'Me duket mua apo je cmendur paksa ti? Si moj do i shkojme tjetrit ne dasem kur as qe i njohim fare?'
Gjithmone do ia prishte entuziazmin dhe hovin asaj, asaj qe hyri me gezim ne zyren e tij dhe ai e mbuloi me pesimizem dhe merzi.
'Pse i prish gjithmone gjerat ti?'
Kryqezoi duart si ata femijet qe su plotesohen deshirat dhe perplaste kembet. Rigersit i pelqente kjo Darla, qe sish e terhequr por e linte veten te lire para tij.
'Ma shpjego me mire atehere' kerkoi ai me durim. Kish harruar ate vendimin per tu treguar i serte sepse pamja perballe tij ish madheshtore dhe kurrsesi sdo linte ti shpetonte nje rast i tille, te shihte syte e Darles te mbushur me shkelqim.
'Alani ka deshire te shkoje te dasma e kusheririt te tij. Mirepo, doktori ka dhene urdher qe sduhet te levize nga spitali. Zhurma, njerezit, nata, vapa. E kupton vete ti qe ai mund te pesoje ndonje krize'
'Atehere nese ka thene shefi keshtu, keshtu edhe do te behet'
'Sme degjove cfare te thashe? Alani eshte merzitur qe sdo shkoje'
'Shendeti vjen para gjithckaje, Darla. Pastaj qejfet'
'A nuk ishe vete ti qe the ti plotesojme cdo enderr? Pse refuzon tani?'
'Sepse kjo mund te jete e rrezikshme. Smund ta marrim kete risk'
'Ksamili sishte i rrezikshem? Ne mes te detit, vapa me e madhe? Pse kur une dua ti plotesoj dicka atij, ti me del kunder?'
'Kete here eshte ndryshe, Darla' u tregua i bute, teper i bute me te e notat e zerit visheshin me njefare qetesie.
'Pse? Sepse po e kerkoj une?'
Shihte syte e saj te picerruar dhe nuk deshi ta kundershtonte me. Po perpiqej, po perpiqej fort te dilte kunder semundjes e ti jepte gjalleri jetes se djalit qe i kish sjelle bashke. Prandaj, per here te pare, dashur pa dashur, u perul perpara femres qe me pergjerim kerkonte nje mundesi per Alanin. Iu bind kerkeses se saj.
'Do mundohem te flas me doktorin dhe te shoh cmund te bej' ishte nje premtim i thjeshte, por ai e dinte mjaft mire qe do ia dilte ta bindte Besimin. Sepse per Alanin bente gjithcka. Apo per Darlen bente gjithcka?
Ajo buzeqeshi dhe u lumtura aq shume sa donte te kercente vendit e ndoshta ta perqafonte mashkullin menefregist para saj. Por e mbajti veten dhe kontrolloi emocionet e saj. Skish ndermend te linte nam e me pas te shikohej si e papermbajtura.
'Mire. Shume mire. Shume faleminderit' fjalet mezi i zgjodhi, por ama fytyra e saj fliste me shume se cdo gje tjeter.
Pasi ajo u largua, la buzeqeshjen ti mbinte dhe tundi koken. Ajo vajze gjithmone do gjente nje menyre si tia ndryshonte mendjen. Ishte aq e bukur sa donte ta kishte prane vetes, ta kishte te tijen. Por te gjitha gjerat e botes, ishin kunder. Kunder tij, kunder tyre. Edhe ai vete ishte kunder.
Doli nga zyra per te takuar doktor Besimin, me mendimin qe do arrinte tia ndryshonte urdherin. Trokiti lehte dhe pasi degjoi ftesen per tu futur, u ul kryelarte perballe tij. Rigersi ishte nga ata djem qe kishte arritur cdo gje ne jete, me forcat e tij dhe kish fituar respektin e te gjitheve. Kudo ku shkelte, ecte me shikimin drejt, ne perpjekje per te bere emer.
'Doktor, kam nje kerkese per ju'
'Me thuaj Gerso. Ke nevoje per leje apo?'
'Jo, jo. Seshte kjo. Ka te beje me Alanin'
'Alanin?'
'Do te shkoje ne dasem'
Pa mbaruar mire fjaline, burri thinjosh shkundi koken, ne shenje mohimi.
YOU ARE READING
Në gjurmët e dritës
General FictionSa dua te ngre krye mbi semundjet e mbi vuajtjet, qe vec ate fytyre mos e shihja te trembur. Te trembur nga vdekja. Sa do doja ta shpetoja e ti jepja pak jete. Sepse me ate bota do ishte me e mire. Por ndersa veshtrova syte e Tij, kuptova qe skish...