i tij ish vetem per shkak te nje krize. Hapi deren dhe gjeti Alanin duke biseduar me nje vajze te re, nje praktikante. Ishte ashtu si gjithmone, i qeshur dhe plot drite.

'Gerso ome, erdhe ti' e pershendeti i pari sepse ai kish ngelur pa fjale.

Shkoi dhe u ul prane tij dhe me zemren qe i dridhej, e perqafoi. Frika ish zhdukur, vdekja ish larguar bashke me erresiren dhe dielli kish filluar serish te shkelqente. Jeta ish rikthyer dhe gezimi ishte pjese e atyre momenteve.

'Na ke ngrire gjakun'

'Cfare ndodhi?'

'Nuk mban mend asgje?'

'Mbaj mend vetem pjesen qe pasi u zgjova nga gjumi, me kapi nje dhimbje therrese ne koke. U mundova te shtrihem serish qe te qetesohesha por sa vinte dhe shtohej, perkeqesohej. Keshtu, u ngrita te pija pak uje dhe ndonje qetesues. Mu moren mendte dhe spo kontrolloja dot ekuilibrin dhe mbaj mend qe rashe. Perplasa koken keq, ne cepin e krevatit. Degjoja zera qe cirreshin dhe doja ti qetesoja e ti thoja qe i degjoja mjaft mire, kur therrisnin emrin tim. Por, smundesha dot. Isha larg tyre. Dhe tani zgjohem e me duket sikur kane kaluar vite'

'Ke qene ne koma. Dhe kjo per shkak te dhimbjes se fuqishme qe ke perjetuar dhe goditjes se kokes. Por, fale Zotit je mire tani. Je me ne'

'Pse gjithe ajo dhimbje?'

'Se di. Varet sa i ngarkuar mund te kete qene truri yt ate dite ose sa i lodhur mund te jesh ndjere'

Te verteten e hidhur, nuk ia tha. E si ti thoshte qe tumori po zgjeronte territorin e tij?! Kish kohe qe kish rene ne gjume, mirepo bente ndonjehere nga keto prockat qe tu tregonte mjekeve, qe nuk flinte. E i bente ata te ndjeheshin deshtake dhe te vegjel.

'Te tjeret nga jane? Sa kohe kam qe fle?'

'Eshte ora 4 e mengjesit. Ne gjume, ku do jene? Ke rreth nje jave e pak. Mami eshte jashte, bashke me babin. Skane levizur asnje sekonde, me shpresen se do vinte dita kur sykaltri i tyre tia bente jeten te niste serish'

'Po ti cben zgjuar ne kete ore dhe ne spital?'

'Jam roje sonte' shkundi pak floket e tij dhe doli jashte per tu dhene lajmin e gezueshem prinderve, qe qendronin me lote ne sy, pas deres me mbishkrimin 37.

E ema e puthte, e perqafonte, e shihte si te ish gjeja me e rralle ne bote. 'Alani im, shpirti i shpirtit tim' i peshperiste here pas here tek i puthte ballin, fytyren, duart. I kish munguar shume. Ato dite kish kaluar neper mend idene si do ishte jeta e saj pa Alanin. Po sikur ai te humbiste betejen e tij dhe te ikte nga kjo bote? Si do mund te jetonte? Dhe kish kuptuar qe sdo jetonte dot kurre. Sepse Alani ish arsyeja e jetes, e cdo mengjesi te ri qe gdhihej. Pa Alanin, bota e saj do shnderrohej ne gri dhe te zeze, sepse te bardhe sdo kish kurre. E ajo vec do mbijetonte.

I ati i shtrengonte duart e fjale nuk nxirrte. Thjesht mbyllte syte dhe falenderonte Zotin lart ne qiell, qe skish harruar lutjet e tyre.

Te nesermen ne mengjes, vuri re buzeqeshje tek te gjithe dhe shihte qe gjerat kishin ndryshuar. Pasi veshi bluzen e saj te bardhe, beri te shkonte per tek zona e reanimacionit.

'Mos shko kot' ishte zeri acarues i tij qe e ndali dhe e beri te kthehej.

'Cfare po thua?'

'Alani seshte me aty'

'Nuk eshte?' e kapi paniku dhe u tremb. Zemra filloi ti rrihte fort dhe gjymtyret iu dobesuan.

'U zgjua sot ne 4. Eshte te dhoma e tij'

Në gjurmët e dritësWhere stories live. Discover now