'Po ku po shkojme, Gers?' pyeti djaloshi padurim ndersa qendronte ne sediljen e pare.
'Eshte surprize, kampion. Edhe pak' u pergjigj ndersa njeren dore e mbante mbeshtetur ne xhamin e makines dhe me tjetren voziste makinen neper rrugen e Elbasanit.
'Do dalim jashte Tirane?' si nje femije i vogel ne prag Krishtlindje, priste te hapte dhuratat.
'Eshte me mire ta shijosh udhetimin' e me aq e mbylli, ndersa prej se largu shqoi qendren tregtare gjigande te kryeqytetit, atje ku dyndeshin dhjetera njerez, qofte per te blere dicka, qofte edhe per pare.
'TEG? Cduam ketu?'
'Na presin disa persona ketu' u drejtua per te parkingu i nendheshem.
Te dy u ngjiten drejt katit te pare, atje ku Darla priste se bashku me Gledisin, shoqen e Alanit. E kish marre ne telefon pasditen e te djeshmes, per ti kerkuar nje nder. E sapo kish permendur emrin e tij, kish pranuar menjehere dhe mbrapa ishte justifikuar me faktin qe e kishte shok. 'Hah, shok posi. Mua do ma hidhni ju' kish menduar ajo ndersa i sqaronte vajzes planin per te nesermen. Kishin rene dakord qe Darla do e merrte me makinen e saj, atje te Liceu dhe do prisnin ata te dy ne hyrjen e qendres.
I shquan prej se largu meshkujt qe ecnin sikur zoteronin vendin dhe pane edhe ato femrat, qe pa turp, u hidhnin ndonje veshtrim nga koka te kembet. Darles i erdhi inat, sidomos kur nje bjonde plastike beri sikur u perplas me te dhe ndersa i kerkonte falje, i ferkohej dhe i perdridhej. 'Mire qe spo i kerkon te dalin ne ndonje takim' mendoi, mirepo skaloi shume kur vajza nxorri telefonin nga canta dhe ia drejtoi Rigersit. Kurioze te dinte reagimin e tij, qendroi dhe vezhgonte skenen mes atyre te dyve. Pa sesi ai me tere takt, e largoi prej vetes dhe duke i buzeqeshur, e la pas.
I pelqeu ai veprim? Tej mase. Ama, veten para tij sdo e jepte. Do mbante akoma veshur ate petkun e mosinteresimit, sepse e dinte qe ashtu ai do e vleresonte edhe me. Alani mbante nje buzeqeshjet nga ato vesh me vesh, sapo vuri re kush qendronte krah Darles, pakez e strukur ne xhaketen e saj te madhe. Kurse Rigersi mbertheu syte e doktoreshes se tij te preferuar dhe si nje magnet i mbante tek te tijet.
'Zonjusha' pershendeti ai, ndersa tregonte dhembet e tij rruaze dhe me nje perulje te lehte koke.
'Gled, ste prisja ketu' foli ai ndersa iu afrua pak shoqes se tij, qe me faqet e skuqura, ia hidhte fajin motit te ftohte, i buzeqeshi.
'Ejani' dhe la Darlen te ecte pak para tij, qe me pas ta shoqeronte duke iu bashkuar ne te djathten e saj.
'Si je?' e pyeti ai, ndersa deshironte aq shume ti shtrengonte doren dhe ta terhiqte pas vetes.
'Mire, pak pa gjume, por mire. Ti?'
Biseden e nisen thjeshte fare, me fjale nga ato te cilat dy te panjohur gjejne rehat. Por, ata te dy ishin rehat me njeri tjetrin dhe fjalet e thjeshta i benin ata te ndjeheshin me mire. Vetvetja.
'Edhe une pa gjume. Sme la njera te vija gjume ne sy. Sa me mesazhe, sa neper endrra'
'Vdiqe duke pare endrra'
'Skam cbej. Kur sma lejon realiteti, te pakten shfrytezoj endrrat, atje ku gjerat behen ashtu si mua me pelqejne'
'E si behen gjerat?' guxoi ta pyeste dhe njefare lozonjariteti, degjohej ne tingullin e zerit te saj.
'Teper te thjeshta. Une te puth kur te dua dhe te takoj kur te dua' te ishte aq i drejperdrejte nuk e priste, prandaj dhe u step dhe e rozta perkedheli faqet e saj.
'A doje te te tregoja pra? Ja ku eshte e verteta' dhe ai qeshi me fytyren e saj te skuqur si nje domate.
Qeshi. Me ate timbrin e thelle dhe te dridhur, te trashe. Qe per te, ish gjeja me e bukur qe kish degjuar. I shkaktonte dritherima, rrenqethje trupit te saj dhe ndersa shihte krahet e tij te fuqishem, donte te qendronte e rrethuar prej tyre, si nje mburoje e sigurt. Ai, engjelli mbrojtes i saj.
YOU ARE READING
Në gjurmët e dritës
General FictionSa dua te ngre krye mbi semundjet e mbi vuajtjet, qe vec ate fytyre mos e shihja te trembur. Te trembur nga vdekja. Sa do doja ta shpetoja e ti jepja pak jete. Sepse me ate bota do ishte me e mire. Por ndersa veshtrova syte e Tij, kuptova qe skish...